- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Lajm i fundit: Bie makina në ujërat e Shkumbinit, zhduken 2 persona shpëtojnë 2 të tjere.
Wed 3 Apr 2013 - 11:55
Një makinë ka rënë pak më parë në ujërat e lumit Shkumbim në afërsi të Librazhdit, në vendin e quajtur kthesa e Murrashit.Dëshmitarë okularë që kanë qenë duke udhëtuar në atë moment në vendin e ngjarjes kanë dëshmuar se makina ka qenë e tipit benz, ngjyrë e bardhë ndërsa kater persona kane qenë brenda në të.
Moti i keq dhe me shi ka bërë që rrjedha e Shkumbinit të jetë e egër dhe e ka marrë makinën përposhtë duke e zhdukur ndersa kane arritur te shpetojne dy prej personave. Forca të shumta policie janë vënë në lëvizje ndërsa për momentin akoma nuk ka asnjë gjë të re për gjetjen e makinës apo 2 personave që ishin në të./alb-observer.com/

Re: Lajm i fundit: Bie makina në ujërat e Shkumbinit, zhduken 2 persona shpëtojnë 2 të tjere.
Thu 4 Apr 2013 - 13:44
Nxirret nga ujërat e Shkumbinit trupi i 19 vjecares, asnjë gjurmë për bashkëshortin e saj dhe personin e tretë
Tragjike ka qenë kthimi në atdhe i ciftit të emigrantëve të cilët ranë mëngjesin e djeshëm me makinën që udhëtonin në ujërat e lumit Shkumbim. Atat ishin duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, me një mjet tip “Benz”, me targa AA 655 GB, ndërsa makina kadalë nga rruga dhe kanë rënë në lum.
Polumbarët arritën të nxjerrin mëngjesin e sotëm nga ujërat e lumit Shkumbin trupin e pajetë të 19-vjeçares Albina Hunçi dhe ajo u identifikua nga familjarët e saj. Ndërkohë ata po presin anës lumit për gjetjen e trupit të bashkëshortit të saj Ismet Karai, i cili drejtonte automjetin. Gjithashtu ka dyshime se në automjet ndodhej edhe një tjetër person, i cili nuk është identifikuar ende./alb-observer.com/
Tragjike ka qenë kthimi në atdhe i ciftit të emigrantëve të cilët ranë mëngjesin e djeshëm me makinën që udhëtonin në ujërat e lumit Shkumbim. Atat ishin duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, me një mjet tip “Benz”, me targa AA 655 GB, ndërsa makina kadalë nga rruga dhe kanë rënë në lum.
Polumbarët arritën të nxjerrin mëngjesin e sotëm nga ujërat e lumit Shkumbin trupin e pajetë të 19-vjeçares Albina Hunçi dhe ajo u identifikua nga familjarët e saj. Ndërkohë ata po presin anës lumit për gjetjen e trupit të bashkëshortit të saj Ismet Karai, i cili drejtonte automjetin. Gjithashtu ka dyshime se në automjet ndodhej edhe një tjetër person, i cili nuk është identifikuar ende./alb-observer.com/
Re: Lajm i fundit: Bie makina në ujërat e Shkumbinit, zhduken 2 persona shpëtojnë 2 të tjere.
Thu 4 Apr 2013 - 20:58
Marrin fund kërkimet në tragjedinë e Librazhdit, gjendet edhe trupi i 30-vjeçarit
Tragjedisë së rëndë iu shtua edhe gjetja e trupit të dytë. Trupi i 30-vjeçarit Ismet Karaj u gjet në afërsi të Labinotit në bashkëpunim edhe me banorët e zonës.
Pak kohë më parë u gjet trupi i bashkëshortes së tij 17-vjeçares Albina Hunçi në afërsi të vendit të quajtur tek Ura e Murrashit.
Ngjarja e rëndë u shënua paraditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në urën e Murrashit, ku automjeti me të cilin udhëtonin dy bashkëshortët ra nga ura duke përfunduar 200 m poshtë në ujëra e lumit Shkumbin.
Nga të dhënat që kanë dhënë familjarët çifti Karaj kishte edhe një foshnje një muajshe./alb-observer.com/

- Sponsored content
- Rekrutimet për Siri, prangosen në xhami 2 imamë të vetëshpallur dhe 6 persona të tjerë
- Të verbëritë shpëtojnë në sekondat e fundit nga një… makinë që ecte për së prapthi në trotuar!
- Përplasen katër makina tek ish-blloku, tre persona të plagosur
- Lajm i fundit: Masakër në premierën e filmi të Batman
- Te tjere duam,te tjere na duan, me te tjere perfundojme!?!?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi