Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Halimi: Sot do testohen aftësitë e gjyqtarëve për Gjykatën Adminstrative Empty Halimi: Sot do testohen aftësitë e gjyqtarëve për Gjykatën Adminstrative

Mon 25 Mar 2013 - 12:27
Halimi: Sot do testohen aftësitë e gjyqtarëve për Gjykatën Adminstrative Eduard-halimi-2

Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se sot do zhvillohet testimi i gjyqtarëve, të cilët do të jenë pjesë e Gjykatës Administrative. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi është shprehur në rrjetin social “Facebook” se është hera e parë që në 10 vitet e fundit organizohet një testim për gjyqtarët në detyrë, duke shtuar se ky proces është prova më e qartë e vullnetit të mazhorancës për t’i promovuar gjyqtarët në bazë të meritës dhe vlerave.

“Kam besimin e plotë se të gjithë ju që merrni pjesë në këtë testim do t'i tregoni vetes, familjes dhe gjithë publikut profesionalizmin dhe njohuritë e forta, siç kam bindjen që procesi i sotëm do t'i jap fund njëherë e mirë historisë së promovimeve bazuar në interesa dhe klientelizëm”, shkruan Halimi.

Sipas tij testimi i gjyqtarëve të Gjykatës Administrative është një hap historik në procesin e reformimit të sistemit gjyqësor që do të ndikoj cilësisht në rritjen e pavarësisë, paanshmërisë dhe transparencës.

“Jam krenar që ju, mbi 100 gjyqtarë në detyrë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, pranuat të testoheni duke vënë në provë me dinjitet, profesionalizimin tuaj. Jam i sigurt që dita e sotme do të kaloj me së miri për secilin prej jush. Faleminderit që na mbështetët në këtë stad të reformës në drejtësi!”, përfundon deklarata e Halimit.

Ndërsa ditën e djeshme Halimi ka informuar se do bëhen reforma në sistemin e drejtësisë, për të shmangur korrupsionin, duke ua rritur rrogat gjyqtarëve.

/Shekullli Online/ Përgatiti: E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi