Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Rohrabacher: Me marrëveshjen, Kosova hoqi dorë nga veriu Empty Rohrabacher: Me marrëveshjen, Kosova hoqi dorë nga veriu

Sun 28 Apr 2013 - 14:20
Me marrëveshjen me Serbinë, Kosova ka hequr dorë nga pjesa veriore e saj, thotë kongresisti republikan, Dana Rohrabacher. Sipas tij, Marrëveshja nuk sjell paqe afatgjate në rajon. Në favor të kësaj do të ishte rregullimi i kufijve, thotë Rohrabacher.
Ai i ka bërë këto komente në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
“Para së gjithash, dua të vlerësoj lart të gjithë ata që kanë marrë pjesë, administratën tonë, miqtë evropianë, ashtu si edhe Serbinë dhe Kosovën, për arritjen e një rezultati, të cilin e cilësojnë si më të mirin. Ky është hapi i parë. Po ashtu duhet të duartrokasim kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë që janë ulur pranë njëri-tjetrit, kanë folur me njëri-tjetrin për rrugët kah të shkojnë. Kjo është pozitive”, thotë Rohrabacher.
Megjithatë, sipas tij kjo marrëveshje, përveç që tregon se njerëzit mund të flasin së bashku, nuk përmban ndonjë substancë që mund ta bëjë premtuese paqen. Në fakt, sipas të gjitha gjasave, shton Rohrabacher, do të minimizojë shanset për paqe dhe qetësi përgjatë kufirit.
“Të pranojmë se Kosova nuk ka marrë absolutisht asgjë për atë që ka dhënë. Ajo çfarë ka dhënë është e drejta për të qeverisur pjesën veriore të vendit dhe dy komunitetet brenda tij. Kosova nuk kanë fituar sovranitet, përkundrazi. Kjo marrëveshje minon kërkesën e Kosovës për sovranitet, sepse nuk i jep autoritetin për të ushtruar sovranitetin. Nëse arrini marrëveshje, e cila nuk ju mundëson që në praktikë të realizoni sovranitetin, atëherë nuk keni sovranitet. Andaj, Kosova, në esencë, ka dhënë veriun”.
Por Rohrabacher megjithatë, shton se Kosova, nuk është dashur ta bëjë një gjë të tillë. “Mendoj se banorët e veriut të Kosovës, të cilët këtu janë në pyetje, duhet ta kishin të drejtën për vetëvendosje. Do të duhej të kishte votime dhe njerëzit në veri, me siguri 90 për qind e tyre, do të votonin për të qenë pjesë e Serbisë. Dhe, Kosova ka pasur shansin e vërtetë që të marrë diçka në këmbim të kësaj. Ka grupe të kosovarëve në Serbi që duan të jenë pjesë e Kosovës”.
Rohrabacher flet edhe për ndryshimin e kufirit. “Po, ndoshta edhe në pjesë të tjera, por kryesisht në Luginën e Preshevës. Do të mund të bënin një shkëmbim të barabartë të territoreve dhe të popullsisë nëse do të pajtoheshin për rregullimin e kufijve. Por, në vend të kësaj, kanë marrë asgjë, zero. Tani, madje, nuk mund të dërgojnë as policinë në pjesën veriore të vendit, nuk mund të dërgojnë ushtrinë e tyre, nuk do të kenë gjyqtarë që do të zgjidhen nga qeveria e tyre; ata do të zgjidhen nga serbët në veri. Kjo është humbje e madhe e sovranitetit për Kosovën”. /Zëri/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi