Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studimi: Intensiteti i uraganëve do të rritet nga ngrohja globale Empty Studimi: Intensiteti i uraganëve do të rritet nga ngrohja globale

Fri 5 Apr 2013 - 1:52
Studimi: Intensiteti i uraganëve do të rritet nga ngrohja globale Uragan-KAtrinaNëse do t’i referohemi historisë, një studim i ri parashikon se intensiteti i uraganëve përgjatë bregut juglindor të Shteteve të Bashkuara mund të shtohet për shkak të ngritjes së temperaturave globale.

Klimatologët parashikojnë gjithashtu se aktiviteti i stuhive në Paqësorin perëndimor do të ndikohet ndjeshëm nga ngrohja globale gjatë këtij shekulli. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Jessica Berman njofton.

Duke analizuar të dhënat që prej vitit 1923, modeli statistikor i një ekipi ndërkombëtar studiuesish parashikon mundësinë e rritjes së ndjeshme, nga 2 herë deri në 7 herë më shumë të numrit të uraganëve si uragani Katrina përgjatë brigjeve të Atlantikut në Shtetet e Bashkuara.

Katrina, uragan i kategorisë së pestë, shkatërroi qytetin Nju Orlins të Luizianës, në gusht të vitit 2005. Studimi u botua në revistën e përjavshme Aktivitete të Akademisë Kombëtare të Shkencave Tom Knutson është meteorolog në Administratën Kombëtare të Oqeaneve dhe Atmosferës në Universitetin Princeton në Nju Xhërsi si dhe specialist në zhvillime ekstreme klimatike.

Ai përdor një model kompjuterik për të simuluar uragane, proces ky që e lejon atë të ndryshojë kushtet klimatike për të parashikuar intensitetin e stuhive:

“Modeli ynë tregon se nëse kemi ngrohje globale për shkak të shtimit të efekteve serrë, si rezultat kemi edhe ngritje të temperaturës në sipërfaqe të detit si dhe shumë ngrohje në atmosferën mbi oqean. Këto efekte ndikojnë në krijimin e uraganëve më të fuqishëm në klimë më të ngrohtë”.

Zoti Knutson thotë se modeli i tij parashikon një numër më të vogël uraganesh, por me një intensitet më të madh, 40 deri në 80 për qind në stuhitë më të fuqishme të Atlantikut gjatë shekullit 21.

Po ashtu në Paqësorin perëndimor, zoti Knutson thotë se ka pasur një rënie në numrin e cikloneve tropikalë, por stuhitë me intensitet ciklonësh janë shoqëruar me erëra më të fuqishme dhe me më shumë reshje.

Sipas qendrës për paralajmërimin e stuhive në Havai, në vitin 2010 pati 19 stuhi tropikale, shumë më pak se sa mesatarja prej 31 tajfunesh.

“Në fakt u habitëm nga kjo statistikë dhe u përpoqëm të gjenim arsyet e kësaj rënieje. Kjo rënie përbën problem për ne, për sa u përket prirjeve që ndjekim në kërkimet tona”.

Por me gjithë shtimin e intensitetit të stuhive nëpër botë, meteorologu Knutson thotë se klimatologët ende nuk mund të konfirmojnë me siguri se ekziston një lidhje mes aktivitetit njerëzor dhe intensitetit të stuhive.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Studimi: Intensiteti i uraganëve do të rritet nga ngrohja globale Empty Re: Studimi: Intensiteti i uraganëve do të rritet nga ngrohja globale

Fri 5 Apr 2013 - 10:31
Pse eshte kaq ftohte dhe spo e ndiejme kete ngrohjen globale ..mos eshte ndonje sajim dhe kjo gje si fundi i botes ....
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi