Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lac, gjen vdekjen 16-vjecarja Empty Lac, gjen vdekjen 16-vjecarja

Tue 5 Apr 2011 - 16:40
Lac, gjen vdekjen 16-vjecarja Policia-aksdent
Një vajzë 16-vjeçare
ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në
rrugën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të fshatit Fushë Mamurras.

Sipas burimeve zyrtare të policisë,
një makinë me targa të Kosovës, tip fuoristradë, ka përplasur për vdekje
16-vjeçaren e identifikuar me inicialet M.A, e cila ka gjetur vdekjen
gjatë rrugës për në spitalin e Laçit.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, drejtuesi i automjetit pas
aksidentit nuk ka lëvizuar nga vendi i ngjarjes, duke u arrestuar më pas
nga ana e policisë së Kurbinit.

Sipas hetimeve në vendin e ngjarjes, shkak për këtë aksident tragjik
është bërë shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte automjeti që goditi
16-vjeçaren. Kjo e fundit po kalonte superstradën per të vajtur tek
shtëpia e saj, të cilën e kishte në anën tjetër.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi