Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Polemikë: A është trashëgimia shqiptare në rrezik? Empty Polemikë: A është trashëgimia shqiptare në rrezik?

Thu 18 Apr 2013 - 18:13
Message reputation : 100% (1 vote)
Polemikë: A është trashëgimia shqiptare në rrezik?

Organizata ndërkombëtare për ruajtjen dhe mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë botërore, Icomos, jep alarmin. Instituti i Monumenteve të Kulturës jep konferencë shtypi, por nuk duket shumë i shqetësuar.

Icomos: Trashëgimia shqiptare në rrezik

Një sërë problemesh, të konstatuara gjatë survejimit të qendrave muzeale të Gjirokastrës dhe Beratit, janë renditur në raportin vjetor të Icomos, agjencisë ndërkombëtare prestigjioze të mbrojtjes së trashëgimisë.

Raporti u kërkon autoriteteve që, para përfundimit të 2014-ës, të ndërhyjnë në këto monumente, në të kundërt rrezikohet që Berati dhe Gjirokastra të jenë në listën e Monumenteve të trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Në dokument vërehet shqetësuese situata me ndërtimet pa leje pranë këtyre zonave, sidomos në Gjirokastër, të cilat, sipas raportit, janë të kategorizuara si monumente të kategorisë së dytë.

Vërejtje tjetër e ekspertëve të huaj është mangësia në burime njerëzore, ajo e indikatorëve të detajuar për monitorimin lidhur me vlerat e jashtëzakonshme universale, si dhe nevoja për të bërë disa ndryshime tepër të rëndësishme në legjislacionin përkatës.

Shqetësim është edhe mosvlerësimi i duhur nga institucionet vendore, i rëndësisë së një plani menaxhimi të mirëfilltë për këtë trashëgimi. Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Bace, ka pranuar se ka probleme, por dhe se ka patur shumë rezistencë nga grupet e interesit.

Ndërsa drejtori i trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës, Arbër Kadia, është shprehur se po merren masa për ndryshimin e situatës.

Z. Kadia ka pohuar gjithashtu se, në kuadër të mbrojtjes së vlerave tona kombëtare dhe me rastin e ditës ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore, në datën 18 prill do të mbahen, në të gjitha qendrat historike në mbarë vendin, një sërë aktivitetesh, të cilat janë të fokusuara kryesisht tek edukimi i brezit të ri.
(Top Channel)

* Në foto afresket e dëmtuara rëndë të Onufrit në Kishën e Valshit në Elbasan.
Polemikë: A është trashëgimia shqiptare në rrezik? 2121-300x289


Monumentet s'kanë nevojë për lifting, duan punë të madhe!

Nga Fatmira Nikolli

Një ditë para Ditës Botërore të Monumenteve, IMK (Instituti i Monumenteve të Kulturës) ia behu në një konferencë për mediat. Do ti që na kishte munguar?! Duke qenë se e cilësojnë median si armike (edhe pse ajo pasqyron arritje e dështime, tek e fundit ky është misioni), e në disa raste shkëpusin me të "çdo lloj marrëdhënieje" (a thua se janë institucion privat dhe e kanë me tapi), qenkëshim mësuar t'i dëgjonim kur heshtin. E kështu dje, kishin vendosur për një konferencë për media, por e kishin ndarë mendjen disi me vonesë. Kësisoj, për takimin e orës 11:30, njoftimi në e-mail është nisur në ora 11:00. Meqenëse shumë gazetarë nuk kanë telefona multifunksionalë që email-i t'iu vijë si mesazh telefonik, e as nuk kanë charter-a, po do ti, as makina jo, nuk arritën ta nderojnë me praninë e tyre IMK-në. Të mos harrojmë se gazetarët lënë edhe orare një ditë përpara e nuk janë në pritje aktivitetesh që mund të mos bëhen kurrë!

"Haberet nga Zululandi" na erdhën me email, në ora 17:05.

"Gazeta Shqiptare", në numrin e saj të datës 16 prill, ka botuar raportin e ICOMOS për Beratin e Gjirokastrën, ku thuhet ç'është bërë e ç'duhet bërë, e kush duhet t'i bëjë.
IMK-ja është kryqëzuar, po e theksojmë është kryqëzuar sepse raporti, më shumë se me vetë Ministrinë e Kulturës, merret pikërisht me IMK-në, duke i dhënë këshilla, sugjerime e jo pak kritika.

Ju kërkojmë ndjesë se nuk e kishim shënuar në artikullin e dt.16, se Eleni Maistrou, autorja e raportit, në faqen 4 të tij falënderon shumë Roland Ollin, z. Apollon Baçe e znj. Edlira Çaushi për mikpritjen, por nuk e shënuam meqenëse ajo nuk do të bënte raport për mikpritjen, por për gjendjen e Beratit dhe Gjirokastrës, e na u duk jo fort e rëndësishme! Shkurt e shqip, raporti thoshte se duhen "mbledhur mendtë e kokës", duke dhënë direktiva të qarta për ndërtimet pa leje, për planet që duhen bërë, masat që duhen marrë, projektet e plan-menaxhimet që mungojnë, duhen bërë gati. Në fq. 6, raporti këshillat për IMK-në i ka të nënvizuara, e po aty, përmendet 2014-ta si afat i përfundimit të detyrave të lëna që të mos futen këto qytete në listën e trashëgimisë në rrezik, "këshillë kryqëzuese" që ripërmendet në fq. 32. Faqja pasardhëse, ajo 33, thotë e zeza mbi të bardhë: "IMK-ja duhet të fuqizohet me persona të specializuar..." Nuk besojmë se e ka fjalën për sanitare! Faqja 34 thotë se arkitektë e inxhinierë të trajnuar në restaurim dhe mjeshtra të specializuar ka shumë pak.

Në njoftimin e dërguar dje mediave, IMK-ja thotë se ata nuk na kanë kryqëzuar, por na kanë këshilluar. Si ta përkthejmë një raport të tërë me 51 faqe këshilla? Kur të këshillojnë aq shumë, duket se s'po e bën punën mirë, se kush punon mirë, s'ka nevojë për këshilla, rekomandime e sugjerime. E të tria këto folje janë të barasvlershme me kryqëzimin! Bëjmë me dije edhe se, ne nuk kemi mundur të punësojmë zëdhënës të IMK-së, as të Drejtorisë së Trashëgimisë në MTKRS (vetëm zëdhënësit nxjerrin në pah anët e mira dhe fshehin ato të këqijat). Kujtojmë se, monumentet s'kanë nevojë për face lifting (heqje e suvasë), duan punë të madhe! Problemet nuk zgjidhen duke i fshehur, por duke punuar për to. Sjellim në vëmendje se, kush lejon dëmtimin e pasurisë kombëtare, merr damkën tradhtar, e se nuk janë mediat ato që marrin vendime për trashëgiminë, pasi ka të tjerë që paguhen, e jo keq, për këtë punë.

P.S. IMK-ja tha dje edhe se ekspozita "Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare në Romë dhe Torino" është vizituar nga 97.000 mijë vetë dhe në maj do shkojë në Kosovë. Na ardhtë shëndoshë kur të vijë!

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Polemikë: A është trashëgimia shqiptare në rrezik? Empty Re: Polemikë: A është trashëgimia shqiptare në rrezik?

Wed 1 Feb 2017 - 14:12
...shume...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi