Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Greqi, shqiptari vret me levë hekuri bashkëkombësin Empty Greqi, shqiptari vret me levë hekuri bashkëkombësin

Tue 9 Apr 2013 - 11:31
Greqi, shqiptari vret me levë hekuri bashkëkombësin Policia%20grekeNjë vrasje e ngjashme si këto që ndodhin në vendin tonë, ka ndodhur edhe në Greqi, ku një emigrant shqiptar ka vrarë me mjete të forta një bashkëkombës të vetë. Viktima është një 54-vjeçar i vrarë nga 38-vjeçari në një fshat të krahinës së Pierisë.

Një emigrant shqiptar në Greqi, i moshës 54 vjeç ka humbur jetën si rezultat i goditjeve me levë hekuri nga një bashkatdhetari i tij. Ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Vrontos, një fshat i krahinës së Pierisë, 16 km larg nga kryeqendra, Katerini.

Sipas dëshmitarëve okularë të cituar nga policia, autori 38-vjeçar i kishte bërë pritë viktimës, dhe në momentin kur 54-vjeçari është afruar është goditur me levë hekuri në kokë. Pas këtij veprimi bashkatdhetari i tij e ka lënë të përgjakur në mes të rrugës.

Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancës, por ndërhyrja mjekësore nuk ishte më e nevojshme pasi 54-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje ka mundur të largohet nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Sipas policisë, motivi i vrasjes ka të bëjë me mosmarrëveshje ekonomike që kishin dy emigrantët shqiptarë ndërmjet tyre.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi