Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arsyet që nuk i keni ditur pse duhet ta konsumoni ujin Empty Arsyet që nuk i keni ditur pse duhet ta konsumoni ujin

Tue 26 Mar 2013 - 16:00
Arsyet që nuk i keni ditur pse duhet ta konsumoni ujin Uje-268x3001Nga të gjitha ushqimet dhe artikujt, që janë pa kalori, thuajse që nuk kushton fare, por me rëndësi të veçantë për jetën dhe ekzistencën tuaj në jetë, është uji i thjeshtë.



Por, këto nuk janë arsyet e vetme për ta konsumuar. Të gjitha sistemet në organizëm e kërkojnë ujin për të funksionuar si duhet.



Ju ndihmon ta zvogëloni stresin




Konsumojeni ujin gjatë ditëve stresuese për t’i zvogëluar simptomat e shkaktuara nga stresi, nga kokëdhembjet, muskujt e tensionuar, dekoncentrimi, rrahja e shpejtë e zemrës. Kjo pasi stresi ndikon në të gjitha sistemet bazë të trupit – e kur jeni të dehidruar, të gjitha këto efekte rriten. Uji nuk e pastron stresin, por gjithsesi ju dhuron më tepër energji, do ta relaksojë tensionimin tuaj, do ta ngadalësojë frymëmarrjen dhe do t’i përmirësojë rrahjet e zemrës.







E zvogëlon peshën trupore



Një studim në të cilin kishin marrë pjesë persona të moshës midis 55 dhe 75 vjeçe ka treguar se nëse konsumoni dy gota ujë para secilës shujtë, për 12 javë mund të humbni rreth dy kilogramë, madje atë në mënyrë krejt të shëndetshme, efekt të cilin nuk mund ta arrijnë shumë dieta.



Ky hulumtim ka treguar se personat që para ushqimit konsumojnë ujë, shtojnë rreth 75 kalori më pak, e kjo do të thotë se nëse gjatë gjithë kohës e vazhdoni një mënyrë të tillë të ushqimit, brenda vitit do të humbni rreth gjashtë kilogramë.



Më pak do t’u jeni të ekspozuar ftohjeve



Uji është mbrojtës natyral i sistemit mbrojtës dhe ndihmon që bakteret, si viruset dhe gripi, të qëndrojnë sa më larg jush. Nëse edhe ftoheni, serioziteti i sëmundjes suaj do të jetë më i vogël nëse konsumoni ujë.riniaforum
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

Arsyet që nuk i keni ditur pse duhet ta konsumoni ujin Empty Re: Arsyet që nuk i keni ditur pse duhet ta konsumoni ujin

Thu 25 Apr 2013 - 1:19
do shtoja edhe:
efektin qe jep ne lekur.....i shton elasticitetin....shkelqim...butesi....
largimin e infeksioneve ne rruget urinare...dhe genitale....

e konsumoj jasht mase ujin....ndoshta diku te 10 - 12 gota ne dit.... dhe jo per arsyet e mesiperme...po e kam vertet te domosdoshem....
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi