- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Hotel për të vdekurit...dhe shumë i suksesshëm
Tue 9 Apr 2013 - 11:43
Japonia sjell një risi. Duket e çuditshme sepse të vdekurit kanë vetëm një vend, por Yokohama i kushton një hotel edhe atyre. Deri tani kemi dëgjuar hotele për qentë dhe të divorcuarit, nga tani e tutje ekziston edhe një vend “luksi” për të vdekurit. Ideja ishte e Hisayoshi Teramura. Ai e quajti “Lastel”.
Arsyeja e ekzistencës se një hoteli të tillë është e thjeshte, duke parë përqindjen e vdekshmërisë që është rritur shumë në Japoni vitet e fundit dhe kohen e gjatë për të marrë lejen e djegies së kufomave, ishte e nevojshme që të krijohej një vend ku të mbahej trupi i vdekur në kohën kur sapo vdes dhe në momentin para varrimit.
Një zgjidhje komode për ata, me gjithë respektin për personin e tyre të humbur, nuk do të mbajë një kufomë në shtëpi. Hoteli ofron një arkivol që ruan trupin, duke e mbajtur të paprekur, për çmimin e 12,000 yen (rreth 100 euro) në ditë. Aktualisht ka mundësi të mirëpresë rreth 18 trupa, por nuk përjashtohet mundësia që kjo strukturë të zgjerohet duke parë suksesin e kohëve të fundit.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi