Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I rregullt deri në detaje, shqiptari gjen vdekjen rrugës për në punë Empty I rregullt deri në detaje, shqiptari gjen vdekjen rrugës për në punë

Thu 2 Feb 2012 - 0:05
I rregullt deri në detaje, shqiptari gjen vdekjen rrugës për në punë Rrapo-HoxhajSanremo, 1 shkurt 2012, NOA- Një emigrant shqiptar i cili punonte rregullisht në Itali e në çdo detaj të verifikuar nga policia ishte më se i ligjshëm, gjeti vdekjen mëngjesin e sotëm në Trento Trieste në afërsi të Sanremos.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se shkak për aksidentin e më pas vdekjen ka qenë shpejtësia e madhe me të cilin po lëvizte mjeti.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, i vdekur në vend ka ngelur 33 vjeçari Rrapo Hoxhaj i cili udhëtonte në krahun e kundërt të rrugës me një motor "Honda Cbr 1000" ndërsa nxitonte për në punë.

Nga ana e policisë thuhet se përplasja ka qenë aq e fortë sa që shqiptari është rrotulluar rreth 20 metra e më pas ka përplasur kokën në trotuar duke gjetur vdekjen në vend.

Në vendngjarje menjëherë pas aksidentit mbërritën mjekë ligjor e policë të shumtë ndërsa thuhet se motorin shqiptari ia kishte marrë hua një të njohuri, i cili kishte firmosur gjithashtu një prokurë për lëvizje të rregullt, pasi duket se viktima donte që ti paraprinte çdo të papriture.

Në pamje të parë duket se në aksident nuk është përfshirë asnjë mjet tjetër ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi dyshohet që Hoxhaj mund të jetë trembur nga ndonjë mjet i cili i vinte përballë dhe për të evituar përplasjen duket se ka humbur kontrollin.

a.y/NOA
pexha
pexha
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1673
<b>Hobi</b> Hobi : forumet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kamenic
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 16/01/2011

I rregullt deri në detaje, shqiptari gjen vdekjen rrugës për në punë Empty Re: I rregullt deri në detaje, shqiptari gjen vdekjen rrugës për në punë

Thu 2 Feb 2012 - 0:39
uhhhhhhhhh
sa prekse me vjen keq per ket ishall e ka te let dheun
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi