- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
FMN, më pak optimist për rritjen ekonomike
Wed 17 Apr 2013 - 11:17
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimet e tij për rritjen ekonomike globale dhe thotë se rruga drejt rimëkëmbjes nuk do të jetë e lehtë në vendet e zhvilluara.
Ekspertët e FMN-së thanë se rritja globale do të jetë rreth 3,3 për qind këtë vit, shifër kjo 0,2 për qind më e ulët se vlerësimet e tyre në fillim të vitit. Organizata huadhënëse thotë se rritja ekonomike do të përmirësohet në vitin 2014.
Raporti i sotëm i FMN-së vjen ndërsa zyrtarë të lartë të financave nga e gjithë bota janë mbledhur në Uashington për takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, që do të zhvillohen gjatë kësaj jave.
Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se shkurtimet e shpenzimeve të qeverisë do të pengojnë rritjen e ekonomisë amerikane me më shumë se 1,9 për qind këtë vit, por parashikon se ekonomia më e madhe në botë do të zgjerohet më shpejt në vitin 2014.
Në përgjithësi, eurozona është në recesion dhe ekonomia e saj do të tkurret me 0,3 për qind këtë vit. FMN-ja parashikon se recesioni do të përfundojë dhe se ekonomia e eurozonës do të zgjerohet paksa vitin e ardhshëm.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi