Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Historia misterioze e thesarit të groposur dhe poemës që bart sekretin Empty Historia misterioze e thesarit të groposur dhe poemës që bart sekretin

Wed 3 Apr 2013 - 11:27
Historia misterioze e thesarit të groposur dhe poemës që bart sekretin Thsari-320x241Kur milioneri amerikan Forrest Fenn tre vjet më parë mori vesh se ishte i sëmurë nga kanceri dhe se do të vdiste së shpejti, vendosi të bënte diçka të çuditshme dhe të pazakontë.

82-vjeçari vendosi të groposte një pjesë të pasurisë së tij me vlerë rreth 1 mln dollarë, të përbërë nga monedha ari, diamante dhe smeralde.

Qëllimi i tij ishte që të nxiste njerëzit të eksploronin natyrën, duke hequr dorë nga jeta sedentare përpara TV apo kompjuterit.

Më vonë 82 vjeçari shkroi një poemë të quajtur ”The Thrill of Chase” në të cilën sipas tij janë fshehur ‘çelësat’ për të arritur te thesari. Deri tani janë zbuluar disa instruksione si fakti se thesari është groposur diku në afërsi të Santa Fe-së, kryeqytetit të shtetit amerikan New Mexico në një lartësi prej 1500 m mbi nivelin e detit, por edhe pse shumë njerëz në këto tre vjet janë vënë në gjueti të thesarit, nuk kanë arritur dot ta gjejnë.

Ndërkohë, Fenn ka marrë letra dhe e-maile falënderuese nga mijëra njerëz, të cilët, edhe pse nuk kanë arritur ta gjejnë dot thesarin, kanë shijuar mrekullinë e eksplorimit të natyrës. Disa mendojnë se ky është qëllimi i rrengut të Fenn, por njerëz që e njohin nga afër nuk e vënë në dysh vërtetësinë e ekzistencës së këtij thesari.

2 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi