Si kanë ndryshuar emrat e fëmijëve të shqiptarëve ndër vite
Wed 16 May 2012 - 15:18
Një javë më parë, një prej emisioneve më të ndjekur të “Pasdites” në TCH, trajtoi origjinën e emrave të vendbanimeve shqiptare. Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj ngjalli një interes të madh nëpërmjet shpjegimeve të tij interesante dhe duke qëndruar në të njëjtën temë, “Pasdite” trajtoi të hënën se si kanë ndryshuar emrat e shqiptarëve ndër vite dhe arsyet që kanë sjellë këtë ndryshim.
Për t’iu përgjigjur njëkohësisht pyetjeve nëse emrat shqiptarë janë të rrezikuar dhe se çfarë duhet të bëjmë në vazhdim, gjuhëtarja Linda Mëniku, pedagoge në Universitetin e Tiranës, bëri një ekspoze të gjerë, duke nisur nga emrat e gjyshërve tanë dhe prejardhja e tyre.
“Emrat apo vënia e tyre është një proces që lidhet me kulturën, traditën dhe identitetin personal të secilit prej nesh. Ai tregon lidhje kulturore, familjare, përkatësi në grup, etj. Domethënë, emri tregon përkatësi, por edhe një risi dhe qëllim për të qenë i veçantë. Emrat tanë janë tregues i kësaj marrëdhënie me veten, me kulturën e tyre moderne, por edhe ato që kemi qenë në kontakt, histori luftrash, fqinjësi dhe histori globalizimi”, parashtroi temën gjuhëtarja.
“Tek gjyshërit tanë është krejtësisht i qartë raporti i ndarjes fetare, me emra turq, arabë apo katolikët, me emra të krishtera në variante shqip si Gjin, Gjon, Mrik. Ortodoksët dallohen lehtë për shkak të njëtrajtësisë së tyre, si Antoneta, Dhimitër, Andon, etj”.
Pasi këtij grupi, zonja Mëniku identifikon ata persona të viteve të kohës përpara dhe pas Luftës së Dytë Botërore, “kur ka një lloj përpjekje për t’u identifikuar si shqiptar apo dëshira të së ardhmes. E shprehur në emra, ka rritje emrash si Fatbadh, Lumturi, Liri, Shpëtim, çka lidhet me dëshirat e shqiptarëve për të ardhmen dhe për veten e tyre. Në këtë brez, janë dominues pikërisht emrat Shpëtim dhe Liri. Përsa i përket Kosovës, ka një karakteristikë tjetër, ndonëse identitet të njëjtë. Lidhur me historinë e saj, në brezin që sot janë 20-30 vjeç, mbizotërojnë emra si Liridon, Liridona”.
Në kohën e komunizmit, ka patur ndikime të qarta kulturore, por edhe tentativa për t’u rikthyer në emra thellësisht shqiptar. Pedagogia Mëniku shpjegon: “Fundi i viteve 1960-70, për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit të raporteve shqiptaro-ilire, e ndikuar edhe nga studimet e gjuhëtarëve gjermanë, nisën të përdoreshin në masë emra si Anila, Entela, Bledi, Arben, Artan, Genci, Ilir, Genti, Teuta. Janë të gjithë emra që i referohen fiseve ilire”.
Megjithatë, kjo periudhë e identifikimit me emrat ilirë dallon për dy faza të saj. “Etapa e parë ishte ajo e preferimit të emrave të mbretërve ilirë, si Agron, Teuta, Bardhyl dhe më pas, në një etapë të dytë, në një përpjekje për të krijuar një lloj identiteti si Brikena, Bledar, Bledion, por edhe emra fisesh, si Ardian, Enkelejd, Dasaret, etj. Në këtë periudhë pati edhe një ndikim nga miqësia me Bashkimin Sovjetik, duke u vendosur shumë emra si Sonja, Vladimir, Liliana, etj. Ndërsa marrëdhënia e viteve 60-70 me Kinën, nuk solli shumë ndikim në fushën e emrave, çka tregon se marrëdhënia ishte mbase sipërfaqësore dhe se kulturat ishin shumë të ndryshme për t’u përshtatur në pak kohë”.
Dekada e fundit e komunizmit dhe tranzicioni ka shënuar një tjetër etapë në historinë e vendosjes së emrave të shqiptarëve. “Fundi i viteve 1980 solli një ndryshim të situatës. Në komunizëm ishte e ndaluar vënia e emrave fetarë dhe të huaj, kështu që liberalizimi i pjesshëm i jetës solli krijimin e një brezi Liviash, ndikuar nga personazhi Silvia Konte e Oktapodit apo emra të tjerë serialesh, si Megi. Rikthimi i fesë në jetën e shqiptarëve u shoqërua me rikthimin e këtyre emrave fetarë, si Kristi, Sara, Françeska, etj, por tendenca e fundit është rikthimi përsëri tek emra shqiptarë, kryesisht ilirë, të shkurtër dhe të paeksploruar, si Bojken apo Daor. Gjithashtu, vërehet një dëshirë për të vendosur emra të tjerë shqiptarë, si Art, Drin, Bora, Arbi, Dea, etj”.
Sipas gjuhëtares, e cila nuk sheh një rrezik evident për zhdukjen e emrave shqiptarë dhe që pranon si një tendencë të pashmangshme të globalizimit dhe lëvizjes së lirë bashkekzistencën e emrave të huaja, një rol të mirë në ruajtjen e identitetit është edhe një vendim i gjendjes civile në vitin 2008, që shmang emrat e çuditshëm dhe qesharakë. “Janë pikërisht emra si Pikëllime, Ballokume, Çbane, Sose, Pseerdhe, Mbarime, Van Dam, Çak Norris, Zidan, Ingis apo Bon Xhovi, ata që nuk lejohen më”.
Emrat e ndaluar me ligj në Shqipëri
Në vitin 2008 doli një listë emrash të ndaluar, emra të cilët nuk regjistroheshin në gjendjen civile. Këto emra janë cilësuar se shprehin cilësi negative dhe shprehen rëndom në jetën e përditshme. Kjo i bën ata të papërshtatshëm për përdorimin e zakonshëm. Në këtë listë bëjnë pjesë këta emra: Ankim, Arançata, Avash, Bretk, Berr, Burgim, Ballokume, Car, Cub, Curranë, Currelë, Careva, Carina, Çbane, Dert, Derman, Dovlet, Durak, Ekran, Eros, Ferman, Federatë, Fodulle, Gazep, Gallata, Garip, Gabime, Groshe, Gjezap, Hyzmet, Hiçe, Hafije, Helme, Ironi, Jermësinë, Keqan, Keqe, Kralicë, Lëvere, Meze, Mëshirë, Mjafte, Mjaftime, Mjaftoni, Mbarime, Mbete, Mbylle, Marrëzi, Ndalime, Pikëllime, Pafate, Pseerdhe, Rikë, Rakita, Spece, Sose, Stenatë, Sulltane, Sherre, Shkurte, Shkurtime, Vajtime, Xhenaze, Zehere.
Ja 10 më të përdorshmit për vajza e djem
Emrat më të preferuar për fëmijët në botë
Jacob dhe Sophia janë emrat më të popullarizuar për foshnjat e lindura në vitin 2012, bëri të ditur Administrata e Sigurisë Sociale. Lista ishte mbushur me emra nga Bibla, kultura pop, por edhe me emra personazhesh nga Reality TV. Jacob për të 13 vit radhazi është në krye të listës, përsa i takon emrave për djemtë. Por ajo që bie në sy është fakti se për herë të parë që nga viti 1948 emri Michael nuk është më listën e 5 emrave më të perdorur, ndërsa emri Anthony, i cili përgjatë viteve 2005, 2006, 2007, 2008, dhe 2010, ishte ndër 10 emrat më të preferuar, tashmë ka rënë nga lista. Emri Mason për herë të parë rezulton të jetë i dyti në listën e emrave për meshkuj që janë përdorur përgjatë 2011. Emrat për meshkuj që janë më të preferuar në disa gjenerata janë Michael, David, John, James, William, Matthew dhe Robert. Ndërkohë për emrat e vajzave preferencat ndryshojnë më shpesh. Kështu në 5 vitet e fundit, katër emra të ndryshëm kanë kryesuar preferencat për emrat e vajzave. Nga viti 1996 deri në 2007, Emily ishte emri më i preferuar, por prej 2007 dhe më pas emrat Emma, Isabella dhe Sophia janë më të popullarizuarat. Por ka një tendencë që në listën e emrave të preferuar të përfshihen edhe Briella, ndoshta për shkak të Briella Calafiore, apo për meshkuj Brantley, për shkak të yllit të muzikës Brantley Gilbert apo apo qendërmbrojtësit John Brantley. Ndërkohë prej vitit 1980 deri më sot emrat më të populluar janë John dhe Mary. Më poshtë po japim 10 emrat për meshkuj dhe femra që janë ose pritet të jenë më të preferuarit.
Djemtë
Jacob
Mason
William
Jayden
Noah
Michael
Ethan
Alexander
Aiden
Daniel
Vajza
Sophia
Isabella
Emma
Olivia
Ava
Emily
Abigail
Madison
Mia
Chloe
Disa këshilla speciale për të gjetur emrin e fëmijës tuaj
Do të keni një bebe, si ta gjeni një emër të përsosur për të?
Emri i fëmijës suaj do të zgjasë një jetë të tërë. Sigurisht kjo nuk është gjithmonë diçka e lehtë për tu bërë. Ndonjëherë ajo mund të jetë një vendim aq i vështirë dhe shqetësues , ndërsa të tjerët e gjejnë aq lehtë një emër të bukur. Zgjedhja e emrit “të përkryer” për fëmijën tuaj është padyshim shumë i rëndësishëm. Kjo është ndoshta një nga vendimet e para të mëdha dhe më të rëndësishme që një prind do të ketë. Rrallë ndodh që një fëmijë të emërtohet pa një paradigmë mitike a besëtytnie, historike apo politike, religjioze apo kulturore, familjare apo krahinore, profesionale apo të modës, dhe pse jo materiale apo shpirtërore.
Emri i fëmijës suaj do të zgjasë një jetë të tërë. Sigurisht kjo nuk është gjithmonë diçka e lehtë për tu bërë. Ndonjëherë ajo mund të jetë një vendim aq i vështirë dhe shqetësues, ndërsa të tjerët e gjejnë aq lehtë një emër të bukur. Ka disa gabime pa dyshim që ju mund ti shmangeni dhe disa këshilla që mund tua bëjë procesin më të lehtë dhe më të këndshëm.
Ja disa nga “BËNI” dhe “MOS BËNI” për emrin e përkryer të fëmijës, si edhe disa këshilla për t’ju ndihmuar si ta zgjidhni atë.
Çfarë duhet të BËNI
Janë disa gjëra që duhet të bëni kur jeni duke kaluar nëpër procesin e përpjekjeve për të gjetur emrin e përsosur të foshnjës.
-Formoni një listë të emrave që ju vërtetë pëlqeni. Ndajeni një listë të veçantë me bashkëshortin tuaj. Pastaj përdorni të dy listat tuaja që të dalë një listë prej 5-10 emrave që ju të dy bini dakord . Mendoni për listën apo edhe mbajeni atë deri sa fëmija juaj të ketë lindur. Ndërkohë mund të vijë diçka që të ju ndihmojë për të vendosur mbi një prej atyre emrave në listë.
-Merrni në konsiderim një emër që është kuptimplotë. Emra nga historia, emrat e familjes, dhe emrat e njerëzve që ju admironi janë zgjedhje të mira. Emri shpesh pajis fëmijën me një kuptim të caktuar.
-Të merret në konsideratë një shumëllojshmëri e emrave.Leni kohë për të shqyrtuar emrat e ndryshëm që janë. Kështu koha ju jep mundësi të ju vinë në mendje shumë emra.
- Bëjeni zbavitëse këtë me bashkëshortin tuaj. Mbani në mend, ju nuk keni nevojë ta bëni këtë të gjithë në një natë. Mos lejoni të bëhet një debat i nxehtë. Ju do të donit ta keni një kujtim të mirë në vend të një kujtimi stresant.
Çfarë nuk duhet të BËNI
Sigurisht përderisa janë disa gjëra që DUHET ti bëni kur zgjidhni një emër të fëmijës, ka disa gjëra të tjera që ju NUK duhet ti bëni. Këtu janë disa MOS që ju patjetër duhet ti mbani në mend.
- Mos përdorni një emër të dikujt që ju nuk ia bëni fare për të. Gjëja e fundit që do të doni është që të lidhet me fëmijën tuaj një emër i dikujt që ju nuk ju pëlqen. Edhe në qoftë se emri është i bukur, MOS e bëni këtë për fëmijën tuaj.
- Mos i vini foshnjës emrin që është i vështirë për ta shqiptuar apo për ta shkruar. Asnjë fëmijë nuk dëshiron një emër që i duhet të thyejë gjuhën për ta shqiptuar. Pra, bëjeni diçka të thjeshtë, që do të jetë mjaft e lehtë për fëmijën tuaj për ta shqiptuar dhe shkruar.
-Mos përfshini miqtë dhe anëtarët e familjes në vendimin tuaj. Mendimet dhe propozimet pranoni me kënaqësi kurse vendimin do ta merrni ju të dy së bashku. Përndryshe kjo do ta bëjë gjithçka më shumë të komplikuar. Të mbetet ndërmjet jush dhe bashkëshortit tuaj. Në fund të fundit, është mjaft e komplikuar tashmë edhe me vetëm ju të dy. Në qoftë se jeni të imponuar mundohuni ta zgjidhni me mirëkuptim. E nëse këtë e dëshironi ju kjo me të vërtetë do të ju lehtësojë shumë.
- MOS prisni deri në dhomën e lindjes për të shprehur mendimin dhe vendimin tuaj mbi emrat që ju keni parasysh. Gjëja e fundit që ju do të donit është të merreni në dhomën lindjes me këtë. Kur fëmija të ketë lindur, do tua kërkojnë emrin e foshnjes. Është mirë që të jeni të përgatitur kohë më parë se të jeni në dhomën e lindjes.
B:t.observer
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Si kanë ndryshuar emrat e fëmijëve të shqiptarëve ndër vite
Fri 14 Sep 2012 - 12:50
Duhen perdorur vetem emra Shqiptare.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi