Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Beyonce: Ja si i humba 24 kilogramë pas lindjes Empty Beyonce: Ja si i humba 24 kilogramë pas lindjes

Fri 22 Mar 2013 - 2:33
Message reputation : 100% (1 vote)
Beyonce: Ja si i humba 24 kilogramë pas lindjes BeyonceEdhe yjet e muzikës botërore kanë probleme me peshën. Beyonce edhe pse është një ikonë bukurie dhe suksesi, ka pasur problemet e saj me peshën, për shkak se në janar të vitit 2012 solli në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën Blue Ivy, e ardhur në jetë nga martesa me reperin, Jay-Z.

Gjatë shtatzënisë këngëtarja kishte shtuar ndjeshëm peshë, ndaj synimi i saj kryesor ishte të humbte peshë sa më parë.

“Gjatë gjithë shtatzënisë mora 24 kilogramë. Duhet të kthehesha shpejtë në formë, më priste një turne i gjatë koncertesh. Nëse do mendohesha sërish, nuk do e bëja. Punova shumë me veten, me trupin tim, duke kryer ushtrime si balerinët. Nuk jam një person i dobët nga natyra, ndaj m’u desh shumë punë për t’u kthyer në formë. Duhet treguar gjithnjë kujdes ndaj atyre gjërave që na bëjnë të ndihemi të bukur”,-deklaron Beyonce.

Në këtë linjë ajo shton se ka alternuar vrapin, kërcimin dhe një numër të madh seancash noti brenda të njëjtës javë.

Për mëngjes hante vetëm një vezë, për drekë një lëng miks me proteina dhe një fileto të vogël. Gjatë pasdites konsumonte bishtaja, kastravec dhe limon. Ndërsa në darkë një fileto fare të hollë pule.

/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi