Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Në familjen Vlora përkujtohët Ismail Qemal bej Vlora Empty Në familjen Vlora përkujtohët Ismail Qemal bej Vlora

Sat 3 Mar 2012 - 17:45

Ismail Qemali

Krijuesi dhe Shpëtimtari i Shqipërisë Ismail Qemal Vlora është e mbetët përgjithmon i pandryshueshëm, është i shenjët dhe Legjendë Shqiptare. Ismail Qemal bej Vlora lindi me 24 Janar 1844 ne Vlore ne Shqiperi dhe vdiq me 24 Janar 1919 ne Perugia te Italise

Darling Ismail Vlora Trashëgimtari i Familjes Vlora organizoi dhe ftoi Shqiptarët në rezidencën e tij për të përkujtuar 168 vjetorin e Lindjes dhe 93 vjetorin e ikjes nga jeta e Ismail Qemal Vlorës, në ftesë erdhën përfaqësues të Shoqatave Shqiptare të Italisë veriore. Nga Parma ishin Durim Lika e Gentian Alimadhi të cilët janë shembull i shkëlqyer me organizime kulturore që bëjnë me shoqatën "Scanderbeg".

Presidenti i Shoqatës "Kosova e Lirë" Xhavit Mahmuti bashk me Musli Drenica sollën emocione në Familjen Vlora e të pranishmit. Aty ulur qëndronte Shqipe Kadishani nga Drenica ku më përkujtonte Shote Galicën, kontribuesja e kulturës Shqiptare znj.Kadishani përfaqëson inteligjencën Shqiptare në Itali e me ketë rast bashkarisht përkujtonim Atin tonë Ismail Qemal Vlorën. Osmon Kaceli nga Tirana shpërthente me fjalët e tija të dashura dhe ç'do fjalë që folte e përmendëte Ismail Vlorën ku e caktonte Gjigant të Kombit Shqiptar.


Vajtoni burrin e math të Shqipërisë dhe qëndroni të pa tundur në programin Kombëtar

Ishte e obligueshme që të jemi prezent në Familjen Vlora, por kishte edhe të till që nuk kishin arritur të jenë të pranishëm, për arsye të ndryshme, mirpo qëllimi u arrit shkëlqyeshëm pasi përfaqësimi u ba nga gjithë Shqipëria e Ismail Qemal Vlorës.

Qëllim mirët i kishin propozuar Shoqaës Kulturore- Humanitare "Kosova e Lirë" nga Milano që ti ipet titulli i antarit të nderit Darling Ismail Vlorës dhe Shoqata kishte miratuar unanimisht ketë kërkesë dhe për ketë përkujtim të obligueshëm Presidenti Xhavit Mahmuti i dhuroj Çertifikatën e nderit e me kënaqësi u pranua nga Trashëgimtari I Familjes Vlora i zoti i shtëpisë Darling Vlora i cili jeton ne pereferi t ë Milanos, falëmnderoj të pranishmit që kishin pranuar ftesën përkujtimore.

I zoti i shtëpisë Darling Vlora kishte përgatitur ç'do gjë duke filluar me ushqime e pije freskuese dhe për gjat gjithë kohës shprehte falëmnderime për të pranishmit në pjesmarrje. Ç'do njëri nga ne shprehte fakte historike të kohës, vuajtjet e Kombit dhe fatet e Shqipërisë. Fjalë të shumta dëgjoheshin nga të gjithë duke kujtuar se jemi në prag të 100-ndë vjetorit të pavarsisë dhe pikrisht ky përkujtim ishte me rëndësi për Shqipërin, ku duhët përkushtim të vyeshëm për të shënuar denjësisht 100-shin e Shqipërisë së Ismail Qemal Vlorës e bashkveprimtarëve të tij që punuan për Shqipëri.

Përkujtimi u përmbyll me tingujt e violinistes Miranda Ferra – Beshiri me ekzekutimin e tre pjeseve të mrekullueshme te Boch, Mozart dhe Monti e te pranishmit e duartrokitën me entuziazëm.



Ishte e obligueshme të jemi të pranishëm por njëherit edhe kënaqësi të jesh në ketë Familje Gjigante e cila për Komb e Atdhe dha gjithçka që kishte para vetës por mbi të gjitha Shqipërisë i dha Ismail Vlorën i cili e shpëtoj vendin nga hordhit sllave e greke. Falëmnderoj të pranishmit e duke e uruar Darling Vlorën me fjalën e Madhe të bekoft Perendia me gjithë Familjen tuaj me shkronjat e arta VLORA. Lavdi Ismail Qemal bej Vlorës!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi