Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Veriu i Shqiperise dhe Kosova shihen si nje unitet nga biznesi turistik Empty Veriu i Shqiperise dhe Kosova shihen si nje unitet nga biznesi turistik

Sun 31 Oct 2010 - 19:12
Komuniteti i biznesit turistik nga Shqipëria në bashkëpunim me homologët kosovarë ka shprehur interesimin për shtrirjen e aktivitetit në këtë lëmi edhe në Kosovë duke e promovuar produktin e saj turistik para klientelës shqiptare.Veriu i Shqiperise dhe Kosova shihen si nje unitet nga biznesi turistik Veriu_i_shqiperise_dhe_kosova__1Përfaqësues të Unionit të Operatorëve Turistik të Shqipërisë gjatë fundjavës kanë vizituar disa pika kulturore e malore në Kosovë me synimin që ato ti fusin në portofolin e ofertës së tyre turistike. Madje ata kanë bërë të ditur se kjo gjeografi është e pandashme nga pjesa veriore e Shqipërisë, që tashmë i ofrohet pushuesve shqiptarë.
"Për ne operatorët turistik veriu i Shqipërisë dhe Kosova janë një unitet turistik dhe nuk mund ti ndajmë destinacionet për efekte kufitare apo politike. Prandaj gjatë kësaj fundjave për aktivitetit të InfoTurit promovuam destincionet malore më të spikatura të Valbonës por edhe të maleve të Sharrit në Prizren.

Pra ka qenë një paraqitje e disa destinacioneve turistike të veriut të Shqipërisë, duke i kombinuar me resurset turistike të Kosovës", ka thënë Sadik Malaj, udhëheqës i Unionit të Operatorëve Turistik të Shqipërisë. Ai ka pohuar se ky aktivitet vjen si vazhdimësi e panairit të zhvilluar javën e kaluar në Tiranë, me ç'rast komuniteti turistik i Kosovës kishte prezantuar ofertën e saj para opinionit shqiptar.

Malaj ka pohuar se për këtë shkak me vete kanë sjellë një ekip të konsiderueshëm gazetarësh, përfaqësues të Ministrisë së Turizimit bashkë me 12 operatorë turistikë, të cilët gjatë vizitës e kanë materializuar aktivitetin me lidhjen e marrëveshjeve me hotelerinë vendore.

"Duke e zbatuar këtë aktivitet synimi ynë ka qenë klientela e brendshme në mënyrë që ti shtyjmë ata që ti vizitojnë këto destinacione", ka deklaruar Malaj.

Delegacioni mikst shqiptar pas vizitave në bashkinë e Bajram Currit, komunën e Margegajt, të Gjakovës, e të Shtërpcës janë ndalur edhe në Prizren, me qëllim të shqyrtimit të lidhjes së marrëveshjeve reciproke për zhvillimin e turizmit kulturor e malor në rajonin e Prizrenit. Me këtë rast ata kanë vizituar edhe disa monumente kulturore e historike, që karakterizojnë qytetin mbi Lumëbardh.Veriu i Shqiperise dhe Kosova shihen si nje unitet nga biznesi turistik Shtepia_e_mbajtjes_se_lidhjes_Shtepia e mbajtjes se Lidhjes se Prizrenit

Zekë Çeku nga Asociacioni Kosovar i Turizmit, KOTAS, ka vlerësuar se në këtë mënyrë tentohet që të promovohet produkti i përbashkët turistik mes Shqipërisë veriore dhe Kosovës, me anë të së cilës do të mundësohej zhvillimi i ekonomive vendore. "Vitin e kaluar kur e kemi prezantuar produktin turistik të Kosovës në Shqipëri nuk e kanë pas idenë se çka ka këtu pos Brezovicës...Ndërkohë sot Kosova është përplot me qytetarë që vijnë nga Shqipëria dhe anasjelltas, natyrisht edhe në saje të autostradës, por edhe për shkak të promovimit të produkteve tona turistike", është shprehur Çeku, duke shtuar se "turizmi për Prizrenin dhe vendet tjera duhet të jetë prioritet për zhvillim ekonomik".

Megjithëkëtë si sfidë kryesore në këtë drejtim ai ka përmendur kapacitetet e kufizuara hoteliere në qytetet e ndryshme të Kosovës.
"Për nga atraksionet, si trashëgimia natyrore e kulturore ne kemi produkt të fuqishëm por kemi probleme me kapacitete të vendosjes sidomos në qendër, si në Prizren apo Gjakovë...Më duhet ta pranoj se nuk jemi të përgatitur për pranimin e këtij fluksi të madh nga Shqipëria", ka thënë Çeku.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi