Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Emrat e fëmijëve të sotëm, Ezel po, por jo Eros... Empty Emrat e fëmijëve të sotëm, Ezel po, por jo Eros...

Wed 4 Sep 2013 - 23:34
  • Tendenca e emrave të sotëm. Fenomeni më i përhapur: emra nga prodhimet kinematografike, librat dhe sugjerimet në portalet sociale

Emrat e fëmijëve të sotëm, Ezel po, por jo Eros... Bebe
Luela Myftari

-Emrat e fëmijëve sot po bëhen gjithnjë e më shumë modernë. Nuk ka më fëmijë që marrin emrin e gjyshit apo të gjyshes. Edhe në të tilla raste, emri deformohet pak sa për t’i dhënë një ngjyresë moderne. Dhe pa e kuptuar prindërit kanë kontriubuar në një traditë të re, që aktualisht nuk mund të quhet traditë. Por, fenomenet më të përhapura pas një dekade mund të kthehen në traditat e së ardhmes. Nuk janë të shumtë ata që zgjedhin t’i thërrasin fëmijët e tyre me emra shqiptarë. Sot, emrat më të përdorur dhe më të bukurit ndër ato me kuptim në shqip janë: Besa, Fatmali, Vesa, Bora, Perla, Rubini, Shendi, Era e ndonjë tjetër që edhe mund ta kemi harruar. Edhe Ylli, Pranvera dhe Miri, thuajse, po dalin nga moda.
Sot fëmijët i kanë emrat si dhuratë e ndonjë filmi, telenovele, seriali. Ka nga ata që i kërkojnë emrat e fëmijëve të tyre edhe në portalet sociale. Prindërit sot kanë mundësi të nxjerrin një status në Facebook apo Twitter për të hapur një stedë sugjerimesh për emrin e fëmijës së tyre. Një lajmërim në portalin social Facebook na shtyu të lexonim të gjithë komentet e statusit. Kërkoheshin dy emra, për dy binjakë, një djalë dhe një vajzë. Pothuajse, vetëm 5 % e komentuesëve sugjeronin emra që kanë një kuptim të bukur në shqip. Pjesa tjetër preferonin emrat që vinin nga Bibla, kryesisht emra që tingëllonin shumë latine dhe katolike, emra që vinin nga bota antike greke, pra emra ortodoksë dhe emra që vinin nga telenovelat e sotme turke. Thuajse të gjithë personazhet e romaneve klasikë nuk preferohen më. Në asnjë koment nuk kishte sugjerime që vinin nga kryeveprat klasike. Nuk ka më Ana dhe as Ema, nuk ka më Martin dhe as Xhoni.
Kishte nga ata që sugjeronin emra kishtarë në masë si emrin Maria ose Sara për vajzat dhe David ose Francesk për djemtë. Emrat e letërsisë antike greke ishin po aq të preferuar. Dionis, perëndia në emër të të cilit thuren ende festa madhështore, Elektra, Sofi, Kasandra, personazhe të fuqishme të letërsisë antike greke ishin disa prej emrave të sugjeruar. Ama, shumë seriozisht, e kishin marrë edhe ndjekësit e telenovelave turke. Emri i preferuar që dilte nga këto telenovela ishte Ezel, Bahar dhe Ejshan. Kishte nga ata që replikonin ndoshta edhe me ironi suke shkruar se edhe Xhengizi me Menekshenë apo Gymyshi me Mehmetin mund të jenë emra shumë të bukur për një djalë dhe një vajzë binjake.
E megjithatë, mes qindra komenteve gjetëm edhe emra shqiptarë. Emrat më të bukur shqiptarë të sugjeruar për dy binjakë, për një djalë dhe një vajzë, për një vëlla dhe një motër ishin Rubini dhe Perla. Sigurisht që shumë të bukur ishin edhe emrat Buna dhe Drini, Bora dhe Shendi, Jona dhe Fatmali, Ilir dhe Amla.
“Shekulli” pyeti për emrat e fëmijëve të sotëm edhe në gjendjet civile të kryeqytetit. Të gjitha punonjëset deklaruan që vetëm 5-7 për qind e prindërve shqiptarë i vënë fëmijëve të tyre një emër që ka kuptim në shqip. Punonjëset na deklaruan se ka edhe nga ata që i vendosin fëmijëve të tyre edhe emra si Robert, Xhoni Fiona apo Aron që as në ndonjë gjuhë të botës nuk është se kanë një kuptim të veçantë.
E ndërkohë, që në Shqipëri gjithnjë e më tepër fëmijët e sapolindur po marrin emra të huaj, Kosova, shteti më i ri në botë dhe fqinji jonë më i mirë duket po e ruan traditën edhe më mirë se ne. Emrat e shqiptarëve të Kosovës në shumicën e rasteve mund të jenë edhe qytetet shqiptare, si Saranda, Vlora, Berati apo Gjirokastra. Në shumicën e rasteve zgjidhen vendet bregdetare. Fisnik, Gëzim, Shpëtim, Ermira, Fjolla apo Besarta janë emra shumë të përdorur në Kosovë.
Sikur edhe ne, njëlloj si shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, të largoheshim ca nga modernizmat e të afroheshim pak më shumë me identitetin tonë, nuk besoj se do të ishte keq. Ky ishte një nga komentet me të cilët “Shekulli” do të donte ta mbyllte këtë shkrim.
Ligji për emrat e fëmijëve

Neni 56 i ligjit nr. 10129 “Për gjendjen civile”

1. Nëpunësi i gjendjes civile pasqyron në aktin e lindjes emrin, që dëshirojnë prindërit e fëmijës, përveç emrave të papërshtatshëm.

2. Refuzimi i regjistrimit të emrit të caktuar mund të kundërshtohet në organet gjyqësore.

3. Kur prindërit nuk bien dakord, nëpunësi i gjendjes civile cakton një emër, me shënimin në kllapa “i përkohshëm”, deri në zgjidhjen e konfliktit nga gjykata.

4. Kur shkaku ka lindur pas regjistrimit të emrit, nuk ka papërshtatshmëri, sipas këtij ligji.

5. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, kur konstaton një emër të papërshtatshëm, ka të drejtë të kërkojë ndryshimin e tij me vendim gjyqësor.

Po me Erosin ç’patën?

Në të gjithë botën ekziston një listë me emra të ndaluar, njëlloj si edhe në Shqipëri. Në çdo gjendje civile në Shqipëri mund të gjesh një listë me emrat e papërshtatshëm , ose siç i quajnë ndryshe punjonjëset e një gjendjeje cilive, antroponime. Në Shqipëri ekzistojnë rreth 77 emra të ndaluar. “Shekulli” ju zbulojë sot listën e emrave të ndaluar:

Ankim
Aranxhata
Avash
Bretk
Berr
Burgim
Ballokume
Car
Cub
Currane
Currele
Careva
Carina
Çbane
Dert
Derman
Dovlet
Durak
Ekran
Eros
Ferman
Federate
Fodulle
Gazep
Gallata
Gabime
Groshe
Gjezap
Hyzmet
Hiçe
Hafije
Helme
Ironi
Jermësine
Keqan
Keqe
Krajlice
Levere
Meze
Mëshire
Mjafte
Mjaftime
Mjaftoni
Mbarime
Mbete
Mbylle
Marrëzie
Ndalime
Pikëllime
Pafate
Pserdhe
Rike
Rakita
Spece
Sose
Stenate
Sherre
Shkurte
Shkurtime
Vajtime
Xhenaze
Zehere

Emri më interesant shqiptar

Në Kosovë vitin e kaluar u shpall konkursi për emrin më interesant shqiptar. Të gjithë ata që donin të konkurronin mjafton të sillnin një dokument identifikimi. Fituesi i këtij konkursi ishte një burrë që sot është një gjashtëdhjetë e tetë vjeçar shumë i mbajtur. Ai quhej Bubrec, e në fakt të gjithë ata që e dëgjuan u çuditën sapo e dëgjuan. Emri i tij është shumë i radhë. As vetë Bubreci nuk dinte ta shpjegonte pse quhej kështu kur e pyetën. Ndwrsa nga emrat e femrave u zgjodh Filane Fisteku.

Antroponimet e botës moderne

Thuajse në të gjithë botën ekziston një listë me emra të ndaluar. Më i lirë njeriu mund të gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty askush nuk është i detyruar t’i japë llogari shtetit për emrin që i vendos fëmijës së tij. Një nga vendet më të rrepta, një nga vendet që lë më pak liri zgjedhjeje për emrin e fëmijës së sapolindur është Zelanda e Re. Ky shtet ka një listë prej 102 emrash të ndaluar dhe përveç tyre në këtë shtet janë të ndaluar emrat Lucifer dhe Messiah, si dhe emrat thjesht me një shkronjë “C” apo “T”, sigurisht edhe emrat numra. Violence, Baron, Bishop, Duke, Judge, Justice, King, Knight (Dhunë, Baron, Peshkop, Dukë, Gjykatës, Drejtësi, Mbret, Kalorës) janë emra të ndaluar në Zelandën e Re. Edhe në Rumani ka emra të ndaluar. Polic, Tarzan, Herkul e disa heronj të tjerë vrastar janë të ndaluar. Në Shqipëri emrat e ndaluar janë gjendjet emocionale si Trishtime, Pikëllime, Vajtime dhe emrat e ushqimeve si Spece, Meze apo Groshe.

Amerikanët, emra të papërshtatshëm

Emrat më të çuditshëm në botë i kanë amerikanët dhe anglezët që emrat King, Duke dhe Dick janë shumë të përhapur. Të tre këto emra nuk do të pranoheshin në Zelandën e Re, madje njëri prej tyre nuk do të ishte i përshtatshëm as në Shqipërinë, që kohët e fundit po sillet pak si shumë moderne. David dhe Victoria Beckam i kanë vendosur vajzës së tyre emrin Harper 7. Një numër pas emrit është thuajse i papranueshëm në të gjitha vendet e botës, por çifti Beckam edhe këtë rast ka vendosur që të tregohet i veçantë në përzgjedhje duke u justifikuar kështu se vajza e tyre ka lindur në vitin 2007, ndaj edhe numri pas është i justifikueshëm. Por, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo që nuk ka pasur asnjëherë kushtëzime në vendosjen e emrit të një të sapolinduri. Madje, gjykatat, kohët e fundit, kanë miratuar emra si Metallica, Superman, Mozilla dhe Google.shekulli.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Emrat e fëmijëve të sotëm, Ezel po, por jo Eros... Empty Re: Emrat e fëmijëve të sotëm, Ezel po, por jo Eros...

Sat 14 Sep 2013 - 16:06
Message reputation : 100% (1 vote)
Lista me emrat e ndaluar nuk e ka "Mahmutin", ndaj jane bere te gjithe MUTA ne Shqiperi!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi