Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Aksidentohet Ezel Empty Aksidentohet Ezel

Fri 17 Aug 2012 - 21:49
Aksidentohet Ezel 107-300x175
Stamboll, 17 gusht – Aksidentohet aktori i famshëm turk Kenan Imirzialoglu. Bëhet e ditur se aktori turk i njohur për shqiptarët me rolet e famshme Mehmet Kosova në serialin “Jetë e Hidhur” dhe me rolin e Ezel në serialin po me të njëjtin emër, është aksidentuar me makinë gjatë udhëtimit të tij në rrugët e qytetit të Stambollit. Menjëherë pas aksidentit, aktori turk është dërguar në spitalin e Stambollit. Edhe pse gjendja e tij shëndetësore thuhet se nuk është aq e mirë, Ezel gjendet jashtë rrezikut për jetën, transmetojmë mediat kosovare.Kenan Ýmýrzalioðlu u bë i njohur në Shqipëri falë serialit Ezel, një takim mbresëlënës për dashurinë dhe hakmarrjen me protagonist kryesor aktorin më të mirë turk të momentit Kenan Ýmirzalioðlu në rolin e Omerit.

Kenan ka lindur në Ankara në 1974. Ka përfunduar studimet për matematikë në “Universitetin Teknik Yýldýz”. Gjatë studimeve ka punuar në një agjenci modelingu. Është shpallur fituesi si “Modeli më i mirë i Turqisë” në 1997 dhe është zgjedhur si “Modeli më i mirë në Botë” 2001. Më pas Kenan vendosi të braktisë modelingun dhe të bëhet aktor. Disa nga filmat e tij më të njohur janë: Ejder kapani “Dragon Trap” (2010), Kabadayi “For Love and Honor” (2007), Son osmanli yandim ali “The Last Ottoman: Yandim Ali” (2007), Yazi tura “Toss-Up” (2004), Deli yürek: Bumerang cehennemi “Ëildheart: Hell of Boomerang” (2001). Sipas një sondazhi në Turqi, Kenan është mashkulli model për të gjithë meshkujt nga 15-35 vjeç. Kenan është i gjatë 1.92 cm.
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Aksidentohet Ezel Empty Re: Aksidentohet Ezel

Fri 17 Aug 2012 - 21:57
sa gjynah po me vinka
Mbresa
Mbresa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 13566
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kendej rrotull,,
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/04/2012

Aksidentohet Ezel Empty Re: Aksidentohet Ezel

Fri 17 Aug 2012 - 22:01
shyqyr paska shpetuar ,se me dhimbset grrrr
Sponsored content

Aksidentohet Ezel Empty Re: Aksidentohet Ezel

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi