Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Të shtëna tek Liqeni Artificial, plagoset biznesmeni. Hakmarrja, pista kryesore Empty Të shtëna tek Liqeni Artificial, plagoset biznesmeni. Hakmarrja, pista kryesore

Wed 17 Apr 2013 - 11:06
Të shtëna tek Liqeni Artificial, plagoset biznesmeni. Hakmarrja, pista kryesore PoliciaLiqeni
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 20:05 tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë. I plagosur është një biznesmeni, i cili është edhe pronari i një firme ndërtiimi.

Mësohet se autori është një djalë rreth 25-vjeç, i cili ka qëlluar ndaj biznesmenit me inicialet L. Koka 35 vjeç, kur ishte i ulur në bar kafe në hyrje të Liqenit Artificial.

Autori më pas u largua drejt Kodrave të Liqenit. Dëshmitarët thonë se ai ishte veshur me tuta sporti dhe tashmë policia është vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, mësohet nga forcat blu se biznesmeni është qëlluar me katër plumba. Ai është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe gjendja e tij paraqitet tepër e rëndë. Mjekët thonë se ai ka rënë në koma.

Bashkë me të është plagosur edhe një person tjetër. Ndërkohë, policia bën me dije se i plagosur tjetër është punonjësi i gardës, Rustem Rustemi, i cili ndodhet pranë vendngjarjes.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, biznesmeni ishte i shoqëruar nga fëmijët e tij.

Strukturat e policisë si dhe të krimeve të rënda janë vënë në lëvizje për kapjen e autorit, ndërkohë që janë ndritur patrulla në zonëne Selitës, Petrelës dhe Saukut.

Efektivat blu kanë nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë, punonjësve të lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe bashkëpunëtorëve më të afërm të biznesmenit.

Pista kryesore e hetimit lidhet me punën dhe mosmarrëveshjet që i plagosuri mund të ketë për shkak të punës që kryente dhe statusit të tij.

Ndërkohë po hetohet për pistën e hakmarrjes për vrasjen e Edmir Koçisë. Koçia u vra në nëntor të vitit që shkoi në një pritë të mirëorganizuar, para derës së shtëpisë së tij në Shkodër.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi