Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

8 gjerat me te shtrejnta ne bote  Empty 8 gjerat me te shtrejnta ne bote

Thu 9 Dec 2010 - 14:25
Nga makina më e shtrenjtë, deri te qeni më i çmuar, shikoni sa gjëra luksoze dikush mund të i’a lejojë vetes në planetit tone.


8 gjerat me te shtrejnta ne bote  Vendparkimi_me_i_shtrejnte_ne_Vendparkimi më i shtrejntë në botë


Një person anonim paguan 300,000 $ për parkim në gjirin Back Bay, i cili u bë vendparkimi më i shtrenjtë në Boston dhe në gjithë botën..

8 gjerat me te shtrejnta ne bote  Vetura_me_e_shtrejnteVetura më e shtrejntë


Ferari 250 Testa Rossa i 1975 vendosi një rekord të ri botëror për makinë më të shtrenjtë të blera ndonjëherë në ankand - kjo i kushtoi pronarit 9.02 milion euro apo 12.15 milionë dollarë. Racing Car fitoi vendin e parë në 10 nga 19 garat që ai mori pjesë nga 1958 deri 1961.



8 gjerat me te shtrejnta ne bote  Kitara_me_e_shtrejnteKitara më e shtrejntë


Kitara e cila është nënshkruar nga Jimmy Page, Eric Clapton, Mick Jagger, Bryan Adams, Keith Richards, Paul McCartney, Sting dhe shumë të tjerë, u shit në ankand për ndihmë humanitare për viktimat nga cunami në vitin 2004. Ajo tejkaloi rekordin për kitarë më të shtrenjtë në botë dhe fitoi garën me kitarën e nënshkruar vetëm nga Eric Clapton.



8 gjerat me te shtrejnta ne bote  Iphoni_me_i_shtrejnte_ne_boteiphoni më i shtrejntë në botë


Një dizajner britanik ka bërë iphonin më të shtrenjtë në botë me rreth 200 diamante dhe një çmim prej 3.2 milionë dollarë. Maska e iphonit është e veçantë dhe përmban 271 gram ar të pastër 22 karats. Në pjesën e përparme ka 136 diamante me një total prej 68 karats, ndërsa logo Apple në anën e pasme është dekoruar më 53 diamante. Butoni pë navigim është bërë nga një diamant i plot më shumë se 7 karats.



8 gjerat me te shtrejnta ne bote  Rezidenca_me_e_shtrejnte_ne_boRezidenca më e shtrejntë në botë


Updown Court është aktualisht rezidenca më e shtrenjtë në botë. Ajo ka 103 dhoma, pesë pishina ndërsa dyshemet-mozaik janë të dekoruara me 24 karat ari. Ndër të tjera,kjo shtëpi luksoze ka vend për bowling, fushë tenisi, sallë kinemaje me 50 vende, shtigje nga mermeri që janë të nxehta dhe vend aterimi për helikopter. Tetë limuzina mund të akomudohen shumë qetë në garazhën nëntokësore. Gjithashtu mbretëresha është fqinje (në kështjellën Windsor)edhe Elton John.



8 gjerat me te shtrejnta ne bote  Pija_me_e_shtrejntePija më e shtrejntë


Beaute de Siecle, linjë e kufizuar e konjakut Hennessy, u krijua për të festuar Killian Hennessy ditëlindjen e 100-të, njeriu i cili është një pasardhës i gjashtë brezave të themeluesit të kompanisë. Ky edicion i kufizuar pijesh kushtoji rreth 210.000 dollarë për shishe dhe ka vetëm 100 të tilla.Konjaku më i shtrenjtë dhe më i mirë në botë i vjetë nga 50 deri 100 vjet, gjendet në një kuti të dekoruara posaçërisht dhe hapet me një çelës bronzi.



8 gjerat me te shtrejnta ne bote  Qeni_me_i_shtrejnteQeni më i shtrejntë


Mastifi Tibetian i cili ishte shitur te një milioner kineze në shtator të vitit të kaluar është qeni më i shtrenjtë në botë. Pronarja e tij e re fluturon me aeroplan për të marrë qenin e saj të adhuruar.Qeni udhëtoi me avion të klasës së parë dhe u përshëndet nga adhuruesit e qenve. Oh, ndonjëherë është mirë të jesh qen.



8 gjerat me te shtrejnta ne bote  Xhinset_me_te_shtrejnta_ne_botXhinset më të shtrejnta në botë


Artist Damien Hirst në bashkëpunim me kompaninë Levi's, kanë krijuar xhinset më të shtrenjta që janë prodhuar ndonjëherë. Jo komode për ti veshur, të spërkatura me bojra piktureske në çdo centimetër. Këto xhinse më shumë janë një pjesë arti se sa një pjesë për veshje./ ylli press
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi