Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Në Shqipëri dhe në Kosovë vetëdija lokaliste paraqitet si vetëdije kombëtare” Empty “Në Shqipëri dhe në Kosovë vetëdija lokaliste paraqitet si vetëdije kombëtare”

Sat 20 Apr 2013 - 15:29
Akademiku Rexhep Qosja zhvilloi dje një takim me Shoqatën Atdhetare Labëria. Në takim i dorëzuan titullin “Nderi i Qarkut të Gjirokastrës” dhe e përshëndetën me këngë disa nga grupet polifonike të Labërisë
“Në Shqipëri dhe në Kosovë vetëdija lokaliste paraqitet si vetëdije kombëtare” Rexhep%20qosja%2022
Valeria Dedaj

-“Një këngë të mirë labe më ndihmoni ta këndojmë, ta këndojmë me plot dëshirë Rexhep Qosjen ta nderojmë...Kosova me Shqipërinë janë një gjak dhe janë një komb, burrat që bëjnë historinë kombi ynë i ka heronj. Ata që mblodhën lirinë dhe ata që dinë ta mbrojnë, ata meritojnë lavdinë në shekuj tek na do të rrojnë” (2 herë). Këto janë disa nga vargjet që grupi polifonik i Labërisë me në krye Nazif Çelën i kënduan dje në nderim të profesor Rexhep Qosjes në sallën Black Box të Akademisë së Arteve. Përveçse profesor Rexhep Qosja është Kryetar Nderi i kësaj shoqate, një nga arsyet e këtij takimi ishte sepse iu dorëzua dhe titulli “Nderi i Qarkut të Gjirokastrës”.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani i dorëzoi profesorit titullin “Nderi i Qarkut të Gjirokastrës”. Me motivacionin “Mendimtarë dhe patriot i madh me kontribute të larta për historinë, gjuhësinë, letërsinë, dhe albanologjinë e popullit shqiptar”. Për profesorin, kjo ditë konsiderohej si një ditë e çmuar në jetën e tij, sidomos pas nderimeve që i janë bërë në Tepelenë apo për 100-vjetorin e Pavarësisë në Vlorë.

Profesori tha dje gjatë fjalës së tij, se kur flet për Labërinë, nuk mundet kurrsesi të rrijë pa përmendur gjeografinë, historinë dhe kulturën e saj. Apo edhe për rolin që Labëria ka pasur në të shkuarën dhe që vazhdon të ketë në të ardhmen e popullit shqiptar. “ Ndihem krenar për të gjitha këto. Për historinë, për bëmat që Labëria ka jehuar dhe do të jehojë në jetën e mbarë kombit shqiptar në përgjithësi”. Profesor Qosja nuk la pa përmendur se nga Labëria kanë dalë burra shteti dhe diplomatë si Ismail Qemali që në vitin 1912 shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në të gjitha trojet etnike shqiptare, por dhe diplomatët si Abdyl Frashëri i Përmetit.

Përpos këtyre cilësive, profesori foli edhe për krizën morale që në këto momente po karakterizon Shqipërinë dhe Kosovën. “Këtë krizë e tregojnë të këqija të ndryshme që po i shohim dhe po i dëgjomë çdo ditë. Një vetëdije e ngushtuar, krahinoriste, lokaliste që nuk nguron të paraqitet si vetëdije kombëtare dhe gjithëkombëtare. Bartësit e kësaj vetëdije duan të jenë gjithnjë dhe kudo prijës, politikanë, prokurorë dhe policë të mëhallës së tyre që do të sundonin në të gjithë Shqipërinë dhe në të gjithë Kosovën”.

Por sipas profesorit, ndryshe nga kjo krizë që na ka pllakosur, Labërinë e shquan vetëdija gjithëkombëtare nëpërmjet së cilës imponon mendime, sjellje dhe veprime në të cilat ka aq shumë gjerësi dhe lartësi, aq shumë diell dhe qiell. “Është e kuptueshme se përse shqiptarët kanë kaq shumë përkushtim dhe kaq shumë adhurim për Labërinë, historinë dhe burrërinë e saj, për etikën dhe atdhetarizmin e saj”, përfundon profesori. Si rrallë herë, salla dje ishte mbushur plot me dashamirës të profesorit. Ndoshta ishin në moshë ty thyer, por shumë prej tyre ose qëndruan në këmbë, ose u ulën dhe nëpër shkallët e sallës, gjatë gjithë aktivitetit vetëm për të dëgjuar fjalën e tij. Kishte dhe nga ata që pas takimit hapnin telefonin dhe i thoshin bashkëbiseduesit nga ana tjetër “dëgjo këngë labe për profesor Rexhep Qosjen”.

Ashtu sikurse kishte dhe nga ata që gjatë fjalës së profesorit dhe këngëve polifonike vetvetiu u përlotën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi