“Rrënjët e përbashkëta dhe bashkëpunimi kulturor”
Thu 18 Apr 2013 - 13:49
Gjon Neçaj
KUKËS- Këshilli i Qarkut Kukës, Shoqata “Kulturë, Media, Art” dhe Akademia e Muzikës së Cetinjës në Malin e Zi, organizuan konferencën përfundimtare të eventeve të realizuara nga ky projekt ndërkufitar.
Kryetari i këshillit të qarkut Kukës, Ibsen Elezi, Presidentja e Shoqatës Kulturë, Media, Art” , Zana Cela dhe Miran Begi, dekan i akademisë së muzikës në Cetinjë, bënë një prezantim të shkurtër për rëndësinë që ky projekt pati në zbatimin e tij dhe pikat e përbashkëta që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë së bashku.
Ata falënderuan Bashkimin Evropian që iu dha mundësinë të zbulojnë rrënjët e përbashkëta dhe të kenë një bashkëpunim kulturor mes dy shteteve.
Gjithashtu ata shprehën mirënjohje për artistët, studiuesit dhe artizanët që i dhanë jetë këtij projekti me punën e tyre të palodhshme.
Pjesë e kësaj konference ishin edhe studiuesit shqiptarë dhe malazez, të cilët bënë prezantimet e tyre përkatëse për kërkimet që ata kanë kryer përgjatë një viti.
Në konferencë mori pjesë edhe përfaqësuesi i BE , përkatësisht i Programit IPA,Crossborder ,i cili përgëzoi për arritjen e këtij projekti dhe bashkimin e pikave të përbashkëta që këto dy vende zotërojnë.
Për të konkretizuar ato çfarë u thanë, u shfaq dhe një film dokumentar për të gjithë aktivitetet e realizuara në kuadër të këtij projekti për një periudhë njëvjeçare.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi