Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

13 Shkurti, Ditë Zie Kombëtare në Kosovë për viktimat në Restelicë Empty 13 Shkurti, Ditë Zie Kombëtare në Kosovë për viktimat në Restelicë

Sun 12 Feb 2012 - 17:32
Prishtinë, 12 shkurt, 2012, NOA – Të hënën flamujt e Kosovës në
institucionet publike dhe shtetërore në vend do të ulen në gjysmë shtizë
për të nderuar kujtimin e nëntë pjesëtarëve të familjes Reka, që ua
mori jetën orteku i fuqishëm i dëborës, i cili goditi shtëpitë e tyre në
fshatin Restelicë të komunës së Dragashit, mesditën e të shtunës,
raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e shpalli ditën e
hënë, 13 Shkurtin 2012, ditë zie shtetërore, në nderim të anëtarëve të
familjeve Reka, që pësuan në fatkeqësinë natyrore në fshatin Restelicë
të komunës së Dragashit.

Gjatë të hënës sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare të
Presidencës së Kosovës, do të pezullohen të gjitha veprimtaritë
artistike, kulturore dhe sportive, të planifikuara për këtë ditë.

Po kështu edhe Qeveria e Kosovës përmes një komunikate bën me dije se e
ka shpallur të hënën ditë zie kombëtar në Republikën e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke përcjellë nga afër
zhvillimet në fshatin Restelicë të komunës së Sharrit (Dragashit), ku si
pasojë e motit të lig, të përcjellë me ortek bore, kanë humbur jetën 9
qytetarë dhe një është në kërkim”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Qeveria e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të
viktimave, dhe rithekson gjithë përkushtimin dhe vendosmërinë
institucionale për ndihmën dhe shpëtimin e qytetarëve, të rrezikuar nga
gjendja e rëndë klimatike.

Qeveria falenderon pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policinë e
Kosovës, zjarrfikësit dhe të gjithë qytetarët për sakrificën, që po
bëjnë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të Restelicës.

Nga orteku i dëborës, i cili ra mbi 15 shtëpi në fshatin Restelicë të
komunës së Gragashit ka mbijetuar deri më tani vetëm një vogëlushe
5-vjeçare, pjesëtare e familjes Reka, nëntë anëtarë të së cilës humbën
jetën nën ortekun e lartë afro dhjetë metër.

mit/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi