Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Afërdita Dreshaj: Meshkujt kanë frikë nga femrat e fuqishme Empty Afërdita Dreshaj: Meshkujt kanë frikë nga femrat e fuqishme

Mon 15 Apr 2013 - 15:36
“Për momentin gjendem në Nju Jork, kam koncerte këtu, pastaj do të iki në Atlanta për një punë modelingu, për të vazhduar në Miami, ku kam agjencinë time të modës që më pret me mjaft angazhime. Dhe, ëmbëlsira vjen e fundit, në Shqipëri për një këngë, klip dhe kontratë të re! Shpeshherë arti ka pozicione jo të rehatshme, por këto janë gjërat që duhen sakrifikuar për të qenë një person publik dhe që të mos ndalosh”, tregon për impenjimet e saj momentale këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj. Ndonëse flitet shumë për jetën e saj private, atë nuk e bezdisin dhe nuk e mërzisin. “Thashethemet nuk më mërzisin, sepse nuk i quajnë kot thashetheme. Urrej gjërat që shkruhen që nuk janë të thëna nga unë, shkruajnë me emra të personave publikë dhe pastaj lajmi merr dhenë. Këto janë ato që më mërzisin më shumë. Kur inatosem, kam dëshirë të ulem dhe të diskutoj për gjërat që ndodhin apo më pengojnë. Kjo është zgjidhja më e mirë në të tilla raste”, thekson Dreshaj, e cila më tej shton se nuk është penduar aspak për gjërat që ka bërë në jetë. “Asnjëherë, çdo gjë ka ndodhur në kohën e duhur dhe në vendin e vet, më kanë mësuar në jetë dhe më kanë bërë më të fortë, më kanë bërë ajo që jam unë sot”, tregon Afërdita, e cila në jetë është lënduar vetëm një herë, në momentin kur nga jeta i është larguar i ati. Bukuroshja e njohur fal gabime, aq sa edhe meshkujt që i dashuron ua fal një gjë të tillë, ndërsa edhe te miqtë lëshon pe. “Nëse i quaj miq, atëherë duhet t’i fal dhe duhen harruar shumë gjëra. E, nëse dua një mashkull, vlen po e njëjta gjë! Jam njeri që fal gabime”. Por nëse ekziston bindja që meshkujt u frikësohen femrave të fuqishme, Afërdita pohon se po. “Ekziston. Në momentin kur femra bëhet më e fuqishme se një mashkull, ndodh që mashkulli të ketë frikë, sepse ai do që të jetë vetë në pushtet”./arena-shqip.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi