NASA dhe ROSCOSMOS frikësohen, bashkojnë fuqitë për të përballuar asteroidët që kërcënojnë Tokën!
Sat 6 Apr 2013 - 1:24
Dëshirën për të bashkëpunuar midis tyre, kanë shprehur dy agjencitë më të mëdha të hapësirë në botës nën frikën e kërcënimit të asteroideve!
Mësohet se agjencia ruse e hapësirës, ROSCOSMOS është e gatshme për të bashkëpunuar ngushtë me NASA-ën, në një program përballimi dhe “asgjësimi” asteroideve, ka pohuar drejtori i agjencisë ruse Vladimir Popovkin. Në kuadër të këtij bashkëpunimi dhe programi, parashikohet dhe objektivi është diktimi i një asteroidi në hapësirë dhe vendosja e tij në orbitën e Hënës, me qëllim që të mund të studiohet dhe të jetë nën “kontroll”. Sipas Institutit të Hapësirës dhe Shkencave Astronomike në Keck, një mision i këtij niveli do të kushtoj 2.65 miliardë dollarë.
Madje, ROSCOSMOS i ka propozuar qeverisë ruse ndërtimin e një sistemi të përbashkët observimi asteroidesh. Rusia disponon tashmë 3 sisteme të tilla, të cilat i menaxhon Ministria e Mbrojtjes, Akademia Ruse e Shkencave dhe ROSCOSMOS./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi