Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shqiptarët, një popull i mjerë,37 për qind e familjeve,më pak se 10 mijë lekë në muaj Empty Shqiptarët, një popull i mjerë,37 për qind e familjeve,më pak se 10 mijë lekë në muaj

Sun 7 Apr 2013 - 0:29
Një sondazh i publikuar sot në Tiranë, pjesë e Vrojtimit Social Europian zbuloi një situatë tragjike sa i përket të ardhurave të familjeve shqiptare, të ardhura që qenë matur për herë të fundit nga Instituti i Statistikave pesë vjet më parë, pra para fillimit të krizës ekonomike botërore.
 Shqiptarët, një popull i mjerë,37 për qind e familjeve,më pak se 10 mijë lekë në muaj Varferia-300x1921
Sondazhi, cilësia e të cilit konsiderohet shumë e lartë, zbuloi se afro 37 për qind e familjeve shqiptare disponojnë të ardhura mujore prej më pak se 9,630 lekë, një shifër kjo poshtë minimumit jetik, duke sugjeruar se varfëria është rritur me hapa marramendës gjatë viteve të fundit. Sondazhi zbuloi gjithashtu se 20 për qind e Njësive Ekonomike Familjare kanë të ardhura mes 9,600 dhe 15,600 lekë në muaj, ndërkohë që vetëm 1.2 për qind e familjeve kanë të ardhura prej më shumë se 95 mijë lekë në muaj.

Instituti i statistikave kreu një vrojtim të ngjashëm në vitin 2007, ku zbuloi se familjet nën minimumin jetik qenë reduktuar ndjeshëm gjatë viteve të bumit, por nuk ka kryer asnjë studim të tillë që nga ajo kohë, kur Shqipëria është prekur nga kriza ekonomike botërore.

Vrojtimi Social Europian bazohet në një metodologji të hartuar nga një ekip shkencëtarës socialë europiane. Në Shqipëri janë përzgjedhur me kritere rigoroze kampionimi 1500 vetë dhe janë mbledhur 1200 përgjigje.

Afërsisht gjysma e popullatës shqiptare sipas vrojtimit rezulton e papunë në kërkim aktiv për punë ose e papunë që dëshiron të punojë por beson se nuk ka punë të disponueshme. Vrojtimi ka nxjerrë statistika shumë të ndryshme nga ato zyrtaret në Shqipëri, të cilat thonë se më pak se 13 për qind e shqiptarëve janë të papunë në kërkim të punës.
G.shqip
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

 Shqiptarët, një popull i mjerë,37 për qind e familjeve,më pak se 10 mijë lekë në muaj Empty Re: Shqiptarët, një popull i mjerë,37 për qind e familjeve,më pak se 10 mijë lekë në muaj

Sun 7 Apr 2013 - 1:33
kshu na ka katandis diktatura berishiane
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi