Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjen vdekjen Madonna shqiptare, Elda Shabani.  Empty Gjen vdekjen Madonna shqiptare, Elda Shabani.

Wed 10 Apr 2013 - 1:46
Këngëtarja e njohur shqiptare Elda Shabani që njihet edhe si Madonna shqiptare, ka gjetur vdekjen në një spital të Zvicrës, kurse policia shqiptare në bashkëpunim me atë zvicerane po kryejnë hetime lidhur me rastin.Paraprakisht dyshohet se Elda Shabani ka humbur jetën si pasojë e një infarkti.Ndërkohë si pistë hetimi policor është mundësia e vdekjes së shkaktuar nga pirja e një doze të konsiderueshme barnash qetësues. Dhe për të zbardhur nëse ky dyshim qëndron, mësohet se është planifikuar kryerja e një autopsie.Elda Shabani prej kohësh jetonte në Zvicër.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjen vdekjen Madonna shqiptare, Elda Shabani.  Empty Re: Gjen vdekjen Madonna shqiptare, Elda Shabani.

Thu 11 Apr 2013 - 12:05
Madona Shqiptare: “O njerëz, jam gjallë! Pse më tmerruat familjen!”
Gjen vdekjen Madonna shqiptare, Elda Shabani.  Madona-221x300
Brenda pak orësh mori famën më të madhe që mund ta imagjinonte dhe kjo vetëm e vetëmve disa media elektronike qarkulluan në internet “vdekjen” e saj të rreme!
Siç një uragan, ashtu dhe siç është vet interneti Madona Shqiptare u paraqit e vdekur dhe menjëherë shqiptarët u prek nga ky lajmë, ashtu siç dhe ishte normale. Por, vjen vetë Madona Shqiptare e cila me anë profilit të saj që disponon në facebook të përgënjeshtroj këtë lajm të rrem, i cili e donte atë të vdekur.


Por, vjen vetë Elda Shabani, ose Madona Shqiptare me anë të një interviste dhënë mediave shqiptare të përgënjeshtroj lajmin e hidhur që veç të tjera i tmerroj njerëzit e familjes të cilët të trembur dhe me lot në sy e merrnin në telefon për të mësuar nëse është gjallë.

“Është për të ardhur keq. Jam nënë me dy fëmijë”, thotë Elda dhe shton: “Ishte vonën natën kur u ngrita të shkoj në banjë, kur dola prej andej, i hodha një sy telefonit. U habita kur pash as shume thirrje dhe mesazhe. Mesazhet ishin të shumte nga mikesha dhe shok, por më shqetësues ishin ato të familjes”, vijon Elda në intervistën e saj.
“O motra ime, a je gjallë? Nëse po, na merr menjëherë në celular.” Për një moment u tremba, mendova se mamit i kishte ndodhur diçka, pasi ka probleme me zemrën… I mora direkt në telefon dhe sapo unë thashë “afro”, pra sapo më dëgjuan zërin, ia nisën me brohoritje. Aq shumë bërtitën, sa unë u tremba. I pyeta, çka ngjarë dhe mami që qante nga ankthi dhe gëzimi, këtë herë më tha: “Moj mam, shyqyr që qenke gjallë, se të kanë nxjerrë në media që ke vdekur. E ka marr vesh e gjithë Shqipëria. Njerëzit po pyesin e po qajnë.” U shtanga dhe m’u ndal fryma. I tregova që “jam mirë, mos u bëni merak”, tha ndër të tjerash këngëtarja e shokuar.
Madje u desh të ndërhynte mediat publike dhe të komentonte në profilin e saj në facebook që të përgënjeshtrohej lajmi i rremë dhe të qetësoheshin të afërmit e saj, miq dhe fansat./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi