Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?  Empty A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?

Wed 10 Apr 2013 - 17:48
A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?  58818_4725620653584_1080815710_n
Abort është dalja e embrionit nga mitra e femrës para se ai të mund të jetojë vetvetiu d.m.th. para se të arrijë 6 muaj që nga data e ngjizjes ose para se ta arrijë peshën 0.5 kg. Ose ndryshe disa e quajnë abortin si mbytje e foshnjës para se të lindë. Aborti mund të jetë spontan dhe artificial.

- Aborti spontan është të dalurit e embrionit nga mitra e nënës në mënyrë të natyrshme pa ndikim të jashtëm të çfarëdo forme të ndikimit. Si p.sh. i ashtuquajturi aborti i harruar. Ky ndodh që foshnja të mos zhvillohet fare pasi të ketë ndodhur ngjizja dhe të zhduket me gjakderdhje. Pastaj aborti si shkak i frikës, apo lodhjes etj.

- Aborti artificial mund të jetë terapeutik dhe kriminal. Aborti terapeutik është aborti artificial që bëhet për motive shëndetësore qoftë të nënës apo të fëmijës. Kurse aborti kriminal është aborti artificial, që nuk është spontan apo artificial terapeutik.

Pra, abort kriminal është çdo lloj aborti që bëhet me ndikim të jashtëm për motive të tjera, që s'kanë të bëjnë me shëndetin e nënës apo të foshnjës. Lloji i abortit, i cilin hyn në debat dhe ndahen mendime lidhur me faktin nëse duhet apo jo të legalizohet është aborti artificial kriminal. Sa i përket abortit spontan, askush nuk bën fjalë për të, pasi që ai ndodh nga jo vullneti i njeriut dhe si i tillë nuk mund të hyjë në debatin e të lejuarës dhe të ndaluarës, humanes dhe johumanes etj.

Andaj edhe unë në këtë punim do të zgjerohem më tepër në këtë lloj aborti, kurse për abortin terapeutik do të ndaj një paragraf dhe të shohim se me çfarë kushtesh mund të lejohet.

Motivet e përgjithshme të abortit artificial

- motive medicinale si shkak i rrezikimit të jetës së nënës

- motive të gjendjes shëndetësore të frytit si përcjellje e ndonjë sëmundjeje trashëguese ose tjetër.

- motive shoqërore për të mbuluar turpin e marrëdhënieve seksuale ilegale

- motive sociale, duke u frikësuar se shtimi i një anëtari të ri në familje shkakton pamundësi për përkujdesje financiare

- motivi i planifikimit familjar, duke përcaktuar numrin e dëshiruar të anëtarëve të familjes etj.

Për të arritur deri te ndonjë përfundim i arsyeshëm, kësaj teme, ashtu sikundërse edhe shumë të tjerave, duhet qasur nga aspekti fetar islam, nga aspekti shëndetësor si dhe nga ai social. Pse duhet të shikohet qëndrimi islam në lidhje me abortin?

Feja Islame si fe e vërtetë dhe e shpallur prej Allahut, Krijuesit të gjithësisë, përveç anës së besimit dhe adhurimit, përmban në vetvete edhe anën ligjore, me anë të së cilës Ligjvënësi i Madhëruar ka rregulluar anën juridike të jetës së njeriut besimtar. E sidomos në ato çështje, për të cilat mendja e shkurtër dhe e kufizuar e njeriut është e paaftë të vendosë rregull të qëndrueshëm, të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Kështu që, sistemin ligjor islam e gjejmë modelin e parë legjislativ, prej të cilit u shërbyen ligjvënësit në tokë.

Se sa korrekte dhe aktuale janë mësimet kur'anore, këtë e tregojnë dëshmitë e shumta dhe të shpeshta të shumë e shumë shkencëtarëve që me mund e sakrificë të vetëmohueshme, angazhohen tërë jetën e tyre për të zbuluar diç nga shkenca bashkëkohore, dhe në fund e gjejnë se ai studim i tyre është përmendur qysh para 14 shekujve në fjalën hyjnore të Allahut, në Kur'an. Siç është rasti i shkencëtarit të madh në lëmin e anatomisë dhe embriologjisë, Keith L. Moore, profesor në Universitetin e Torontos në Kanada, i cili pas një studimi të gjatë në etapat e krijimit të njeriut në mitër, erdhi në përfundim se kjo gjë në mënyrë të metalizuar ishte përmendur në Kur'an para 1400 viteve. Gjë kjo, që e shpiu ta pranojë Islamin dhe shkroi një libër, ku bëri krahasim mes mësimeve islame (Kur'anit dhe Sunnetit) dhe shkencës bashkëkohore me titull: "The Developing Human, clinicially oriented embriology", i cili u përkthye në më shumë se tetë gjuhë të botës.

Rasti tjetër është i shkencëtarit tjetër amerikan, Marshall Xhonson, përgjegjës i katedrës së anatomisë të Universitetit "Tomas Xheferson" në Filadelfia të SHBA-ve. Shkencëtari Xheferson u befasua se si Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!, kishte mundur që në Mesjetë të bënte një zbulim të tillë, pra etapat e zhvillimit të embrionit. Pas meditimit erdhi në përfundim se Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, nuk ka pasur kushte të dijë në atë kohë për këtë gjë dhe u bind se kjo është fjalë e Zotit, Krijuesit të embrionit, dhe përqafoi Islamin. Për më gjerësisht shiko librin "Mrekullitë shkencore në Kur'an" të autorit Abdulmexhid Zendani.

Nuk është çudi për këso lloj rastesh, sepse Allahu i Madhërishëm ka treguar në Kur'an dhe ka thënë: "E atyre që u është dhënë dije, atë që të është shpallur nga Zoti yt e kuptojnë se vetëm ajo është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit dhe të Lavdëruarit." (es-Sebee, 6)

Të debatosh rreth një çështjeje nëse duhet të lejohet apo jo, patjetër duhet të studiohen rrethanat e asaj çështjeje si dhe duhet të ketë ndonjë bazë mbi të cilën mund të mbështetemi eventualisht, për të qenë sa më korrekt dhe sa më të drejtë, që përfundimi mos të rezultojë me humbjen e të drejtës së dikujt me arsyetim të respektimit të dëshirës së dikujt tjetër.

Në situata të këtilla, logjika e njeriut, krahas trajtimit të saj si e pastër dhe e shëndoshë, nuk është në gjendje të arrijë deri te një vendim i drejtë, që për kohëra të gjata dhe interesa gjithëpërfshirëse të ketë vitalitetin e drejtësisë dhe të mbrojtjes së të drejtave të krijesave, madje edhe të njeriut. Andaj duhet patjetër të shkohet në atë, që e thotë burimi hyjnor e që në këtë rast do t'i ishim qasur në mënyrë direkte në udhëzimet islame, duke e pasur parasysh origjinalitetin e kësaj feje. Atë që e ka zgjedhur Krijuesi Absolut, është e drejtë dhe u përgjigjet nevojave të të gjitha kohërave. Allahu në Kur'an thotë: "Ty Muhamed të dërguam mëshirë për të gjitha botët." (el Enbijaë, 107)

Kjo çështje do të duhej të ishte tabu, kur dihen fakte të shumta historike, që rezultojnë në vërtetësinë e Kur'anit. Njeriu nuk do të dinte as të fliste dhe as të dallonte të mirën nga e keqja, po të mos ishin mësimet qiellore nga Krijuesi i njeriut. Me përgjegjësi mund ta themi se trajtimi i gjërave qysh në fillim, nëse do të ndodhte nga vetë njeriu, vështirë se mund të ishte real dhe i qëndrueshëm, kur dihet se ai mund të jetë i prirë nga epshi, egoja, tekat etj.

Përderisa popujt e hershëm kanë jetuar atëherë kur i kanë pasuar të dërguarit e Allahut respektivisht mësimet e Allahut dhe kanë humbur e janë shkatërruar, atëherë kur i kanë kundërshtuar ata dhe mësimet qiellore, është tejet me interes për mbarë njerëzimin, e të mos flasim për vetë myslimanët, që të jenë shumë vigjilent në përcjelljen e mësimeve islame përkitazi me çështjet që mund të bëhen dukuri e keqe në shoqëri dhe të goditemi pastaj me dënimin apo dënimet e Allahut dhe të bëhemi të barabartë me popujt e zhdukur.

"A mund të zhdukemi edhe ne, kur në mesin tonë ka njerëz të mirë? – e pyeti të Dërguarin bashkëshortja e tij, Zejneb bint el Xhahsh. Po, kur përhapet e keqja - u përgjigj Muhammedi alejhis-selam." (Shënojnë, Buhariu, Muslimi dhe të tjerë)

Andaj në temën që po zbërthejmë duhet patjetër të konsultohet mendimi dhe qëndrimi i Islamit ndaj abortit nëse dëshirojmë të vijmë deri te një përfundim i shëndoshë dhe i dobishëm për gjithë njerëzimin.

Qëndrimi i Islamit ndaj abortit

Aborti sipas Sheriatit islam është i ndaluar në të gjitha fazat e embrionit duke filluar me ngjizjen e spermës së mashkullit në vezoren e femrës e deri në lindje. Allahu thotë: "Dhe mos i mbytni qeniet të cilat i ka ndaluar Allahu, përveç me arsye të drejtë". Mirëpo kjo ndalesë fuqizohet edhe më tepër, kur embrioni i kalon 40 ditë, që me këtë rast bëhet formësimi i foshnjës. Ndërsa ndalohet rreptësisht, atëherë kur ai i kalon 120 ditë, kur i vjen shpirti dhe vërehet i gjallë në mitër. Në këtë rast abortimi i tij në Islam konsiderohet krim ndaj njerëzimit. Embrioni në Islam i gëzon të drejtat e foshnjës së lindur. - Së pari nëse fryti i ka kaluar 120 ditë, pra i ka ardhur shpirti, ai do të ringjallet në Ahiret, pa marrë parasysh se do të lindet i gjallë apo i vdekur. Do të nxirret me abort apo do të lindet normal. I mbyturi apo i abortuari, do t'i kërkojë llogari kriminelëve, që nuk i dhanë mundësinë të jetojë, pra e mbytën.

- Nëse vdes trashëgim-lënësi p.sh. babai, nuk shpërndahet trashëgimia deri sa të lind edhe ai që është në mitër si trashëgimtar i mundshëm nga pasuria e lënë.

- Nuk lejohet që nëna shtatzënë të martohet në rast të shkurorëzimit apo vdekjes së bashkëshortit, gjegjësisht babait, deri sa të lindë atë që e ka barrë.

- Nëse shtatzënësia vjen si rezultat i imoralitetit, nuk lejohet në Sheriatin Islam të ekzekutohet dënimi i kurvërisë mbi femrën me barrë, deri sa të lindë foshnja, pastaj të përfundojë edhe gjidhënia. E gjithë kjo vetëm e vetëm për ta shpëtuar jetën e foshnjës.

- Femrës shtatzënë, në Islam i lejohet të mos agjërojë në ramazan, ndonëse agjërimi i ramazanit është obligim i fortë për myslimanët, nëse rrezikohet shëndeti i foshnjës në embrion.

Në të gjitha këto raste, nuk lejohet që të abortohet fëmija për hir të obligimeve ndaj Allahut, andaj vallë si të lejohet aborti për hire të "dëshirave" të krijesave!? Abortuesi, mjeku apo kushdo qoftë, i foshnjës, që ka kaluar 120 ditë, dënohet me të njëjtin dënim sikur të kishte kryer krim ndaj foshnjës së lindur. Shumë dijetarë islamë këtë dënim e shohin edhe për atë që aborton foshnjën që ka kaluar vetëm 40 ditë.

Të ndalemi pak te fjala e Allahut, subhanehu ve teala, ku thotë: "Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës. Ai krijon çka të dojë. Ai i falë vetëm femra atij që do, e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril). Ai është i Dijshëm, i Fuqishëm." (esh-Shura, 49 dhe 50.

Nga kjo duhet të jemi të sigurt se fillimi i formimit të embrionit nuk varet nga ne. Sa e sa njerëz shpenzojnë kohë e mjete të mëdha materiale për të arritur shtatzënësi. Por kjo nuk varet nga vetë njeriu. Andaj si i jep guxim njeriu vetes që të luaj me atë që Allahu i Madhërishëm e ka vendosur në mitër? A nuk frikësohet njeriu se mund të sprovohet pastaj me përbuzje nga Allahu? Aborti në aspektin sociologjik Të lejohet apo jo aborti është një temë sa interesante po aq edhe joreale. Kjo do të thotë të legalizohet apo jo krimi në embrion ose më mirë të themi, krimi mbi fëmijët e së nesërmes së afërt gjegjësisht krimi mbi një pjesë të së ardhmes së një populli.

T'i thuhet po abortit vetvetiu shtrohet pyetja tjetër, fëmija i lindur me të meta fizike etj., për të cilin duhet shpenzuar shumë nga pasuria, vetëm e vetëm që ta shpëtojmë nga vdekja e shpeshherë me aspak optimizëm për shërimin e tij dhe mbi të gjitha i padëshirueshëm për familjen në atë gjendje. Shtrohet pyetja, pse në këtë rast të mos shkohet me "zgjidhjen" e lirë në kosto, dalje nga telashet e jetës dhe të mbytet fëmija i tillë?! A nuk është vendosje e lirë në këtë rast, që prindërit të rehatohen nga ky fëmijë dhe ta largojnë nga jeta?

Besoj se është e qartë dhe mjaft e kapshme që dallimi i këtij fëmije dhe embrionit të shëndoshë, i cili pas pak muajve mund të jetë një dritë e mirë, që mund ta gëzonte të drejtën e tij për të jetuar. Nëse për embrionin mund të themi se ai ende nuk është i gjallë dhe nuk di, atëherë edhe foshnja është e tillë. Pejgamberi paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: "Të thyhet ashti i njeriut të vdekur është sikur t'ia thyesh atë kur ai është gjallë" Kjo është me të vdekurin, i cili nuk mund të kthehet më në këtë jetë, në Dynja. E çfarë është qëndrimi njerëzor me atë, i cili do të lindet dhe do të vijë në jetë?!

Arsyeja e lirisë demokratike se njeriu mund të veprojë dhe të shprehet i lirë, nuk guxon t'i shkelë normat e arsyes dhe ta legjitimojë krimin në fëmijë. Aborti sot mbyt më shumë se 102 000 (njëqind e dymijë) foshnje në Kanada brenda një viti. Kurse në SHBA i mbyt 1.5 milion foshnje në vit.

Nëse shtrohet pyetja a më mirë është të bëhet abortimi i foshnjave të paplanifikuara apo të linden e pastaj të braktisen nëpër kontinierë e të mbeten pa përkujdesje familjare e të përfundojnë si të vdekur apo si fëmijë të paidentifikuar?

Ne themi se të dy këto opsione janë të papranuara, dhe si të tilla, njëra nuk mund ta justifikojë tjetrën. Pra, braktisja e foshnjës së posalindur nuk e arsyeton mbytjen e saj në barkun e nënës. Por institucionet shtetërore mund të marrin masat e duhura në parandalimin e këtyre krimeve duke sanksionuar dhe duke ndaluar me ligj marrëdhëniet seksuale joligjore. Në këtë mënyrë do të parandalohej aborti kriminal, braktisja e foshnjave të gjalla si dhe kurvëria, një krim tjetër, edhe pse nuk rezultojnë pasoja të menjëhershme. Pra do të parandaloheshin sëmundje të shumta që vijnë nga kjo vijë tepër negative për shoqërinë, që përfundon me virusin HIV pozitiv. Pra, liria e abortit çon deri te legalizimi i prostitucionit dhe kurvërisë, ndërsa këto të fundit sjellin fatkeqësitë shëndetësore që janë rrezik pastaj edhe për pjesën e pastër dhe të moralshme të shoqërisë.

Aborti zbeh marrëdhëniet bashkëshortore dhe e humb seriozitetin e jetës, pasi që martesa është rrugë e krijimit të familjes e jo të zhdukjes së anëtarit të ri. Çfarë privilegji do të kishte fëmija i parë, i dytë... kundër të pestit që nuk dëshiron ta lejosh të vijë në jetë. E nëse aborti duhet të bëhet si rezultat i shtatzënisë nga kontakti jo legjitim, ky abort trumbeton kundër "dashurisë" që njëri-tjetrit i shkaktuan dhembje shpirtërore dhe fizike në këtë botë, e çfarë pret për daljen nesër para Allahut?

Aborti ka bërë të mundur që në disa shtete të Azisë së Largët të hahet gjegjësisht dhe të shitet mishi i njeriut. Me keqardhje sot i shohim se si njerëzit tregtojnë me çështjen e abortimit si një tregti e përparuar, e mbuluar me gjoja arsyetime legjitime nën motot e "lirisë së vendosjes", "të drejtat e femrës" etj. Në disfavor të së drejtës së embrionit-foshnjës për jetë.

Duhet të kemi kujdes nga thirrjet e ndryshme qëllimkëqija në nivel kombëtar e botëror për "planifikim familjar", "e drejta e lindjes", "lindjet e shëndosha" etj. Sepse të gjitha këto thirrje mbajnë në brendinë e tyre abortin e legjitimuar.

Përjashtimet për abortin artificial terapeutik

Foshnjës i vjen shpirti pasi ka kaluar 120 ditë në barkun e nënës, siç e përmendëm më lart. Qeveria e Arabisë Saudite, duke u mbështetur në vendimin e Komisionit të Përhershëm për Hulumtime dhe Vendime të Sheriatit, të cilin e përbën një numër i konsiderueshëm i dijetarëve më eminentë islamë, vendosi si vijon:

1. Nëse embrioni i ka kaluar 40 ditë duke mos i arritur 120 ditë, nuk lejohet abortimi, përveç në dy raste:

a) nëse të vazhduarit e shtatzënisë i shkakton nënës sëmundje të papërballueshme, ose do të mbetet me dhembje edhe pas lindjes;

b) nëse vërtetohet se foshnja do të lindë me të meta fizike apo psikike, duke mos pasur shpresë në shërimin e saj pas lindjes.

2. Nëse embrioni i ka kaluar 120 ditë, ndalohet rreptësishtë abortimi i foshnjës, përveç rastit kur vihet në pikëpyetje jeta e nënës. Nëse nëna ka mundësi të mbetet e gjallë nuk lejohet abortimi, e nëse është e sigurt që me vazhdimin e shtatzënisë nëna do të vdesë, lejohet që të ndodh abortimi, për të shpëtuar njërën jetë.

3. Ndalohet rreptësishtë që mjeku të kryejë abort, nëse nuk ekziston ndonjëra prej këtyre arsyeve.Aborti për foshnjën që ka kaluar 40 ditë në embrion nuk guxon të kryhet, përveç në ndonjë spital shtetëror, pasi për këtë të jetë marrë vendim nga komisioni mjekësor i përbërë nga tre mjekë, së paku njëri prej tyre të jetë specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës, duke miratuar vendimin për abort dy prej mjekëve myslimanë, që dihet se janë të devotshëm.

Çfarëdo motivi tjetër për abort Sheriati islam e refuzon. Nëse bëhet në mënyrë legale, personi abortues përgjigjet edhe para organeve të drejtësisë islame aty ku funksionon. E nëse kjo nuk ndodh, ose aborti bëhet në mënyrë interne, kjo nuk do të mbetet kot, por Allahu do t'i llogarisë ata në gjyqin e madh të Ditës së Gjykimit, atëherë kur nuk do të humbet as detaji më i vogël. Allahu thotë: "Dhe kur të pyeten ato vajzat e mbytura për çfarë mëkati ato janë mbytur." (et tekvir, 8 dhe 9)

Legalizimi i abortit pra, hap dyert për epidemi të tjera morale, familjare, shoqërore, ekonomike, shëndetësore etj. andaj edhe është i papranueshëm dhe duhet t'i mbyllen rrugët e jo të legalizohet.
shkruan: Muhamed DËRMAKU
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?  Empty Re: A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?

Wed 10 Apr 2013 - 18:01
Jam pro vetem per rastet kur rrezikohet jeta e nenes ose femija nuk rritet normalisht ose vuan nga ndonje semundje...Do diskutim te gjate kjo sepse ketu hyne edhe femrat te cilat mbeten shtatzena nga nje marredhenie por skane kushtet,mundesine dhe as mbeshtetje qe ta mbajne ate femije,,,,ne kete rast cdo preferonim ta lindte femijen e te rritej rrugeve e kush e di ku perfundonte (ndoshta vdiste urie) apo te bej abort????
Arian 123
Arian 123
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 4194
<b>Hobi</b> Hobi : Shume.
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/08/2012

A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?  Empty Re: A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?

Wed 10 Apr 2013 - 18:10
familjes i duhet nje plane per femi.por ne raste te jashtezakonshme femija duhet linde dhe ka shume forma te tjera ; ka shume njerze qe e duan nje femije te tille.Abortimi eshte gje e keqe.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?  Empty Re: A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?

Wed 10 Apr 2013 - 19:25
aborti eshte krim
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?  Empty Re: A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?

Wed 10 Apr 2013 - 21:42
Message reputation : 100% (1 vote)
jam pro se ka situata e situata...por mendoj qe diten e sotme kush ngel shtatzan e ben me qellim,se ka masa mbrojtse me her qent...mjafton te informohemi...
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?  Empty Re: A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?

Wed 10 Apr 2013 - 22:16
AnGeLiC shkruajti:Jam pro vetem per rastet kur rrezikohet jeta e nenes ose femija nuk rritet normalisht ose vuan nga ndonje semundje...Do diskutim te gjate kjo sepse ketu hyne edhe femrat te cilat mbeten shtatzena nga nje marredhenie por skane kushtet,mundesine dhe as mbeshtetje qe ta mbajne ate femije,,,,ne kete rast cdo preferonim ta lindte femijen e te rritej rrugeve e kush e di ku perfundonte (ndoshta vdiste urie) apo te bej abort????

-Me mendimin tuaj te par jam dakort edhe une por me te dytin asesi nuk pajtohem..
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?  Empty Re: A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?

Wed 10 Apr 2013 - 22:18
shaban cakoli shkruajti:aborti eshte krim
-Bile me i keq se krimi Shaban...
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?  Empty Re: A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?

Wed 10 Apr 2013 - 22:30
Nese pak keni ndjenja ndegjojeni ket videoklip...
behet fjal per Abortin..
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?  Empty Re: A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?

Thu 11 Apr 2013 - 10:31
Jo ..
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?  Empty Re: A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?

Thu 11 Apr 2013 - 13:58
A duhet te legalizohen krimet?!

KURRE.
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?  Empty Re: A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?

Thu 11 Apr 2013 - 14:10
Message reputation : 100% (1 vote)
Jo.

Shifrat e abortit jan ne % te madhe pa u legalizu e lere me te legalizohet aborti imagjino sa jete femijesh do nderpriteshin.
Aborti do e aprovoja vetem ne raste komplikemshe ne shtatzanin,ose mosh zhvillimin e duhurte bebes,ndryshe jam Kunder!


FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?  Empty Re: A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?

Thu 11 Apr 2013 - 14:15
Puna e abortit esht njesoj si liberalizimi i vizave qe u be me shqiptaret.U mbloth BE-ja dhe tha:
Shqiptaret njesoj largohen nga shqiperia si ilegal,e kan bere me vite e shekuj me para dhe skemi bere asgje per ti ndaluar pasi nuk ka menyra per ti ndaluar.
Dhe puna e Abortit, jan me qindra e mijra klinika private qe e kryejn kete pune dhe askush nuk i ndalon dot.Keni degjuar neper lajme ju apo gazeta mbyllet kjo klinik,apo ky doktor arrestohet per kryerje aborti te pacientve??? ASNJEHERE ..Kshu qe ta aprovojn abortin dhe ta bejn si njerez dhe pa kosto se ngelen duke paguar qimet e kokes per dicka qe se shmang dot apo ndalon asnje ligj apo shtet
Sponsored content

A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?  Empty Re: A DUHET TË LEGALIZOHET ABORTI?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi