Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët, popull jo i lumtur!  Empty Shqiptarët, popull jo i lumtur!

Wed 8 Dec 2010 - 22:09
Adrian White, një socio–psikolog në Universitetin e Licesterit në Angli, ka përgatitur “Hartën e Lumturisë në Botë”. Në këtë analizë, Shqipëria rradhitet e 157-ta ndërsa Maqedonia e 146-ta. Popujt më të lumtur janë danezët dhe zvicrranët.

Sipas Adrian White, 3 janë faktorët kryesorë në lumturinë e njerëzve, shëndeti, pasuria dhe edukimi: “ Kur pyetëm njerëzit nëse janë të lumtur me jetët e tyre, njerëzit me kujdes shëndetësor të mirë, me një GDP të lartë, dhe me një edukim të mirë duken se janë më të lumtur.

”Duke parë gjendjen e Shqipërisë, shumë e varfër në të tre kategoritë, nuk eshte ndonjë surprizë që rradhitet në vendin e 157 të “Tabelës së Ligës së Lumturisë në Botë”. Megjithatë, në Evropë gjenden popujt më të lumtur në botë. Ja dhe radhitja:

1. Danimarka
2. Zvicra
3. Austria
4. Islanda
5. Bahamas
6. Finlanda
7. Suedi
8. Butan
9. Brunei
10. Kanada
23. SHBA
35.Gjermania
41. Angli
62. Franca
90. Japoni
133. Turqia
157.Shqipëria
...dhe në vend të 178. Burundi që është populli më i trishtuar në botë. Ndërkohë që fqinjët tanë rradhiten, Maqedonia(146), Greqi (84), Itali (50),Kroaci (98)...


Shqiptarët, midis më pak të lumturve në Botë

Shëndeti, pasuria dhe edukimi duket se mungojnë tek shqiptarët, që i kanë vënë në fund të listës së lumturisë

Një sondazh i kryer Adrian White, një socio–psikolog në Universitetin e Licesterit në Angli, nga ka nxjerrë se populli shqiptar është një nga pak më të lumturit në të gjithë botën. Adrian White ka përgatitur “Hartën e Lumturisë në Botë”, për të gjitha vendet. Sipas hartës së pregatitur nga profesori i universitetit, tre janë faktorët kryesorë në lumturinë e njerëzve: shëndeti, pasuria dhe edukimi.

Pyetësori

Psikologu i Universtetit të Licesterit, Adrian White ka udhëtuar në shumë vende të botës, për të konfiguruar hartën e lumturisë së botës. Ai ka udhëtuar në vende të pasura dhe të varfëra dhe gjatë marrjes në pyeteje të njerëzve të ndryshëm, ka rezultuar se ata që jetojnë në një gjendie ekonomike të vështirë, në vende me të ardhura të ulta për frymë, lumtuaria kishte një nivel të ulët në gjendjen shpirtërore të banorëve. “Kur pyetëm njerëzit nëse janë të lumtur me jetët e tyre, njerëzit me kujdes shëndetësor të mirë, me një GDP të lartë, dhe me një edukim të mirë duken se janë më të lumtur”, ka thënë White gjatë një interviste.

Për Shqipërinë

Adrian White, socio–psikolog, ka thënë për Shqipërinë se “duke parë gjendjen e këtij vendi, shumë e varfër në të tre kategoritë, nuk është ndonjë surprizë që në “Tabelën e Ligës së Lumturisë në Botë” të radhitet në vendin e 157-të”. Por edhe Shqipëria ka lënë mbrapa një sërë vendesh të tjera. Nga vendi i 157-të, ku gjendet vendi ynë, nuk na ndajnë shumë numra me vendin e fundit, në të cilin gjendet Burundi, që rezulton të jetë në vendin e 178-të të Hartës së Lumturisë së Botës. Sipas Hartës së publikuar, në vendet e para ndodhen disa vende evropiane, kryesisht vendet Skandinave, si dhe të qendrës së kontinentit të vjetër.

Në vendin e parë të listës së popujve më të lumtur ndodhet Danimarka, e ndjekur nga Zvicra në vend të dytë, Austria në vendin e tretë. Më pas në listën e popujve më të lumtur janë: Islanda, Bahamas, Finlanda, Suedia etj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në vendin e 23-të të popujve më të lumtur në botë, larg nga fqinjët e tyre kanadezë dhe mbrapa vendit të vogël, Brunei. Ndërkaq, në mesin e Tabelës së Lumturisë ndodhen vendet e mëdha, si Anglia, në vendin e 41-ë, Itali në të 50-in, Franca në vendin e 62-të etj. Pak vende para nesh ndodhet shteti fqinj, Maqedonia, që është në vendin e 146-të. Në një sondazh të bërë disa kohë më parë nga kompania “Gallup”, shqiptarët ishin një ndër popujt më pesimistë në Botës. Vendi ynë renditej në 5 vendet më pesimiste, nga 51 shtete ku u shtri sondazhi për pesimizmin e popujve.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiptarët, popull jo i lumtur!  Empty Re: Shqiptarët, popull jo i lumtur!

Wed 23 Feb 2011 - 17:57
.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi