Zbulohet fotografia e vetme origjinale e Kostandin Kristoforidhit
Sat 23 Mar 2013 - 12:49
Deri më tani ne nuk e kishim njohur versionin bust të gjuhëtarit të njohur shqiptar Kostandin Kristoforidhit. Një monografi me të dhëna të reja për rilindësin e madh është botuar nga “Naimi” në librin e”Kristoforidhi- një vështrim rinjohës”,i autores Fatbardha Nergjoni. Studimi i Nergjonit sjell historinë e imazhit dhe rrëfimin e familjes.
“E mbaj mend edhe fotografinë . Si fëmijë që isha , më dukej çudi të shihja një burrë që ishte babai i gjyshes time.Një baba të një plake nuk mund ta përfytyroja aq të ri”- shpreht Rudolf Deliana , stërnip i Kristoforidhit.
Ai kujton se gjatë kohës që ishte në shkollë gjatë viteve 1937-1938, një ditë një mësues i ka thënë të shkonte tek gjyshja ,për të marrë fotografinë e Kristoforidhit.
“Mbaj mend se u ngjitëm në katin e tretë të shtëpisë ,ku ndodhej dhoma e pritjes.Hymë në të, gjyshja vendosi një karrige ,hipi sipër saj dhe e mori fotografinë nga muri. Mbasi e pastroi me shumë kujdes nga pluhuri, ia dorëzoi Daj Cenit me porosi të veçantë ,sepse ishte e vetmja fotografi që kishte nga i ati”- ka treguar Deliana për studiuesen Nergjoni.
Sias tij ajo: “Ruante dhe mjaft sende të tjera të tijat,por fotografinë e trajtonte edhe si një vlerë kombëtare , ngaqë ishte e vetmja që paraqiste bukur dhe mirë një nga gjuhëtarët më të mëdhenj të gjuhës shqipe”- ka pohuar stërnipi.
Në këtë studim vjen për herë të parë një vështrim mbi të birin e Kristoforidhit , Filipin, i cili sipas autores së librit , për angazhimin e tij , ndjenjat patriotike dhe për të ndjekur rrugën e të atit, “ka të dhëna të jetë edhe një shkrimtar i pazbuluar në shoqërinë shqiptare”.
Në studimin e saj Fatbardha Nergjoni sjell jo vetëm, foton e vetme të protagonistit,por edhe shumë vlerësime prej intelektualëve shqiptarë të Rilindjes dhe të periudhës shtetërore, shënjime të panjohura,të dhëna shtesë për jetëshkrimin e tij, informacione për vepra të kthyera tashmë në rrallësi librore , të reja për lidhjet që ai kishte me Shoqërinë Biblike Botërore, shkruhet në “GSH”.gazetatema

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi