Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Banka e Shqipërisë: Ja si prodhohen kartëmonedhat shqiptare  Empty Banka e Shqipërisë: Ja si prodhohen kartëmonedhat shqiptare

Mon 15 Apr 2013 - 15:45
Banka e Shqipërisë: Ja si prodhohen kartëmonedhat shqiptare  Broshura-370x290TIRANE - Banka e Shqipërisë ka publikuar një broshurë, ku shpjegon në mënyrë të detajuar të tëra etapat e nevojshme për prodhimin e kartëmonedhave në vendin tonë, duke nisur nga përzgjedhja e tematikës dhe dizenjimi, për të shkuar te përgatitja e lastrës, printimi, prerja dhe paketimi, duke shpjeguar edhe hedhjen në qarkullim. Në broshurë, Banka e Shqipërisë nënvizon se krijimi i një kartëmonedhe të re është një proces kompleks dhe i vështirë, i cili kërkon përmbushjen e disa qëllimeve të ndryshme dhe shpesh të kundërta. Kjo, sepse një kartëmonedhë përfaqëson kryesisht një mjet pagese, por edhe një vepër arti. Për të kuptuar se si realizohet ky hap i krijimit të një kartëmonedhe të re, Banka përshkruan rastin e kartëmonedhës 2000-lekëshe.
Përzgjedhja e tematikës dhe dizenjimi
Për dizajnin, Banka e Shqipërisë krijon një grup të veçantë pune që merret me studimin e tematikës që do të pasqyrohet në një kartëmonedhë të re. Ajo ndihmohet nga një panel këshill-tarësh të institucioneve të ndryshme të vendit. Dizenjimi i kartëmonedhës, krahas portretit të personit, përfshin edhe elemente të tjera stilistike, të cilat lidhen me arritje të veçanta të figurës historike të portretizuar.
Përgatitja e lastrës
Si mjete pagese, kartëmonedhat duhet të kenë elementë sigurie shumë të lartë, për të shmangur sa më shumë procesin e falsifikimit të saj. Rrjedhimisht dhe printimi i kartëmonedhave kryhet nga kompani të specializuara në këtë fushë.
Printimi i kartëmonedhës është një proces i ndërlikuar dhe me shumë hapa. Puna për printimin e kartëmonedhës fillon me gdhendjen me dorë të vizatimit të kartëmonedhës në një pllakë të veçantë metalike. Nga kjo pllakë prodhohet një pllakë më e madhe, që quhet lastër. Lastra mundëson printimin e disa kartëmonedhave së bashku në një tabak të vetëm letre.
Printimi
Kartëmonedhat printohen në një letër të veçantë që prodhohet nga pambuku. Kjo lloj letre dallohet për qëndrueshmërinë e saj të lartë. Gjatë procesit të përgatitjes së letrës, integrohen në të filli i sigurisë dhe filigrama. Shkurtimisht procesi mund të ndahet në këto tri hallka: Printimi me transfertë (me gjuhë teknike offset), gjatë të cilit boja nuk printohet drejt e në
letër, por nëpërmjet një mekanizmi me bobina rrotulluese, në mes të të cilit është vendosur lastra; shtypi i thellë i cili realizon pjesët me reliev të kartëmonedhës; letërshtypja, që mundëson vendosjen e numrave serialë dhe të firmave.
Prerja dhe paketimi
Kartëmonedhat e printuara në tabakë të mëdhenj letre janë gati për t’u prerë. Por përpara prerjes, ato i nënshtrohen një inspektimi, numërimi dhe verifikimi të rreptë. Pas prerjes, kartëmonedhat kalojnë në një proces tjetër, i cili ka të bëjë me kontrollin e cilësisë milimetrike të përmasave të kartëmonedhës. Pas këtij kontrolli të fundit, kartëmonedhat paketohen në pako 1000-copëshe.
Hedhja në qarkullim
Megjithëse janë printuar, kjo nuk do të thotë se kartëmonedhat e reja mund të fillojnë të qarkullojnë, pra të vijnë në dorën tonë për të kryer blerje. Më parë kartëmonedhat e printuara duhet të transportohen nga mjediset e kompanisë pro-dhuese, – e cila gjendet jashtë vendit, – në Bankën e Shqipërisë, ku kontrollohet dhe njëherë. Pas kontrollit, kartëmonedhat vihen në qarkullim në bazë të një vendimi të posaçëm të Bankës së Shqipërisë, shoqëruar me një fushatë informuese për publikun.

(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi