Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili, letër të miturës: Të dua vogëlushe, s’jetoj pa ty Empty Pedofili, letër të miturës: Të dua vogëlushe, s’jetoj pa ty

Fri 29 Mar 2013 - 11:47
Pedofili, letër të miturës: Të dua vogëlushe, s’jetoj pa ty 56487_141KORCE- Të dua vogëlushja ime, pa ty nuk mund të jetoj. Tashmë më ke hyrë në zemër dhe nuk mund të të nxjerr më prej andej. Ndoshta diferenca e moshës mund edhe të të frikësojë, por kjo është dashuri. Nëse ti nuk pranon, nuk e di çfarë do bëj me jetën time”. Ky është një pasazh i njërës prej letrave të dashurisë që një 53-vjeçar nga Korça i ka dërguar një vajze 14-vjeçare nga qyteti juglindor.


Ndonëse i martuar dhe baba i dy fëmijëve, Albert Goskolli nga fshati Mborje për një kohë relativisht të gjatë i është “ngjitur” pas të miturës, duke i shkruar letra dashurie. Letrat dhe shantazhi që i bëhej nga 53-vjeçari për të pranuar “dashurinë” e tij kanë tronditur 14-vjeçaren K.P., e cila u ka treguar prindërve. Pas denoncimit të bërë nga këta të fundit, mbrëmjen e së mërkurës, policia e Korçës ka vënë në pranga Albert Goskollin, i cili ka pranuar se i shkruante letra dashurie të miturës, pasi e simpatizonte.riniaforum.info
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Pedofili, letër të miturës: Të dua vogëlushe, s’jetoj pa ty Empty Re: Pedofili, letër të miturës: Të dua vogëlushe, s’jetoj pa ty

Fri 29 Mar 2013 - 13:33
Pse nuk ja rrjepin lekuren!!!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili, letër të miturës: Të dua vogëlushe, s’jetoj pa ty Empty Re: Pedofili, letër të miturës: Të dua vogëlushe, s’jetoj pa ty

Sat 30 Mar 2013 - 14:11
Korçë, e mitura: Tregova kur burri më doli para
KORÇE – Pas denoncimit të bërë nga babai i saj kundrejt 53-vjeçarit Albert Goskolli, vajza me inicialet K.P. ka rrëfyer në Polici momentin kur ka marrë letrën dhe presionin psikologjik ndaj saj. Sipas të dhënave, 53-vjeçari shpesh shkonte te lagjja e saj, në fshatin Mborje të Korçës, por edhe e ndiqte teksa ajo kthehej në shtëpi pas shkollës duke qëndruar në distancë, ndërsa e mitura u ka rrëfyer prindërve se ai ishte shndërruar në një tmerr për të. Të njëjtat pohime ajo ka bërë edhe para policisë, ku nën prezencën e prindërve ka rrëfyer: “Unë asnjëherë më parë nuk e kisha parë atë zotëri deri në momentin kur m’u afrua në rrugë dhe më dha atë letrën. Unë nuk qëndrova, por kur shkova në shtëpi nisa ta lexoj dhe u ndjeva shumë keq nga fjalët që ai më shkruante. Në fillim pata frikë t’u tregoja prindërve atë që më kishte ndodhur. Pastaj, ai gjatë ditëve më dilte shpeshherë para dhe unë u shqetësova vërtet, kisha frikë, qaja dhe mami nisi të shqetësohej për mua. Mora guximin dhe i tregova asaj të vërtetën, ajo bisedoi me babin dhe vendosëm që ne ta denoncojmë atë zotëri”. Pas dëshmisë së vajzës dhe babait të saj, Prokuroria e Korçës ka kërkuar urdhrin e ndalimit për 53-vjeçarin. Dy ditë më parë ai është njohur me vendimin e arrestit me burg pa afat dhe është dërguar në burgun e Drenovës. dh.c
Sponsored content

Pedofili, letër të miturës: Të dua vogëlushe, s’jetoj pa ty Empty Re: Pedofili, letër të miturës: Të dua vogëlushe, s’jetoj pa ty

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi