Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Allegri është optimist: Fitore ndaj Anderlecht Empty Allegri është optimist: Fitore ndaj Anderlecht

Tue 18 Sep 2012 - 12:31
Allegri është optimist: Fitore ndaj Anderlecht Allegri-Max

“Duhet të mendojmë pozitivisht!” Kjo është motoja e trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri në prag të debutimit në Champions League të skuadrës së tij për këtë sezon.

Tekniku i kuqezinjve mundohet të karikojë lojtarët e tij një ditë para ndeshjes së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve ndaj Anderlecht, në San Siro.

“Nuk më pëlqen roli i viktimës. Duhet të luajmë të qetë dhe unë kam besim se do të përmirësohemi. Të martën pres të luajmë një ndeshje të madhe dhe të fitojmë”, u shpreh Allegri në konferencën për shtyp.

Kur u pyet për marrëdhënien me Berlusconin, tekniku deklaroi: “Është i qetë dhe po na mbështet shumë.”

Milan ka pësuar 2 humbje në 3 ndeshjet e para të kampionatit duke bërë paraqitje të dobëta sidomos në San Siro ku ka humbur me rezultatin 0-1 ndeshjen me Sampdorian dhe Atalantën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi