- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
“496 shqiptarë kanë ndryshuar identitet për t’iu rikthyer krimeve në Greqi”
Fri 22 Mar 2013 - 20:15
Policia greke publikon raportin, i cili thotë se brenda 4 muajve janë arrestuar 496 shqiptarë me precedentë penal, të cilët kanë ndryshuar identitetin për t’u rikthyer në shtetin helen
Një kërkim i thelluar i Policisë Greke mbi vrasjet, vjedhjet, grabitjet me armë dhe trafikut të drogës, ka nxjerrë statistika të frikshme lidhur me kriminalitetin e shqiptarëve në vendin fqinj.
Mediat greke shkruajnë se policia po gjen gjithnjë e më shumë shqiptarë, të cilët janë të përfshirë në organizata kriminale dhe të cilët kanë ndryshuar identitetin e tyre.
Sipas tyre, ky ndryshim identiteti vjen në Shqipëri, ku kriminelët shqiptarë, të akuzuar për krime në Greqi, kthehen në vendin e lindjes, nga ku ndryshojnë identitet për t’u rikthyer në shtetin helen.
Sipas gazetës greke “To Vima”, shqiptarët gjithmonë e më shumë po thyejnë rekorde kriminaliteti. Sipas raporteve të cituara nga kjo gazetë, në shtetin helen, kanë qarkulluar më shumë se 15 mijë pasaporta të falsifikuara, të cilat posedoheshin më së shumti nga kontingjenti kriminal.
Sipas Europolit, kriminelët shqiptarë, definohen si më të rrezikshmit në të gjithë Evropën, duke u renditur në krye të listës së trafiqeve dhe krimeve të organizuara.
Sipas raporteve të policisë helene, duke përjashtuar këtu trafikun e armëve, drogën dhe rrjetet e trafikut të paligjshëm, në vend numërohen rreth 42 banda shqiptarësh, të cilët organizojnë grabitje me armë dhe vjedhje në shtëpi, dyqane etj.
Sipas raportit të bërë publik nga policia helene, kriminelët shqiptarë përdorin pasaportat biometrike, me të cilat mund të lëvizin në zonën ‘Shengen’. Por ky është një makth për Greqinë. Një burim i policisë greke konfirmon për “To Vima-n”:
“Këta kriminelë janë kthyer në makth për Greqinë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Është mjaft e thjeshtë për këta kriminelë që të ndryshojnë identitetin e tyre në vendin amë.
Kështu, kriminelë shqiptarë, të cilët kanë bërë krime nga më seriozet, kthehen në atdhe për të ndryshuar identitetin e tyre e më pas kthehen sërish këtu me dosje të pastra, për të vazhduar aktivitetet e jashtëligjshme.
Të dhënat e tregojnë mjaft qartë këtë. Çdo vit, arrestohen rreth 9 mijë shqiptarë për vepra të tilla, si vjedhje, grabitje me armë, drogë e trafiqe. 70% të krimeve të kryera në Greqi nga popullsi jo vendase kryen nga shqiptarët. Fakti që në katër muaj janë kapur rreth 500 shqiptarë nën identitet të rremë është një tregues alarmant.
Shumica i e tyre hyjnë si turistë, por ka edhe nga ata që sapo dalin nga qelitë e burgut, kthehen në Shqipëri për të ndryshuar identitet, e më pas i rikthehen jetës kriminale në vendin tonë. Që nga viti 2004”, tha burimi konfidencial nga policia greke.
Deri më tani, diplomatët e huaj në Tiranë po mundohen të bëjnë presion ndaj qeverisë shqiptare për të kontrolluar edhe një herë procesin e ndryshimit të emrit në pasaportat biometrike.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi