Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Tiranë, nëna helmon të bijën dhe veten me fotoksinë Empty Tiranë, nëna helmon të bijën dhe veten me fotoksinë

Sat 30 Mar 2013 - 12:23
Tiranë, nëna helmon të bijën dhe veten me fotoksinë 76Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz të Tiranë kur një nënë 45-vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës së së bijës dhe të vetes duke pirë fotoksinë.

Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, 18-vjecarja me inicialet J. P vuante nga sindromi Daën.
Pasi ka helmuar të bijën 45-vjecarja A. P ka tentuar t’i japë fund edhe jetës së saj duke pirë fostoksinë.
Por fatmirësisht, të dyja nënë e bijë nuk kanë humbur jetën. Ato janë shtruar në spital, në repartin e Toksikologjisë.
Sipas mjekëve, në gjendje më të rëndë paraqitet 18-vjecarja.
Ndërkohë, sipas burimeve të policisë, nëna e ka ndërmarrë këtë akt të rëndë nga dëshpërimi për të ndihmuar vajzën.


Alb-observer.com bën me dije se gruaja e helmoi vajzën me dëshirën e saj. Kjo e fundit do të merret në pyetje pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore. Edhe policia sqaron se dyshohet për një rast eutanazie./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tiranë, nëna helmon të bijën dhe veten me fotoksinë Empty Re: Tiranë, nëna helmon të bijën dhe veten me fotoksinë

Sun 31 Mar 2013 - 13:42
“Motra hëngri helmin, duke menduar se ishte karamele”
E vërteta e vetëhelmimit të nënë e bijë. Familjarët e të dëmtuarave: Nuk është i vërtet versioni i policisë. Policia: Jemi me pushime
Tiranë, nëna helmon të bijën dhe veten me fotoksinë PrelaNikoleta Kovaçi

-Në shtëpinë e Dedë Prelës, familjes së gruas që tentoi të vet`helmohej nga veprimi i vajzës së saj të sëmurë e cila, në kushtet e pavetëdijes kishte marrë një kokërr helmuese dhe e kishte ngrënë duke menduar se është karamele. Nëna e saj, kur është përballur me të bijën që ishte në grahmat e fundit ka luftuar ta mbajë në jetë dhe kur ka menduar se gjithçka për jetën e vajzës së saj kishte marrë fund, nga dhimbja ka tentuar ti japë fund edhe jetës së saj. Nënë e bijë janë nisur menjëherë në drejtim të Spitalit Ushtarak, ndërsa familja e tyre mes ankthit dhe shpresës iu kanë falur fatit të të qënurit gjallë dhe të të qënurit në jetë të dy njerëzve të tyre të dashur, nga policia del lajmi se gruaja ka tentuar të helmojë vajzën e sëmurë dhe më pas veten. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, policia nuk doli në një deklaratë zyrtare, madje ditën e djeshme në dy kontaktet e zyrtare të bërë nga “Shekulli” në lidhje me tjetërsimin e të vërtetës së asaj ngjarjeje, nuk u mor asnjë përgjigje. Ngjarja ka ndodhur të enjten orëve të vona, ndërkohë që ditën e djeshme tentuam të mësohet e vërteta nga Komisariati nr. 5, që mbulon zonën e Bathores, atje ku edhe banon familja Prela. Kreu i këtij komisariati tha për “Shekullin”: Jam me pushime, nuk di se çfarë ka ndodhur. Me atë ngjarje po merret sektori krimeve ndaj jetës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës”. Ndërsa, kjo drejtori ditën e djeshme ishte e gjitha pushim.

Ngjarja sipas familjarëve

Ata janë të tronditur më shumë se sa për çka iu ka ngjarë mbrëmjen e së enjtes me mënyrën se si është trajtuar dhimbja e tyre. Janë të shtangur nga informacionet mbi sëmundjen e paqenë të vajzës 18 vjeçe dhe të nënës së saj, të shpikur sipas tyre nga policia. Mes lotëve për mënyrën se si është transformuar tërësisht e vërteta e asaj ngjarjeje të rëndë për shtëpinë e tyre, ata tregojnë se vajza 18 vjeçe, nuk vuan nga sindromi që është thënë. Vajza ka kaluar temperaturë në moshën 3 muajsh-e, na tregon gjyshja e saj dhe që prej asaj kohe e deri më sot ajo nuk është në gjendje të flasë, të dëgjojë dhe të perceptojë. Gjyshja tregon: “Nëna e saj ia ka dedikuar jetën të gjithën asaj vajze. Ne jemi një familje që bëjmë një jetë të qetë dhe jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Di që k`to ditë janë ditë të shenjta dhe më kanë shpëtuar nusen dhe mbesën time. Nuk më intereson se çfarë kanë thënë policia dhe të tjerët”. Ndërsa në lidhje me ngjarjen, tregon Fabjola. Ajo është vajza e dytë e gruas që nga frika për humbjen e jetës së të bijës desh ti jipte fund jetës së vet. Vajza tregon: Kam pastruar shtëpinë atë pasdite dhe në një sirtar kam gjetur të mbështjellë me një copë gazete dy kokrra që ne i kishim blerë prej shumë kohësh për të mbajtur të pa prishur fasulet. Pa vëmendje i vura sipër komosë dhe lëviza. Motra nuk arrin të përceptojë faktin se ç`ka është e ngrënshme e çfarë jo. Kishte hyrë në dhomë, sepse ka qejf të luaj në krevatin e saj dhe ka parë të mbështjellë diçka mbi komo. Kur i ka hapur, i ka menduar karamele. E ka ngrënë njërën dhe në momentin që ka hyrë mami në dhomë e ka gjetur të shtrirë. Mami nuk ka kuptuar asgjë, por kur motra ka nisur të vjellë, ka kuptuar nga era se ishte diçka shumë e rëndë. Kur ka parë që kishte ngrënë njërën prej kokrrave të helmit, atëherë ka përdorur edhe tjetrën vetë. Fati jonë lidhet me faktin se kokrrat kanë qenë të blera prej shumë kohësh. Mbase zoti nuk mund të ishte kaq i padrejtë me ne”, tregon me dhimbje vajza.

Gjendja e nënë e bijë jashtë rrezikut për jetën

Familjarët e A. Prelës treguan ditën e djeshme se edhe vajza ka dalë jashtë pikës kritike, ndërkohë që gruaja, 45 vjeçe ka shfaqur përmirësime derisa ditën e djeshme është vënë në dijeni të informacioneve që kanë dalë në lidhje me tentativën e saj për të vrarë të bijën. Familjarët e saj treguan dje se e ka përjetuar jashtëzakonisht keq gjithçka që mësoi por me ndihmën e mjekëve është bërë e mundur të mbahet në normalitet. Sipas tyre vajza, edhe për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ka patur probleme më të rënda, ndërsa nëna e saj ka mundur të përmendet brenda disa orëve. Sipas familjarëve, policia ka shkuar dhe ka marrë në pyetje familjarët në lidhje me dijeninë për ngjarjen, ndërkohë tregojnë se versioni që është publikuar ditën e djeshme nuk është thënë nga asnjë prej familjarëve. “ Ne kishim hallin tonë e s`dimin ku të plasnim kokën me dy njerëz në grahmat e fundit dhe tani policia del e jep edhe informacione të tilla. Kjo është e habitshme dhe e tmerrshme njëkohësisht, thonë familjarët e A. Prelës, gruas që desh të flijohej për të bijën e sëmurë, po jo me sindromin “Daun”.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Tiranë, nëna helmon të bijën dhe veten me fotoksinë Empty Re: Tiranë, nëna helmon të bijën dhe veten me fotoksinë

Sun 31 Mar 2013 - 13:46
kjo eshte sindrom dawn.
mjere kush e ka ????????????????
fatkeqesi
avatar
ai cuni
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 349
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/12/2012
http://cuni@info.al

Tiranë, nëna helmon të bijën dhe veten me fotoksinë Empty Re: Tiranë, nëna helmon të bijën dhe veten me fotoksinë

Sun 31 Mar 2013 - 13:50
cfare nuk po ndodh......
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tiranë, nëna helmon të bijën dhe veten me fotoksinë Empty Re: Tiranë, nëna helmon të bijën dhe veten me fotoksinë

Sun 31 Mar 2013 - 13:51
Nuk ka sindrom jo ka kaluar temp qe ne moshen e vogel dhe smund te fliste as degjonte asgje..sa per sindrom njoh e ketu femije me te tille semundje por ben nje jete normale,ka nje sjellje prej zonjushe,di te shkruaj e lexoje e madje shkon per palester cdo dite per te mbajt trupin ne forme..Te gjitha keto sepse prinderit treguan nje kujdes te vecante dhe shteti sigurisht duke ndihmuar femijet me probleme specifike per shkolla te vecanta...
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Tiranë, nëna helmon të bijën dhe veten me fotoksinë Empty Re: Tiranë, nëna helmon të bijën dhe veten me fotoksinë

Sun 31 Mar 2013 - 16:25
u beme gazi i botes,medet
Sponsored content

Tiranë, nëna helmon të bijën dhe veten me fotoksinë Empty Re: Tiranë, nëna helmon të bijën dhe veten me fotoksinë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi