- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Vlora sfidon qeverinë, një monument 7 metra për Ismail Qemalin
Sat 4 Aug 2012 - 15:55
Do të derdhet në bronz e do të vendoset aty ku më parë ka qëndruar monumenti i Hysni Kapos, në sheshin që ndodhet para universitetit “Ismail Qemali”. Bashkia e Vlorës ka lëvruar një fond të posaçëm për këtë shtatore, realizuar në bashkautorësi nga skulptorët Zeqir Alizoti dhe Pëllumb Halili
Skulptori Zeqir Alizoti: Shtatorja, gati për festat e nëntorit
Nga: Oliverta Lila
Në studion e tij, diku nga mesi i një rrugice të pashtruar, skulptori Zeqir Alizoto “jeton” çdo ditë me Ismail Qemalin.
Edhe dje e gjetëm atje, me duart që tashmë ishin zbardhur nga pluhuri i allçisë. Sapo ngjisim dy-tre shkallë, shfaqet shtatorja gjigande e Ismail Qemalit. E morëm rrugën drejt Vlorës për ta parë aty, në cepin ku artisti e ka vendosur, e ku po gdhend detajet e fundit. Deri më sot, themeluesi i pavarësisë nuk ka pasur asnjë monument të tillë, as në sheshin e Vlorës dhe as në ndonjë qytet tjetër.
Bashkia e Vlorës ka lëvruar një fond të posaçëm për këtë shtatore, realizuar në bashkautorësi nga skulptorët Zeqir Alizoti dhe Pëllumb Halili, i cili prej 20 vitesh jeton në Austri. Është i disati bashkëpunim mes tyre. Monumenti 7 metra i lartë(4.20 metra shtatorja dhe 2.70 piedestali), do të derdhet në bronz e do të vendoset aty ku më parë ka qëndruar monumenti i Hysni Kapos, në sheshin që ndodhet para universitetit “Ismail Qemali”. Është një nga shenjat që do t’i mbeten Vlorës në këtë 100-vjetor të Pavarësisë. Ndonëse askush nuk e artikulon haptazi, qyteti ku u ngrit flamuri ka një luftë të heshtur me qeverinë. Kryetari i Bashkisë, z. Shpëtim Gjika, ka deklaruar disa herë publikisht se janë mënjanuar nga qeveria, se nuk kanë marrë asnjë fond për festimin e 100-vjetorit e se nuk ka asnjë shenjë bashkëpunimi.
Ndër qytetarët ekziston mendimi se po duan t’ia fashitin rëndësinë qytetit në këtë ngjarje historike. Qeveria nuk ka dhënë deri më tani asnjë fond, edhe pse nga ajo që duket, kalendari për 100-vjetorin e Pavarësisë është krejt rastësor. Dallimin e bën vetëm parulla që i bashkëngjitet çdo gjëje: Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Nga ana tjetër, Bashkia e Vlorës duket se tashmë ka një “sfidë” të hapur. Ngritja e kësaj shtatore madhështore mendohet të shënojë kulmin e veprimtarive. Paralelisht në Tiranë do të ngrihet një tjetër shtatore, dalë nga një konkurs problematik. Në fakt, nëpër Shqipëri ndihet pak atmosfera e festimit të 100-vjetorit. Në Tiranë, po ashtu edhe në Vlorë nuk të sheh syri qoftë ndonjë poster apo logo që ta kujtojë. Të gjithë flasin për muajin nëntor. Përtej gjithë kësaj beteje, qartazi me prapavijë politike, skulptori Zeqir Alizoti është i shqetësuar vetëm për cilësinë artistike. Figura që ai dhe Halili propozojnë është një Ismail Qemali që qëndron stoik, veshur me frak, papijon, pallton e madhe, hedhur në një dorë e në tjetrën deklarata e tubosur e Pavarësisë. Pas tij, një flamur i stilizuar, ku dallohet paksa shqiponja. Në mëngjes, në studion e tij kishte mbërritur edhe skulptori Muntaz Dhrami, një nga bashkautorët e Monumentit të Pavarësisë i vitit 1972. Është një ftesë për bashkëbisedim mes kolegësh, për sugjerime e mendime, që do të çonin në përmirësime detajesh. Në studion e tij të mbushur me punime qeramike, skulptori ka ekspozuar dy bocetet e tjera dhe punime në qeramikë të Ismail Qemalit. Pas dy-tre javësh shtatorja do të udhëtojë drejt Tiranës, për t’u derdhur në bronz. “Do të jetë gati për festat e nëntorit”, thotë Alizoti teksa i afrohet sërish shtatores në allçi. Ka ende detaje për të punuar.
Prej sa kohësh po punoni me shtatoren e Ismail Qemalit?
Është një punë e hershme. Në kuadër të këtij 100-vjetori, çdo krijues dhe çdo qytetar e ndien veten borxhli ndaj kësaj figure madhore, babait të kombit, atij që shpalli independencën e Shqipërisë. Ky shqetësim i brendshëm u kurorëzua pas një pune 6 mujore, me tre variante bocetesh, që u ekspozuan në hollin e teatrit “Petro Marko” për të gjithë qytetarët. Si varianti përfundimtar u zgjodh kjo shtatore që po punojmë. Nuk është vetëm punë e imja, por në bashkëpunim me skulptorin Pëllumb Halilin, që erdhi nga Austria dhe arkitektin Pirro Stefa. Do të vendoset në sheshin ku më parë ka qëndruar një figurë e diktaturës, Hysni Kapo, hapësirë të cilën e kemi studiuar dhe, në bazë të së cilës, kemi përcaktuar edhe dimensionet që do të ketë shtatorja: 4.20 metra dhe 2.70 piedestali. Do të jetë një monument rreth 7 metra i lartë.
Këto përmasa janë të kushtëzuara vetëm nga sheshi ku do të vendosen apo edhe një zgjedhje për t’i dhënë madhështi kësaj figure?
Jo gjithmonë dimensioni, pra, lartësia e një monumenti është vlera e artit. Në këtë rast na u imponua nga hapësira ku do vendoset, por duke qenë se bëhet fjalë për Ismail Qemalin, këtë figurë kaq madhore, nëse këto dy pretendime përputhen, atëherë marrin vlerë të veçantë. Është një figurë që çdo artist do ta lakmonte ta bënte. Një herë në jetë të bie rasti.
Cili ka qenë kërkimi që keni bërë ju si autorë për të ndërtuar fizionominë e Ismail Qemalit?
Kjo është një figurë e njohur për ne, që e kemi ndeshur shpesh nëpër fotografi, nëpër postera, dokumentarë dhe filma. Sidomos për qytetarët dhe krijuesit e Vlorës është familjarizuar, por kjo nuk më ka penguar që të thellohem mbi këtë figurë përmes fotove dhe materialeve të ndryshme, të hulumtuara në arkiva, duke lexuar edhe kujtimet e tij të botuara nga “Toena”. Personalisht e kam punuar edhe më parë figurën e Ismail Qemalit. Dy-tre vjet më parë unë kam fituar dhe kam realizuar portretin e Ismail Qemalit, që është vendosur krahas figurave të tjera të qeverisë së parë në hyrjen e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë. Siç e shihni, në studion time, Ismail Qemalin e kam punuar edhe në qeramikë e pjatanca.
Pas shtatores qëndron një pjesë flamuri e stilizuar. Pse bëtë këtë zgjedhje?
Flamuri është një simbiozë e pandashme me këtë figurë madhore të Pavarësisë. Kjo është arsyeja që unë e kam konceptuar në një volum të madh statik, me një pjesëz flamuri, ku shquhet edhe shqiponja e qëndisur nga Marigo Posio. Të nesërmen, brezat e rinj që do të vijnë, duhet ta kuptojnë madhështinë e Ismail Qemalit.
Qeveria shpalli një konkurs kombëtar për realizimin e një monumenti të Ismail Qemalit në Tiranë. Pse nuk u bëtë pjesë e këtij konkursi?
Kam mësuar për këtë përmes shtypit dhe përmes internetit kam parë edhe bocetet e paraqitura. Si krijues nuk mora pjesë në konkursin e Tiranës, sepse ndërkohë isha i angazhuar me këtë figurë që do të bënim në Vlorë. Por mendoj se, nëse figura do të njihej më mirë dhe do të ishte punuar seriozisht, do të kishte rezultate më të mira.
Mendoni se Ismail Qemali rri më mirë në Vlorë?
Pavarësisht nga ndonjë pozicion personal partiak dhe opinioneve që diskutohen në shtyp, unë mendoj që ngritja e monumentit të Ismail Qemalit në qytetin e Vlorës në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, i bën nder kombit, Shqipërisë, Vlorës, sepse ky është qyteti, vendi i lindjes së Ismailit, vendi ku u shpall pavarësia, ku ngrihet Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, ku është varri monumental dhe ku është Monumenti i Pavarësisë, i realizuar në vitin 1972 nga autorët e njohur Muntaz Dhrami, Kristaq Rama dhe Shaban Hadëri. Nuk mund t’ia heqësh rëndësinë që ka ku qytet dhe rëndësinë që ka figura e Ismail Qemalit për të.
Kur do të inaugurohet shtatorja?
Puna do të jetë gati për Festat e Nëntorit. Unë kam akoma punë në dorë, duke e modeluar në allçi dhe pas nja dy-tri javësh do ta dërgojmë në Tiranë për ta derdhur në bronz.
Keni filluar të jeni kritik që tani ndaj shtatores që keni realizuar?
Kjo është e vërtetë. Njeriu nuk kënaqet kurrë me punën e tij. Kur arrin në një pikë të caktuar, fillon të mendojë se pse nuk e bëra pak më ndryshe, por jam në një fazë ku disa gjëra mund t’i korrigjoj. Sot është rastësi që ju shihni se kanë ardhur dy-tre kolegë nga Tirana, po shkëmbejmë biseda, opinione dhe vërejtje. Duke punuar gjatë mbi një figurë, ne fillojmë e ambientohemi dhe mund të krijojmë ndonjë paqartësi. Duke kontaktuar me njerëz profesionistë dhe të zotë, njeriu korrigjon edhe veten. Është një proces i domosdoshëm.
A ka një kosto të përafërt të realizimit të këtij monumenti?
Kostoja e plotë nuk është mbyllur, sepse ka të bëjë edhe me sistemimin e sheshit, por ky është një monument i përjetshëm, një vlerë arti që nuk matet me kosto, por me vlera. Nga disa llogaritje shkon më pak se 100 mijë euro. Duke pasur parasysh edhe vështirësitë ekonomike që ka Bashkia, pasi nga qeveria nuk ka pasur asnjë lloj mbështetje për të stimuluar festimin e 100-vjetorit, edhe ne rezervohemi në pretendimet tona financiare. E rëndësishme është që pretendimet artistike t’i kemi në nivel të pranueshëm. Na mbetet të shohim se sa do të pëlqehet nga njerëzit dhe sa do t’i rezistojë kohës.
Burimi: g.shqip

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi