Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
aida.12
aida.12
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 41
<b>Postime</b> Postime : 5
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/06/2013

Kim Mehmeti, Vlora Çitakut: Kosova po zbrazet nga rinia, e ti flet për talibanizëm! Empty Kim Mehmeti, Vlora Çitakut: Kosova po zbrazet nga rinia, e ti flet për talibanizëm!

Sat 8 Jun 2013 - 20:45
Kohëve të fundit reagimet e figurave publike në rrjetet sociale janë shndërruar në formën më praktike për të shprehur mendimin e lirë.

Derisa gjatë ditës së sotshme nga mediat janë vënë në theks replikat dhe kundër replikat midis hoxhë Shefqet Krasniqit dhe ministres për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, kësaj të fundit, mirëpo edhe hoxhë Irfan Salihut u shkon një “selam” nga publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, njofton Almakos .

“Kosovën njësoj e dëmtojnë edhe deklaratat përçarëse të ministres për evrointegrime, e cila e ‘mbron’ vendin nga rreziku të mos bëhet ‘shtet talibanesk’, si edhe ligjëratat përbuzëse për femrën shqiptare të hoxhës, që ka frikë se Kosova do mund të bëhet shtet ‘me shumicë gra të pamoralshme e me burra me moral të lartë!?’. Kosova aq ka bë për shqiptarinë, sa është e turpshme asaj t’ia veshësh rrezikun nga ‘talibanizimi’ dhe ajo me aq fanatizëm ka mbrojtur moralin sa është e pamoralshme asaj t’i moralizosh”, shprehet analisti Mehmeti në postimin e tij në faqen zyrtare të Facebook’ut.

Sipas Kim Mehmetit, Kosovës nuk i kanosen këto rreziqe, por një e keqe tjetër: atë ta braktisë shumica e të rinjve të pashpresë, të shkolluar e të aftë, e të mbetet në duart e atyre që më shumë e duan pushtetin, se sa Kosovën!”./Almakos
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi