Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Do të mahniteni nga aftësitë e këtij vogëlushi Empty Do të mahniteni nga aftësitë e këtij vogëlushi

Mon 9 Sep 2013 - 23:05
Do të mahniteni nga aftësitë e këtij vogëlushi Youtube-capture1SHBA - Aanav Jayakar nuk do të ketë të drejtë të ngasë një makinë edhe për një dekadë por atij nuk do t’i duhet një GPS. Ky fëmijë vetëm 18-muajsh është në gjende të thotë kryeqytetet e 61 vendeve dhe të dallojë në hartë 21 vende të ndryshme.

Meritë për këtë aftësi të tij të jashtëzakonshme ka nëna e tij. Bilal Jayakar. Disa video të vogëlushit po bëjnë xhiron e botës. Ai pyetet edhe për kryeqytetin e Shqipërisë që sigurisht e di se cili është. Shumë njerëz do ta kishin zili memorien e vogëlushit. Nëna e tij thotë se, ata nuk e torturojnë djalin por thjeshtë i flasin si të ishte i rritur.

“Ne flasim me atë. Nuk e torturojmë. Nëse flisni me fëmijët, jo vetëm ta trajtoni si fëmijë, është e jashtëzakonshme se sa shumë ata mund të arrijnë. Nuk ka barriera moshe. Fëmijët mësojnë sa t’u mësosh”, thotë Jayakar, e cila punon si doktoreshë reaumatinologe në Ohajo. /Shekulli Online/F.S./
Do të mahniteni nga aftësitë e këtij vogëlushi 13250219-mmmain


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi