- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Marrëveshja, Thaçi: Vendimi fuqizon shtetin, Kosova flet në emër të saj
Fri 24 Feb 2012 - 18:29
Transmetuar më 24.02.2012 18:05
Prishtinë, 24 shkurt 2012, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka
cilësuar marrëveshjen e arritur mes Prishtinës e Beogradit si një
marrëveshje që e përfaqëson denjësisht vendin në rajon.
“Lirisht mund të them se përderisa marrëveshja e Rambujesë i solli
Kosovës lirinë, marrëveshja e Ahttisarit i solli pavarësinë, marrëveshja
e sotme i sjellë shtetit të Kosovës integrimet evropiane dhe e bën
Kosovën, Kosovë Europiane. Dhe nuk po flas këtu për liberalizimin e
vizave, apo marrëveshjen tregtare, por për Procesin e
Stabilizim-Asocimit, që është hapi i parë zyrtar në procesin e
anëtarësimit të Kosovës në familjen e madhe Europiane. Kosova
anëtarësohet, përfaqësohet, flet në emër të saj dhe ka fuqinë dhe
autoritetin e nënshkrimit në të gjitha institucionet multilaterale si
shtete të barabarta”, u shpreh Thaçi, raporton NOA.al.
Ai u shpreh se është i vetëdijshëm se formula në fusnotë nuk është
ideale, por se është më e pranueshmja për momentin politik që po kalon
shteti i Kosovës, ndërsa shtoi se kjo formulë është e përkohshme.
Thaçi deklaroi se me këtë marrëveshje u largua përgjithmonë UNMIK nga
tavolina e përfaqësimit të Kosovës dhe se kjo marrëveshje, në asnjë
rrethane nuk e zbeh shtetësinë e vendit, por përkundrazi, e forcën atë,
duke i dhënë Kosovës vendin e saj të merituar në të gjithë mekanizmat ku
do të përfaqësohet.
“Si lider politik dhe kryeministër i vendit dhe shërbyes për të gjithë
qytetarët e Kosovës, unë kam përgjegjësi që të shoh përtej politikave
dhe kalkulimeve të ngushta ditore. Unë jam i bindur, dhe koha do ta
vërtetojë, që vendimi i sotëm do të fuqizojë subjektivitetin tonë
ndërkombëtar, do ta fuqizoj shtetin tonë dhe të ardhmen tonë. Asnjëherë,
me asnjë kusht, me asnjë çmim nuk do të pranoja asnjë marrëveshje që
nuk e fuqizon shtetësisë tonë. Kosova ka qenë Republikë edhe dje, kur në
këto forume rajonale është përfaqësuar nga UNMIK-u dhe me mbishkrimin
1244, dhe do të vazhdojë të jetë republike edhe sot, kur do të
përfaqësohet nga Institucionet e Kosovës, pa UNIMIK, dhe me fusnotë të
balancuar me Opinionin e GJND-së për Deklaratën e 17 shkurtit për
Pavarësinë”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri i Kosovës.
Thaçi u angazhua para qytetarëve se si Kryeministër, nuk do të ndalet së
punuari për këtë qëllim, për Kosovën e pavarur, sovrane dhe europiane.
a.y/NOA

Re: Marrëveshja, Thaçi: Vendimi fuqizon shtetin, Kosova flet në emër të saj
Fri 24 Feb 2012 - 18:32
Nuk po kuptoj o vellezer!
serbet flasin me tjeter qendrim!!!
serbet flasin me tjeter qendrim!!!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi