Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Pëllumb Xhufi: Historia duhet të rishikohet..!? Empty Pëllumb Xhufi: Historia duhet të rishikohet..!?

Sat 30 Mar 2013 - 17:00
Pëllumb Xhufi: Historia duhet të rishikohet..!? Xhufi-portret154_287777
“Nuk do ta kisha nënshkruar edhe sikur të më ishte ofruar”. Kështu shprehet historiani Pëllumb Xhufi në lidhje me peticionin kundër ndryshimit të teksteve të historisë në Kosovë, me kërkesë të qeverisë turke.

“Peticioni nuk më është ofruar për ta nënshkruar. Me sa duket, organizatorët e peticionit nuk më vlerësojnë të përshtatshëm, nuk më vlerësojnë “të tyrin”, ose ndoshta – ndoshta më rreshtojnë edhe mua në radhën e “pseudohistorianëve” pjesëtarë të komplotit që synon ‘turqizimin’ e historisë sonë kombëtare , që aq shumë stigmatizohen në peticonin në fjalë. E dimë tashmë. Peticione të tilla vuajnë thuajse gjithnjë nga qasje intolerante e përjashtimore", thekson Xhufi.

E megjithatë, ai shprehet se nuk do ta kishte nënshkruar peticionin.

“Vërtet mes nënshkruesve gjenden shumicë emrash, krahas të cilëve do kisha nder dhe privilegj të rreshtohesha, sigurisht për beteja dhe kauza të tjera.Por gjej aty edhe emra personazhesh, me ndonjërin prej të cilëve kam pasur edhe debate të hapura , që më duket se i janë bashkuar listës për opurtunizëm, për fanatizëm, për snobizëm intelektual,për qurravitje,për mosdije dhe për një lexim egoist e të paragjykuar të qëllimit të peticionit. Nuk e shpjegoj dot ndryshe faktin , që midis nënshkruesve të aij peticioni , që gati sa nuk pëlcet nga pasioni “pro-Europë’’ dhe nga marazi “anti-Turqi”, gjej ndonjë syresh që diku e dikur, në një konferencë të organizuar nga Komuniteti Mysliman, u mburrej dëgjuesve të rreshtit të parë për identitetin dhe për ndjenjat e pastra islamike, duke tundur kravatën e tij e tij të përzgjedhur posaçërisht me ngjyrë jeshile!", tregon Xhufi.

Sipas Xhufit historia duhet rishikuar.

“Nëse ka një kërkesë të palës turke për të “riparë” pasazhe të caktuara të teksteve të historisë në Shqipëri apo në Kosovë , përse duhet të na kapë paniku?Në fund të fundit, rishikimi i teksteve të historisë është edhe një detyrim i vendosur ngë Këshilli i Europës edhe vetë bashkimi europian ndaj të gjitha vendeve të Ballkanit. Përse mos e shfrytëzojmë këtë rast edhe ne vetë ,për të ngritur problem që kanë të bëjnë me trajtimin e historisë në tekstet e shkollave turke , greke serbe etj?”, thotë Xhufi për gazetën “Panorama”.

Xhufi thekson se shqetësimi i zotërinjve që kanë nënshkruar peticionin është kryekëput politik , pasi i tremben rikthimit të “gogolit” të perandorisë Osmane.

http://gazetaexpress.com/?cid=1%2C21%2C107515
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Pëllumb Xhufi: Historia duhet të rishikohet..!? Empty Re: Pëllumb Xhufi: Historia duhet të rishikohet..!?

Sat 30 Mar 2013 - 17:16
Nuk ka faj Xhufi bash keshtu duhet..ja se si kan qen shqiptaret ne nji koh dhe si jan tash..Pëllumb Xhufi: Historia duhet të rishikohet..!? 564541_442509849166725_436393641_n
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Pëllumb Xhufi: Historia duhet të rishikohet..!? Empty Re: Pëllumb Xhufi: Historia duhet të rishikohet..!?

Tue 2 Apr 2013 - 17:50
Gjithnjë sipas teksteve historike, shumica e fytyrave eminente të komb-formimit shqiptarë dhe më të spikaturit ishin ata shqiptarë me përkatësi katolike dhe ortodokse, të cilët gjithnjë sipas librave historike e kanë ruajtur identitetin etno-kulturorë, dhe gjithsesi gjuhën shqipe, ndërsa muslimanët shqiptarë në një formë diskriminohen apo të themi minimizohet numri i muslimanëve dhe puna e tyre gjithnjë sipas autorëve të teksteve historike, dhe gjithsesi karakteri i vërtetë i Lidhjes së Prizrenit nuk prezantohet për shkaqe të “panjohura”.

“Pa dashtë me e minimizu kontributin e t’tjerëve, sado i vogël që t’ketë qenë ai, sado i vogël, nëse çdo kush ka dhënë një kontribut për kombin shqiptarë, ne jemi mirënjohës, pa dasht me minimizu. Problemi është që guximi për me i quajtë muslimanët shqiptarë tradhëtarë, për mendimin tim është guxim i nji budallai, sepse je tu i quajtë 80% t’kombit tradhëtarë, 80% t’kombit.

Ky komb, këta musliman e kanë bo luftën kryesore, këta musliman kanë fillu ngjizjen e kombit shqiptarë në Lidhjen e Prizrenit, këta musliman, pikërisht këta persona t’cilët kanë luftu kundër serbëve, kanë luftu kundër grekëve, kanë luftu kundër krejt forcave ballkanike, kanë luftu edhe kundër gjon-turqëve, kanë luftu edhe kundër portës së lartë kuptohet, kanë luftu edhe kundër gjashtë fuqive të mëdha në Ulqin, kanë qenë musliman këta!

Paramendoje sikur t’ishte vetëm 20% e katolikëve dhe ortodoksëve ta zëmë me marr pjesë në luftë, a do t’ishin luftërat e tyre të sukseshme?! As nji mënyrë që jo! DMTH MATEMATIKISHT NUK MUNDET ME U DËSHMU KJO. 80% E MUSLIMANËVE N’VAZHDIMËSI E KANË DHONË KONTRIBUTIN E TYRE PËR ÇASHTJE KOMBËTARE. EDHE N’LUFTËN E FUNDIT, NË TË GJITHA LUFTËRAT. EDHE N’SHPALLJEN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË, SHUMICA E DELEGATËVE KANË QENË HOXHALLARË, NË LIDHJEN E PRIZRENIT SHUMICA E DELEGATËVE KANË QENË HOXHALLARË, NË LUFTËN E FUNDIT KANË QENË FIGURA T’NJOHURA MUSLIMANE, HOXHALLARË SHUMICA PREJ TYRE, NË TË GJITHA LUFTËRAT.”
Sponsored content

Pëllumb Xhufi: Historia duhet të rishikohet..!? Empty Re: Pëllumb Xhufi: Historia duhet të rishikohet..!?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi