Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ushtrime Të Ngadalta Për Trup Të Bukur (Foto) Empty Ushtrime Të Ngadalta Për Trup Të Bukur (Foto)

Tue 9 Apr 2013 - 0:12
Me realizimin e ngadalshëm të ushtrimeve, pa lëvizje të shpejta, arrihen shumë rezultate të mira. Gjashtë ushtrime efikase, kombinim i fitnesit, jogës dhe vallëzimit, forcojnë muskujt, tendosin trupin, por edhe ofrojnë relaks të shkëlqyer.

Udhëzim
Ushtrimet bëni pa pauza. Nga pozita fillestare shkoni deri te ajo e fundit. Përsëritjet, po ashtu, bëni pa pauza. Veproni ngadalë dhe me kontroll. Pa lëvizje të menjëhershme. Është me rëndësi që në çdo moment të ndieni se si zgjohen dhe aktivizohen muskujt.

Për prapanicë të fortë dhe këmbë të holla
Lakojeni gjurin e djathtë dhe zgjateni këmbën e majtë. Grushtin e djathtë vendoseni mbi të majtin dhe mbajini pranë trupit, ndërsa pastaj lëvizni duart majtas dhe njëkohësisht zgjateni këmbën e djathtë dhe lakojeni gjurin e majtë. Pa pauzë kthehuni në pozitë fillestare dhe bëni nga gjashtë deri në tetë përsëritje nga dy seri, ndërsa pastaj ndërroni anët. Ky ushtrim forcon përqendrimin dhe formëson muskujt e pasëm të këmbës dhe prapanicën.
Ushtrime Të Ngadalta Për Trup Të Bukur (Foto) 1ushtr
Për energji dhe fuqi
Hapni këmbët, drejtojeni shpinën dhe lakoni gjunjët. Duart mbani përpara trupit, gjysmë të lakuara, ndërsa nga kjo pozitë drejtoni këmbët dhe njëkohësisht rrotullojeni pjesën e sipërme të trupit në të majtë dhe duart zgjatni duke i mbajtur në nivel me supet. Bëni nga tetë deri në dhjetë përsëritje për secilën anë, me nga dy seri.
Ushtrime Të Ngadalta Për Trup Të Bukur (Foto) 2ushtr
Për këmbë dhe supe
Zgjateni këmbën e majtë përpara, bashkoni shuplakat para gjoksit, dhe pastaj nga kjo pozitë duke bërë një hap barteni peshën në këmbën e djathtë. Shtrini duart ashtu që shuplakat të jenë paralele. Bëni nga tetë deri në dhjetë përsëritje për secilën anë, nga dy seri. Ky ushtrim do të formësojë këmbët tuaja dhe muskujt e supeve.
Ushtrime Të Ngadalta Për Trup Të Bukur (Foto) 3ushtr
Për relaks
Qëndroni ashtu që shputat të preken, shtylla kurrizore është drejtë, ndërsa duart gjenden mbi kokë të bashkuara në shuplaka. Nga kjo pozitë përkuleni trupin përpara dhe me duar kapni majat e gishtave të këmbëve, ndërsa pastaj drejtojuni ngadalë. Bëni nga 10-15 përsëritje në dy seri.
Ushtrime Të Ngadalta Për Trup Të Bukur (Foto) 4ushtr
Për trup të zhdërvjellët
Uluni mbi thembra, shuplakat lëshoni përpara gjunjëve, drejtojeni shtyllën kurrizore dhe shikoni para jush. Nga kjo pozitë barteni peshën në duar dhe ngriteni trupin dhe prapanicën lartë. Ky ushtrim bëhet në dy seri nga tetë deri në dhjetë përsëritje. Krahas asaj që trupi juaj bëhet më elastik, ky ushtrim i forcon edhe muskujt e prapanicës.
Ushtrime Të Ngadalta Për Trup Të Bukur (Foto) 5ushtr
Për bel të hollë
Uluni mbi thembra, drejtojeni shpinën, ndërsa duart vendosni përpara jush, ashtu që majat e gishtave të prekin në dysheme. Pastaj lëvizni ijët përpara, me dorën e djathtë mbajeni këmbën e majtë, ndërsa duke e mbajtur dorën e majtë mbi kokë tërhiquni sa më shumë prapa. Pas 8-10 përsëritjeve në dy seri, ndërroni anët. Tendosja është pjesë përbërëse e ushtrimeve, ndërsa nëse e bëni rregullisht, ky ushtrim do të hollojë belin tuaj.riniaforum
Ushtrime Të Ngadalta Për Trup Të Bukur (Foto) 6ushtr
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi