Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si u transformua në muslimane dhe hoqi dorë nga ëndrrat vajza e doktorit pas martesës me terroristin Empty Si u transformua në muslimane dhe hoqi dorë nga ëndrrat vajza e doktorit pas martesës me terroristin

Mon 22 Apr 2013 - 20:59
Si u transformua në muslimane dhe hoqi dorë nga ëndrrat vajza e doktorit pas martesës me terroristin 169-300x280Vejusha e Tamerlan Tsarnaev, 26 vjecarit që u vra nga policia amerikane si I dyshuar për bombat në Maratonën e Bostoni, ishte një vajzë tipike amerikane të cilës iu bë lavazh truri nga bashkëshorti I saj ekstremist. Pas lidhjes së saj me djalin nga Çeçenia, Katherine Russell, vajza e një doktori, u transformua totalisht… Në shkollë të mesme motoja e saj ishte: “Bëj diçka ose mos u anko”. Ëndërronte që të shkonte në kolegj dhe që të bashkohej me Trupat e Paqes ndërsa u kërkonte miqve të saj që të gëzoheshin dhe të shijonin gjërat e vogla në jetë.
Por pas njohjes me 26- vjeçarin, që vinte nga Çeçenia ajo u konvertua në myslimane dhe u mbulua. Kur ishte 21 vjeç, ata ishin martuar dhe ajo kishte lindur vajzën e tyre, Zahara, tani tre vjeç. Miqtë e saj rrëfyen se ajo shkëputi cdo lidhje dhe nuk e kuptuan më. “Askush nga ne nuk e kishte menduar se ajo do martohej kaq e re dhe që do të hiqte dorë nga kolegji për të lindur një fëmijë dhe për t’u konvertuar,” thotë një mikesha e saj. Në librin e maturës, kur iu kërkua të linte një citat, ajo shkroi diçka që ndoshta shkon me pikëpamjet e të shoqit terrorist.
“Mos e merrni asgjë për të dhuruar. Mos besoni tek vetja dhe mos gaboni me besimin. Dija vjen nga çlirimi i vdekjes”, shkruan ajo qënuk e denoncoi burrin pas dhunimit që ai I ka bërë pak kohë më parë.
Tashmë ajo po merret në pyetje nga FBI për të zbuluar gjithcka rreth të shoqit. Në vitin 2011, ajo me të shoqin udhëtoi për në Dagestan dhe tani agjentët federalë duan të zbulojnë nëse aty janë takuar me Dolgatov, një xhihadist nga Dagestani, që vdiq në vitin 2012 pas një përplasje me armë me forcat e sigurisë në Rusi./alb-observer.com/
Si u transformua në muslimane dhe hoqi dorë nga ëndrrat vajza e doktorit pas martesës me terroristin 239Si u transformua në muslimane dhe hoqi dorë nga ëndrrat vajza e doktorit pas martesës me terroristin 323
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi