Gjilan: Nxënësi i shanë nënën profesorit! (VIDEO)
+3
Rrushjaa
Nitta
Princo
7 posters
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Gjilan: Nxënësi i shanë nënën profesorit! (VIDEO)
Sun 28 Apr 2013 - 10:47
Në një video të publikuar në internet shihet se në Shkollën e Mesme të ultë, “Thimi Mitko” në Gjilan vetëm mësim nuk zhvillohet. Aty profesori dhe nxënësit nuk shihen fare duke mësuar, por duke luajtur dhe fjalosur mes vete.
Në një moment njëri nga nxënësit i afrohet profesorit për të shikuar në ditar, derisa ai mundohet ta largoj atë. Ata të dy shtyhen me duar dhe bërryla, derisa nxënësi i nervozuar e shanë ‘profën’: “Ta q**** familen”.
Të tjerët qeshin dhe bërtasin, por edhe i godasin bankat, duke mos lejuar të zhvillohet procesi mësimor. Disa nxënës lehin sikur qentë, disa bërtasin sikur majmunë e disa të tjerë emitojnë lopën. “Muuuu....”, dëgjohen nxënësit duke bërtitur derisa profesori mban në duar ditarin. “Far lopash”, reagon një nxënëse derisa të tjerët i përplasin bankat.
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Gjilan: Nxënësi i shanë nënën profesorit! (VIDEO)
Sun 28 Apr 2013 - 10:48
Kjo eshte edhe nji Argument dhe arsyetim per te gjith ato qe nuk deshirojn lenden fetare (mesimbesimn ) qe te jet ne shkoll, .....
- NittaKomplet
- Shteti :
Postime : 3811
Hobi : Pushimet
Vendndodhja : Te Motra ime Essi
Anetaresuar : 28/07/2011
Re: Gjilan: Nxënësi i shanë nënën profesorit! (VIDEO)
Sun 28 Apr 2013 - 11:05
Ncncncncnnc... Sa te padrejt qe jan Nxenesiitt ... Nuk respektojn Profesorin ,, Kjo tregon se nuk respektojn as prinderit ..
Re: Gjilan: Nxënësi i shanë nënën profesorit! (VIDEO)
Sun 28 Apr 2013 - 12:11
ma ne fund pash nje lajm te keq per gjilanin siq e dini edhe vet un jom nga gjilani e spo me pelqejka hiq fort se nuk jam mesuar asnje here qe per gjilan te flitet keq ..e dini edhe vet ju qe per shembull kemi qen gjithmon hahaahhaahahah
- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Gjilan: Nxënësi i shanë nënën profesorit! (VIDEO)
Sun 28 Apr 2013 - 17:28
Po me vjen keq per profesorin, qe nxenesit e kane xhiruar pa vetedijen e tij dhe nuk ka faj profesori se nxenesit e sotit me mire ti dergosh ndonje shtalle te lopeve me u marr me lop se ne shkolle... Ahhh Ministria i ka fajet qe ua ka dhene ca drejta se vertet do benin ata ashtu.. Kafsh jane e jo nxenes... Ndjej keqardhje per profesorin por mund te me xhirojne edhe mua por le ta mendon se me pa se cka mund t'i ndodh pastaj me celularin per dritare e kisha hudh edhe sikur kurre me mos te punoja...
Femija akoma pa i marre mire hapat per te ec bene tele I phone 4- 5 po prinderit jane fajtore qe ju japin celulare dhe Ministria qe ne nuk ua ndalon rreptesisht perodorimin e celulareve neper shkolla... Keto jane kafsh nuk dine as kur perdoret dhe per cka perdoret celularii...
U bo shqiptari me pas I-phone qe deri dje ne mal ka qene tash kinse une po beje dicka....

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Gjilan: Nxënësi i shanë nënën profesorit! (VIDEO)
Sun 28 Apr 2013 - 23:39
Ua sa kafshe!!!
Turpi i botes...
Ndersa ju Princo nga e kuptuat qe behej lenda fetare dhe nxorret ate mendim "te mykur"?!

- DasaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3512
Hobi : Me flejt
Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
Anetaresuar : 27/04/2012
Re: Gjilan: Nxënësi i shanë nënën profesorit! (VIDEO)
Sun 28 Apr 2013 - 23:53
Ky nuk eshte nxens por eshte rrugaq.
Eh per PROFA duhet edhe kta me kan pak me serioz
Eh per PROFA duhet edhe kta me kan pak me serioz
- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Gjilan: Nxënësi i shanë nënën profesorit! (VIDEO)
Sun 28 Apr 2013 - 23:58
Dasa sado qe te jesh serioz kur ke te beshe me femij te paedukuar dhe kafsh nuk mund te arrish t'i mbash nene kontroll te pakten me keso nxenes e kam fjalen.. Me qene 1 apo 2 mund te behet disi por permes videos ketu gjithe klasa qenkan si me qene ne shtalle...Dasa shkruajti:Ky nuk eshte nxens por eshte rrugaq.
Eh per PROFA duhet edhe kta me kan pak me serioz
Ndonjehere per t'iu ik problemeve duhet te beshe kinse nuk sheh e nuk degjon...
- DasaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3512
Hobi : Me flejt
Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
Anetaresuar : 27/04/2012
Re: Gjilan: Nxënësi i shanë nënën profesorit! (VIDEO)
Mon 29 Apr 2013 - 0:03
Besa mesa e kam kuptu edhe ti je mesimdhense.BeSaa shkruajti:Dasa sado qe te jesh serioz kur ke te beshe me femij te paedukuar dhe kafsh nuk mund te arrish t'i mbash nene kontroll te pakten me keso nxenes e kam fjalen.. Me qene 1 apo 2 mund te behet disi por permes videos ketu gjithe klasa qenkan si me qene ne shtalle...Dasa shkruajti:Ky nuk eshte nxens por eshte rrugaq.
Eh per PROFA duhet edhe kta me kan pak me serioz
Ndonjehere per t'iu ik problemeve duhet te beshe kinse nuk sheh e nuk degjon...
Nese je a'ke vrejt te koleget dallimin.
Ne disa klas nuk dihet darsem po mesim.
Te them te drejten te gjth nxensat nuk munden me kan ne ket nivel pa gjet but.
Un kam provoj ne ket drejtim,edhe e di mentalitetin e nxesave
- BlerooKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1333
Anetaresuar : 15/04/2013
Re: Gjilan: Nxënësi i shanë nënën profesorit! (VIDEO)
Mon 29 Apr 2013 - 0:05
Edhe pse jom vet i ri me mosh nuk i takoj rangut te tyne, me heret kom bo kishe probleme por i kom kerku falje te gjithve atyre.
Kto jon thjesht gjeste te femijve qe i bojn pa dijenin e tyre qe dikur ma von kan me i ra pishmon.
Gjithsesi, mos e perzini ktu edukaten familjare sepse ne shtepi ndoshta jon Engjuj, e ne shkolle kur i shohin profesorat e urt (ne kete video profi qenka si peder) atehere bejn probleme, sepse me profesora te veshtir keshtu nuk bejn, ju garantoj.
Pershendetje.
Kto jon thjesht gjeste te femijve qe i bojn pa dijenin e tyre qe dikur ma von kan me i ra pishmon.
Gjithsesi, mos e perzini ktu edukaten familjare sepse ne shtepi ndoshta jon Engjuj, e ne shkolle kur i shohin profesorat e urt (ne kete video profi qenka si peder) atehere bejn probleme, sepse me profesora te veshtir keshtu nuk bejn, ju garantoj.
Pershendetje.
- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Gjilan: Nxënësi i shanë nënën profesorit! (VIDEO)
Mon 29 Apr 2013 - 0:09
Dasa shkruajti:Besa mesa e kam kuptu edhe ti je mesimdhense.BeSaa shkruajti:Dasa sado qe te jesh serioz kur ke te beshe me femij te paedukuar dhe kafsh nuk mund te arrish t'i mbash nene kontroll te pakten me keso nxenes e kam fjalen.. Me qene 1 apo 2 mund te behet disi por permes videos ketu gjithe klasa qenkan si me qene ne shtalle...Dasa shkruajti:Ky nuk eshte nxens por eshte rrugaq.
Eh per PROFA duhet edhe kta me kan pak me serioz
Ndonjehere per t'iu ik problemeve duhet te beshe kinse nuk sheh e nuk degjon...
Nese je a'ke vrejt te koleget dallimin.
Ne disa klas nuk dihet darsem po mesim.
Te them te drejten te gjth nxensat nuk munden me kan ne ket nivel pa gjet but.
Un kam provoj ne ket drejtim,edhe e di mentalitetin e nxesave
Ashtu eshte Dasa.. Por disa koleg ka vite te tera qe punojne dhe nxenesit sado pak e dine friken dhe e dine se cfare pesojne, ndersa disa qe kane 2 apo 3 vite qe japin mesim ata e kane pak te veshtire deri sa ti fusin ne rrjedhe gjerat ...
Por ne pergjithesi po them se femijet nuk jane te edukuar, nuk kane , vetem duhet t'a hapesh ditarin dhe t'i vesh njeri 1 pastaj te rrish qete se te tjereve nuk u degjohet zeri... Tere kohes me celulare rrine ne duar.. Paramendo te kesh te besh me 4o nxenes me cilin te merresh perpara... Por eshte faji e thash edhe me larte i Ministrise se Arsimit per keto gjera,, celuaret nuk u nevoiten ne shkolle nxenesve....
- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Gjilan: Nxënësi i shanë nënën profesorit! (VIDEO)
Mon 29 Apr 2013 - 0:11
Bleroo shkruajti:Edhe pse jom vet i ri me mosh nuk i takoj rangut te tyne, me heret kom bo kishe probleme por i kom kerku falje te gjithve atyre.
Kto jon thjesht gjeste te femijve qe i bojn pa dijenin e tyre qe dikur ma von kan me i ra pishmon.
Gjithsesi, mos e perzini ktu edukaten familjare sepse ne shtepi ndoshta jon Engjuj, e ne shkolle kur i shohin profesorat e urt (ne kete video profi qenka si peder) atehere bejn probleme, sepse me profesora te veshtir keshtu nuk bejn, ju garantoj.
Pershendetje.
Blero me fal qe nderhy ketu,, perzihet edhe edukata familjare sepse prindi duhet te dije te pakten cfare femije ka ... Femija 16 vjec tere naten rrine ne fb e ne net te nesmeren 2 ore ne mengjes mungon sepse nuk mund te zgjohet, pastaj prap ne shkolle me celular ne fb e cfare mesimi i thuhet ketij amon...
Pastaj kur e therret prindin , thote nuk po kam kohe me u marre me te sepse edhe une jam ne pune..
Pse mesimdhenesi duhet te merret me te tere kohes a ?
- DasaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3512
Hobi : Me flejt
Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
Anetaresuar : 27/04/2012
Re: Gjilan: Nxënësi i shanë nënën profesorit! (VIDEO)
Mon 29 Apr 2013 - 0:14
Popo e vertet eshte se fajin kryesor e kan nxensit,sikur te ishin masat diciplinore mete ashperta ndryshe kish me qen puna,amo kshtu e ka demokracia,liria e teprune dhe pa mas.
Me vjen keq nga kto gjenerata qe dotja shohin sherrin me von e nuk jan ka e kuptojn.
Por mos ti lajm anesh edhe PROFAT qe bin ne nivel te nxensve ku dalin edhe pin cigare sebashku.
Inshalla punohet persemiri dhe kem hajr,ngase me vjen gjynah kur e shoh Arsimimin ne ket nivel.
Mjer per neve dhe per te ardhmen ton
Me vjen keq nga kto gjenerata qe dotja shohin sherrin me von e nuk jan ka e kuptojn.
Por mos ti lajm anesh edhe PROFAT qe bin ne nivel te nxensve ku dalin edhe pin cigare sebashku.
Inshalla punohet persemiri dhe kem hajr,ngase me vjen gjynah kur e shoh Arsimimin ne ket nivel.
Mjer per neve dhe per te ardhmen ton
- BlerooKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1333
Anetaresuar : 15/04/2013
Re: Gjilan: Nxënësi i shanë nënën profesorit! (VIDEO)
Mon 29 Apr 2013 - 0:18
Po e nderuara Besa, rinia e sotit eshte degjenerim total, nuk e din as vet cka bejn, bejn gjera palidhje thjesht sa per te rene ne sy te dikujt tjeter dhe te qeshin me te, por nuk e dijn se i bin pishmon ma von, faji i prinderve ketu nuk eshte edhe aq shume sepse disa prinder as nuk e shohin ndoshta femijen e tyre hiq duke u marr me pune, disa te tjere nuk kan se cka i bejn femijes se vet.BeSaa shkruajti:Bleroo shkruajti:Edhe pse jom vet i ri me mosh nuk i takoj rangut te tyne, me heret kom bo kishe probleme por i kom kerku falje te gjithve atyre.
Kto jon thjesht gjeste te femijve qe i bojn pa dijenin e tyre qe dikur ma von kan me i ra pishmon.
Gjithsesi, mos e perzini ktu edukaten familjare sepse ne shtepi ndoshta jon Engjuj, e ne shkolle kur i shohin profesorat e urt (ne kete video profi qenka si peder) atehere bejn probleme, sepse me profesora te veshtir keshtu nuk bejn, ju garantoj.
Pershendetje.
Blero me fal qe nderhy ketu,, perzihet edhe edukata familjare sepse prindi duhet te dije te pakten cfare femije ka ... Femija 16 vjec tere naten rrine ne fb e ne net te nesmeren 2 ore ne mengjes mungon sepse nuk mund te zgjohet, pastaj prap ne shkolle me celular ne fb e cfare mesimi i thuhet ketij amon...
Pastaj kur e therret prindin , thote nuk po kam kohe me u marre me te sepse edhe une jam ne pune..
Pse mesimdhenesi duhet te merret me te tere kohes a ?
Mesuesi/Profesori nuk mund te merret gjithe kohen me ta, mesuesi e ka per detyre qe ta zhvilloj oren e mesimit dhe jo te merret me masa disiplinore.
Per kete problem duhet qe te shtohet nje ore plus, pra ora Edukatore. Si dhe te kete cdo shkoll psikologun e vet, ne menyre qe te merret me keta persona qe bejn keshtu
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Gjilan: Nxënësi i shanë nënën profesorit! (VIDEO)
Tue 7 May 2013 - 17:42
Suksesi, fati dhe ardhmëria e një populli varet nga edukata dhe arsimimi i tij. Andaj edhe shtetet e zhvilluara dhe ato në zhvillim kanë investuar dhe vazhdojnë të investojnë me të madhe dhe si duhet, në fushën e arsimit dhe edukimit, për çka edhe kanë arritur atje ku janë sot.
Mirëpo, karshi gjithë këtyre zhvillimeve konstruktive nëpër botë, çfarë po ndodh në Kosovë?!
Arsimi në Kosovë ka degraduar. Reformat dhe menaxhimi kanë dështuar.
Gjithë këto e bëjnë njeriun dhe shoqërinë, jo vetëm që të zhgënjehet, por edhe e çojnë drejt kolapsit total edukativo-arsimor.
Çdo ditë e më shumë po vërtetohet ajo çka kamë thënë para disa viteve se ajo që është konceptuar t’iu servohet nxënësve si edukatë dhe etikë është e gabuar. Se në shkollat tona mund të ketë gjithçka, por jo edhe mësim e edukim të mirëfilltë. Ndonjëherë duhet të ndodhin gjëra skandaloze, që më pastaj pushtetarët ta marrin vesh seriozitetin e rrezikut të një veprimi të gabuar. Çështja është se, pas publikimit të një materiali në mediet e shkruara, në ato online përkitazi me edukatën e nxënësve nëpër shkolla, u alarmua, aq sa edhe Parlamenti vendosi të diskutojë për të.
Siç e dini, Parlamenti edhe më parë ka diskutuar për arsimin, atëherë kur vet ka vulosur këtë fat të zhvillimit kësisoji të procesit arsimor. Parlamenti i ka thënë JO lëndës fetare dhe ka shkelur mbi parimet demokratike duke ndaluar vënien e shamisë për nxënëset, pasojat e të cilave për një kohë kaq të shkurtër po i vuan vet. Parlamenti nuk po do nxënës e studentë të edukuar dhe qytetarë të ndershëm, mirëpo ai po do nxënës e student të rebeluar, arrogantë, vagabondë e injorantë.
Janë mësimet dhe filozofia e tyre ato që bartin përgjegjësinë për këtë gjendje kaotike në arsim. Atyre ende vazhdon t’iu thyhet se e kanë prejardhjen prej majmunit. E, si të kërkosh që ata të jenë të dëgjueshëm?!
Po të nderuar, kështu e ka kjo punë. “Çka të bësh, ia bën vetes”, thotë populli.
Ndërsa parlamentarët tanë janë njerëzit që më së shumti punojnë kundër vetes së tyre, sepse punojnë kundër popullit të tyre, kundër fëmijëve të tyre, kundër ardhmërisë së vendit. Nuk ka edukim me “teorinë” e Darvinit dhe “Kapitalin” e Marksit. Edukim e përparim ka kur fëmijët të lidhen me Krijuesin, kur atyre u tregohet qartë dhe drejt se nga e kanë prejardhjen, dhe se ata nuk janë nipa e stërnipa të majmunëve, por janë bijtë e Ademit dhe të Havës, janë krijuar nga balta e dheu, e natyra dhe cilësia e dheut është e butë, e qetë, stabile dhe shumë profitabile e frytdhënëse.
Duhet të binden parlamentarët tanë dhe qeveritarët e të gjithë dashamirët e shtetit e të shoqërisë, në veçanti të rinisë sonë, se e vetmja rrugë për ta përmirësuar gjendjen nëpër shkolla tona, sidomos në ato fillore e të mesme, është futja e lëndës fetare. Është mundësia për t’i lidhur njerëzit me Zotin, për t’i mësuar ata se shkolla nuk është thjesht vendtubim ku të rinjtë takohen mes vete dhe kalojnë një kohë, apo relaksohen pakëz. Por ajo është një çerdhe në të cilën nxënë dije, ngritën dhe vetëdijesohen, dhe jo vetëm kaq, por aty pajisen edhe me edukatë e kulturë. Aty formojnë personalitetin e tyre. Aty përgatiten për të qenë të vyeshëm e të dobishëm për veten e tyre, për familjen dhe për shoqërinë.
Me shkollë ata jo vetëm që fitojnëdije dhe sigurojnë një të ardhme më të mirë materiale në këtë botë, por dija është edhe ndër adhurimet, apo ibadetet më të mira e më të dashura tek Zoti. Me mësim e edukim të mirëfilltë njeriu ngritët
në një shkallë shumë të lartë edhe në botën tjetër, më lehtë fiton xhenetin. E për ta arritur tërë këtë shkallë të lartë, ata duhet ta duan dijen, ta duan shkollën me zemër, ta respektojnë mësuesin më shumë sesa prindin.
Të gjitha këto, dhe shumë të tjera, kush ua mbjell nxënësve në tru, dhe kush i bind më mirë sesa edukimi fetar? Po të kishte dobi nga teoria e majmunit e ateizmit të Marksit, do ta kishte marrë Evropa dhe Amerika dhe do ta kishin futur nëpër shkolla, mirëpo e kanë futur edukatën fetare duke ua obliguar nxënësve edhe shkuarjen nëpër kisha. Sepse që të gjithë njerëzit e dijes dhe të edukimit janë pajtuar se feja ka një ndikim të jashtëzakonshëm në intelektin e qytetarit, në veçanti të të riut. Këtë të vërtetë e mohojnë vetëm ateistët dhe bijtë e komunistëve nga trojet shqiptare, dhe pak të tjerë nga vendet tjera.
Nuk ka vend ku është futur edukata fetare e që nuk i ka dhënë frytet e saj pozitive, qoftë edhe si lëndë zgjedhore. Ta marrim si shembull Luginën e Preshevës, pasi që atje i kemi vëllezërit tanë shqiptarë që mësojnë lëndë fetare. Atje, ani pse kjo lëndë është zgjedhore, do me thënë e lirë dhe jo obligative, megjithatë, siç më thonë shokët dhe kolegët e mi mësimdhënës në ato vende, nxënësit nuk mungojnë.
Përkundrazi prezantojnë të gjithë dhe janë shumë të përkushtuar.Mbajnë qetësi dhe rrinë si njerëz, e nuk kërcejnë si majmunë!
Të nderuar, më lejoni t’ju them edhe atë se shkollat tona, përveç kësaj dukurie, janë bërë edhe çerdhe e drogës, prostuticionit, krimit, therjve me thika e deri te vrasjet me armë zjarri. Mendoj se edhe ju pajtoheni me mua lidhur me këtë kur them se është bërë vështirë të dërgohen fëmijët nëpër shkolla, ngase atje ka banda, ka kriminelë, ka arrogantë, dhe prindi si prind ka të drejtë të shqetësohet, madje shumë. Bile edhe nëse ankohet për diçka, i thuhet atij se këta janë të mitur dhe nuk i kap ligji. Me çka u japin edhe më shumë liri dhe hapësirë atyre nxënësve që të rebelohen.
Vërtet një gjendje kaosi, një gjendje e vështirë për ta definuar!
Në fund i bëj apel Ministrisë së Arsimit që, sa më parë që është e mundur, ta fusë lëndën fetare nëpër shkolla, qoftë edhe si lëndë zgjedhore. Bile fillimisht qoftë edhe si test nëpër disa shkolla, apo në disa komuna, për ta provuar e testuar, nëse funksionon, atëherë t’iu bashkohen edhe komunat tjera, po nëse jo, le ta lënë huq krejt, ani
pse unë nuk dyshoj fare në sukses.
Allahu e drejtoftë këtë shoqëri dhe na e ruajttë këtë rini. Amin, dhe deri në javën e ardhme, selam alejkum.

- Bekim Fazliu shane gjithe partit politke ne Maqedoni (Video)
- E turpëron nënën para gjithë botës (Video)
- 12 afganë përdhunojnë për 7 orë një nënën e dy fëmijëve në Suedi! (video)
- 16 vite burg për adoleshentin që vrau nënën e tij (Video)
- vajza kercenon nenen me pistolete se do te shkoje ne nje klub nate (video)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi