Këtij i thonë fat…!
Wed 12 Sep 2012 - 13:28
Një peshkatar guximtar mbijetoi për 26 orë në ujërat e ftohta të Alaskës, pasi anija e tij u mbyt. Bëhet fjalë për 19 vjeçarin Ryan Harris i cili mbeti për shumë orë në ujërat e Oqeanit Paqësor, hipur në një kuti plastike të cilën ata e përdornin për të vënë peshqit. Ndërsa gjendej fare i vetëm mes madhështisë së oqeanit, ai këndonte që t’i jepte zemër vetes. Dhe ndihma i erdhi nga ajri duke ia shpërblyer kurajon e treguar. Një nga drejtuesit e ekipit të shpëtimit që gjendej në helikopter tha se është një mrekulli se si ai ka arritur të mbijentonte.
Ndërsa Harris thjesht u shpreh se ishte i lumtur që mbijetoi pa u mbytur e pa marrë ndonjë hipotermi. Bashkë me të shpëtoi edhe një person tjetër që u gjet në një plazh, 25 milje larg qytetit Sitka në Alaskë./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi