Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjërat që jua zgjasin jetën Empty Gjërat që jua zgjasin jetën

Mon 17 Feb 2014 - 1:57
Nëse ju bëhen shprehi hapat e vegjël, mund ta zgjatni jetën edhe për dhjetë vjet. Valsi është “ndihmës” ideal gjatë shërimit pas sulmit të zemrës dhe kthimin e funksioneve të zemrës në normalitet, pohojnë shkencëtarët. Të testuarit të cilët kanë vallëzuar vals dy herë në javë gjatë dy muajve në mënyrë të dukshme u është përmirësuar puna e zemrës se sa atyre që kanë aplikuar metoda tjera të rehabilitimit siç është ngasja e biçikletës ose kalërimi. Njerëzit që nuk qeshin jetojnë 72.9, ata që qeshin lehtë 75, ndërsa ata që janë vazhdimisht të hareshëm 80 vjet.

Nëse jeni duke luftuar me kilogramët e tepërt, betejën e parë kundër trashjes do ta fitoni nëse filloni të hani më ngadalë. Çdo kafshatë përtypeni 40 herë. Me përtypjen e ngadalshme nga ushqimi do “të nxirrni” sasi më të vogël të kalorive ndërsa niveli i hormonit të urisë në sistemin tretës do të jetë më i ulët. Hulumtimi po ashtu ka treguar që të testuarit të cilët çdo kafshatë e kanë përtypur 40 herë kanë ngrënë edhe 12 herë më pak se ata që ushqimin e kanë përtypur vetëm 15 herë. Prandaj përtypja më e gjatë është preventivë e shkëlqyeshme nga ngrënia e tepërt, sepse trurit i jep mjaft kohë për të marrë sinjalin që stomaku është i mbushur. Në vazhdim do t’i paraqesim disa gjëra që do t’ju ndihmojnë:

Uji dhe mollët: Nëse pini shtatë gota ujë në ditë, do të reduktoni dhimbjet dhe do ta largoni dhimbjen e mërzitshme të kokës dhe migrenën, ndërsa nëse në meny i përfshini edhe dy molla në ditë, do ta ulni nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe do të reduktohet rreziku nga sëmundjet e zemrës, pohojnë shkencëtarët.

Ecni: Rreziku nga kanceri i gjirit është përgjysmë më i vogël te femrat që ecin një orë në ditë dhe një herë në javë vrapojnë ose notojnë. Indi yndyror prodhon më shumë hormone, ndërsa pikërisht nivelet e larta të hormoneve si estrogjeni ose insulina rrisin rrezikun nga kanceri.

Merrni frymë thellë: Me frymëmarrje të thellë dhe pa ilaçe mund ta ulni në mënyrë të konsiderueshme tensionin e ngritur të gjakut. Personat që meditojnë rregullisht kanë tension më të ulët, sepse enët e tyre të gjakut janë vazhdimisht më të hapura, tensioni më i vogël, ndërsa me këtë edhe tensioni në muret e enëve të gjakut.

Injoroni postën elektronike: Kontrollimi i shpeshtë i e-mailit është i dëmshëm për shëndetin, sepse shkakton stres të vazhdueshëm. Hulumtuesit këshillojnë, “injoroni mesazhet dhe do ta reduktoni stresin dhe ruani shëndetin e zemrës”. Nëse nuk mundeni, caktoni gjysmë ore në ditë në të cilën kohë do ta kontrolloni postën elektronike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi