Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Thaçi, Kosova synon klimë më të mirë biznesi  Empty Thaçi, Kosova synon klimë më të mirë biznesi

Wed 26 Oct 2011 - 14:23
Prishtinë – Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të vazhdojë me përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, tha kryeministri Hashim Thaçi, në Forumin Ekonomik të Vjenës, duke shpalosur mundësitë investuese që ofron shteti i ri evropian.

“Ekonomia e Kosovës është ekonomi e hapur e tregut të lirë dhe ne i sigurojmë të gjithë investitorët e huaj për mundësi të barabarta për investime, transparencë të plotë, dhe lehtësira të cilat i parashikojnë ligjet tona”, tha ai.

Kryeministri Thaçi theksoi se Kosova, krahas procesit të suksesshëm të shtetndërtimit ka arritur që të ketë edhe rritje dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm , ndërsa shtoi se ende ka nevojë për investime serioze në të gjithë sektorët ekonomik.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar Vizionin e Zhvillimit Ekonomik 2011-2014, ku zhvillimi i sektorit privat është identifikuar si gjeneratori kryesor i rritjes dhe zhvillimit ekonomik dhe është e vetëdijshme për rolin e jashtëzakonshëm që kanë investitorët e huaj”, theksoi ai.

Kryeministri Thaçi u shpreh i sigurt se pikëpamjet dhe përvojat që do të këmbehen gjatë Forumit Ekonomik të Vjenës do t’u shërbejnë shumë investitorëve potencialë të huaj për të kuptuar edhe më mirë mundësitë investuese që ofron shteti i ri i Kosovës.

//lajmeshqip//
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi