Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

12 vjecari qe eshte ne Universitet Empty 12 vjecari qe eshte ne Universitet

Sun 12 Dec 2010 - 13:49
12 vjecari qe eshte ne Universitet 12vjec8837981011

Kur te rritet deshiron te behet austronaut dhe nese vazhdon te ece me keto ritme me siguri qe do te arrije te behet, madje edhe perpara kohe. Kjo, sepse Cameron Thompson, 12 vjec, me origjine nga Uellsi, ka nisur studimet universitare per matematike ne "Open University". Sipas llogaritjeve te thjeshta, i bie qe djaloshi te diplomohet ne moshen 16-vjecare.

Nje gjeni i vertete, per sa u perket llogaritjeve dhe teoremave, por ashtu si gjenite e tjere te kalibrit te Anshtanjit, Njutonit dhe matematikanit Kurt Godel, edhe ai eshte i prekur nga nje forme e autizmit, nga sindromi Asperger.
Prinderit e tij, Roderick, 35 vjec dhe Alison 32, sipas asaj qe tregon britanikja "Daily Mail" - e verejten per here te pare aftësine e djalit te tyre me numrat kur ishte vetem 4 vjec, ndersa llogariste bashke me mesuesen e kopshtit numra negative.

Majin e kaluar mesueset e tij vune re se inteligjenca e djaloshit ishte shume here me e larte se atje ku ai ishte dhe per ketë arsye i kerkuan "Open University", qe duke bere nje perjashtim te jashtezakonshem, ta pranonin djalin 12-vjecar ne klasat e matematikes, pavaresisht moshes shume te vogel. Krenar per vogelushin e tij, i ati tregon: "Eshte ne vitin e dyte te studimeve dhe ka arritur rezultate shume te larta, 89%. Por ndersa te gjithe perfundojne kurset dhe i japin provimet ne qershor, Cameron e ka perfunduar vitin e pare dy jave me pare".
Babai i Cameron qe punon si informatikan, u trembet arritjeve te tij, "aftësite qe ka ne matematike jane te jashtezakonshme, por ne prej kohesh dyshojme se ka sindromin Asperger.

Shpesh lodhja per te komunikuar dhe bashkepunuar me femijet e tjere, gje qe ben te qendroje i mbyllur ne vetvete per shume dite me radhe".

Djaloshi ka nje koeficient inteligjence te barabarte me ate te shkencetareve me te njohur. Ai eshte pjese e "Mensas" prej kohesh. Testet e inteligjences moderne u formuan per here te pare nga psikologu francez Alfred Binet në vitin 1905. Ne Britanine e Madhe u nenshtrohen testit te inteligjences rreth tre mije persona cdo vit. Testi "Mensa", qe zhvillohet ne Britani, eshte i perbere nga dy prova.

Teste te tjera inteligjence perdorin sisteme te ndryshme pikësh. Pra, nese dikush ju thote se keni nje nivel te caktuar inteligjence ne terma matematikore, informacioni nuk do te jete shume i vlefshem, nese nuk dini se kujt test i referohet. Shoqata "Mensa" u themelua nga avokati australian Roland Berrill dhe nga shkencetari britanik Lancelot Ueir.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi