Fakte të çuditshme për organizmin
Wed 10 Apr 2013 - 20:25
Ua prezantojmë vetëm disa prej shumë fakteve të pabesueshme për organizmin tonë, e veçanërisht për ato pjesë që kanë të bëjnë me ushqimin dhe tretjen.
1. Pëlqimi i një ushqimi të caktuar paraqitet shumë herët. Gjurmët e ushqimeve, të cilat i hanë shtatzënat ose nënat që ushqejnë foshnjat me gji, gjenden në lëngun e frytit ose në qumështin e nënës. Fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë ngrënë, për shembull, hudhër ose brokoli, do t’i pranojnë më lehtë ato lloje të ushqimeve sesa fëmijët e tjerë.
2. Me gjithë mendimin e popullarizuar, aroma e ushqimit nuk shkakton drejtpërdrejt rritjen e lëngut të gojës. Bëhet fjalë në të vërtetë për faktin që aroma ju nxit që të mendoni për ushqim, ndërsa ai mendim e sjell rritjen.
3. Enzimat që gjenden në detergjente për larje të rrobave janë të njëjta me ato të cilat organizmi ynë i përdor për tretje të ushqimit. Kështu detergjentet në fakt janë sistem për tretje në kuti.
4. Shpejtësia me të cilën lëviz ushqimi nëpër ezofag është 0.35 km/h, që është pothuajse e barabartë me shpejtësinë me të cilën lëvizin breshkat.
5. Kur ju skuqet fytyre, ju skuqet edhe mukoza e lukthit.
6. E pyetni veten pse enzimat e lukthit nuk e tretin edhe vetë lukthin? Në fakt ato vazhdimisht e tretin atë. Për këtë arsye lukthi edhe e ka zhvilluar një sistem shumë efikas të rigjenerimit. Kështu çdo disa ditë keni një mukozë krejtësisht të re të lukthit.
7. Fryrja e barkut te njerëzit e arrin kulmin dy herë gjatë ditës, pesë orë pas drekës dhe pesë orë pas darkës.
8. Gazrat te femrat kanë përqindje më të lartë të hidrogjen-sulfitit sesa gazrat e meshkujve. Si pasojë e kësaj, gazrat e femrave kanë edhe erë më të pakëndshme sesa gazrat e meshkujve..indeksonline
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi