Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Histori shokuese: 28 vjeçarja tregon SMS erotike dhe se si e ka përndjekur mjeku Empty Histori shokuese: 28 vjeçarja tregon SMS erotike dhe se si e ka përndjekur mjeku

Fri 3 May 2013 - 22:53
Histori shokuese: 28 vjeçarja tregon SMS erotike dhe se si e ka përndjekur mjeku ImagesNjë histori e dhimbshme por shumë e vërtete vjen nga qyteti i Korçës, ku një 28 vjeçare rrëfen për disa media se si një mjek e përndjek kudo. “Jeta ime është kthyer në një ferr të vërtetë…Ai më shfaqet kudo”, është shprehur me lot në sy I.P. Ajo tregon më tej se takimi i tyre ka qënë i rastësishëm dhe asnjëherë nuk e kishte imagjinuar se që prej asaj dite jeta e saj do të kthehej në një ferr të vërtetë. Ajo kërkon që autoritetet shqiptare ta ndihmojnë me të moshuarin e martuar, pasi vetë nuk mundet më. Gjithçka ka nisur para një viti, ku 28 vjeçarja ka qënë për një vizitë në klinikën e tij private, ku dhe kanë shkëmbyer numrat. Qe nga ajo ditë mjeku e ka ngacmuar me mesazhe dhe telefonata, por duke e ndalur dhe në rrugë.
Vajza ka treguar se nuk ka mbetur njeri nga njerëzit e saj qofshin këto miq, shokë, të afërm, familjarët që e kanë takuar atë dhe i kanë thënë që të lerë të qëtë, por ai rri disa ditë dhe nis sërish./alb-observer.com/
Bleroo
Bleroo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1333
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/04/2013

Histori shokuese: 28 vjeçarja tregon SMS erotike dhe se si e ka përndjekur mjeku Empty Re: Histori shokuese: 28 vjeçarja tregon SMS erotike dhe se si e ka përndjekur mjeku

Fri 3 May 2013 - 22:58
Psikopat!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Histori shokuese: 28 vjeçarja tregon SMS erotike dhe se si e ka përndjekur mjeku Empty Re: Histori shokuese: 28 vjeçarja tregon SMS erotike dhe se si e ka përndjekur mjeku

Fri 3 May 2013 - 23:12
Kjo është historia e 28-vjeçares me iniciale I.P, e cila përndiqet prej një viti nga një 61-vjeçar.

“Historia ka një vit që ka nisur. Gjithçka ka lindur krejt rastësisht, sikur ndodh një njohje rastësore mes dy njerëzve në rrugë. Kam qenë në një klinikë private dhe kam kërkuar adresën e një mjeku, zotëria në fjalë më ka thënë që të ndihmoj unë dhe më tha që ‘merr numrin tim të telefonit për çdo gjë që mund të kesh’. Edhe unë ia dhashë numrin tim, sepse duke u nisur nga mosha dhe nga profesioni i tij si mjek, nuk më shkoi asnjëherë në mendje se gjërat do të arrinin deri në këtë pikë. Që nga ajo ditë, jeta ime është bërë një ferr i vërtetë”, tregon 28 vjeçarja.

Ajo rrëfen se: “Ai më ndiqte në çdo vend ku unë shkoja. Ka ardhur kur unë kam qenë me shoqërinë time, kur kam qenë në punë, ka ardhur poshtë shtëpisë sime. Ai ka një vit që më ndjek pafund, kudo që unë shkoj. Më ka dërguar SMS pa fund në telefon, në “Facebook”, madje në telefonin e tij ka edhe foto të ndryshme nga çaste të jetës sime. Ai ka ardhur edhe poshtë pallatit tim, ka ardhur kur unë kam qenë në kafe me shoqërinë time dhe ka tentuar që të hyjë me dhunë. Më ka kapur edhe me dhunë në një rrugicë pranë shtëpisë sime dhe unë jam ulur në kafe, për ta sqaruar dhe për t’i thënë që të mos më shqetësonte më, por situata sa vinte dhe përkeqësohej. Pas kësaj kam bërë denoncimin në komisariatin nr.3, ku kam treguar çdo gjë dhe policia më ka thënë: “Zonjushë, mos u shqetëso, zotëria nuk do të shqetësojë më”. Dhe unë mendova se çdo gjë do të merrte fund. Por ai vazhdoi sërish, derisa unë u detyrova që të shkoj sërish në komisariatin nr.2.”, tregon ajo për GSH-në.

Vajza shprehet se ai i shkruan mesazhe dashurie, se nuk jeton dot pa të, i kërkon që të lidhet me atë, që të martohen bashkë, sepse në krah të tij jeta e saj do të ishte e mrekullueshme. Ndonëse ajo e ka ndërruar numrin e telefonit, ai sërish nuk e lë rehat.

“Po, po e kam ndërruar, ai tashmë nuk e ka numrin tim, por ka ardhur poshtë pallatit tim, edhe kafen ku ulem unë e di, njeh shoqërinë time, është bërë një problem për jetën time. Kur ndërrova numrin, ai më çon SMS në “Facebook”. Madje ka deklaruar edhe para grupit tim shoqëror se është aq i fiksuar pas meje, saqë një ditë ka ndaluar ambulancën me një të sëmurë brenda, vetëm që të më shikonte mua. Unë nuk jetoj dot më kështu”, nënvizon 28 vjeçarja.

Tashmë ajo tregon se nuk gjen dot rehati.

“Hera e fundit ka qenë në 20 prill, kur unë isha në kafe me shoqërinë time dhe ky erdhi dhe deshi të futej me zor brenda në lokal. Ka qenë pronari i lokalit ai që e ka përzënë. Edhe kur më kapte në rrugë më thoshte, ‘ti duhet të vish në kafe me mua se është për të mirën tënde, ti duhet të shkosh në krevat me mua, se është për të mirën tënde’. Kam filluar të shqetësohem shumë, sepse unë nuk mund të jetoj e qetë me një njeri të tillë vërdallë, ai nuk më lejon që unë të jetoj e qetë, që të bëj jetën time. Ai njeri rrinte gjithë kohës duke vëzhguar sjelljet e mia dhe se çfarë bëja unë në jetë”.

Sipas saj, nga njerëzit e saj nuk ka mbetur njeri pa e takuar, që i kanë thënë ta lërë të lirë, por ai rri disa ditë dhe sërish fillon avazin.

Në një nga mesazhet në “Facebook” ai shkruan: “MOS HIK ME VRAP SHKËRLLLLATE PO MË DOLE PARA. AKOMA TË KANË TË FEJUARIT NË DORË. UNË NUK NGUTEM POR DO VUJË DITA…”

“Shteti duhet të më ndihmojë që unë të jetoj e qetë jetën time”, nënvizon vajza./A.XH
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Histori shokuese: 28 vjeçarja tregon SMS erotike dhe se si e ka përndjekur mjeku Empty Re: Histori shokuese: 28 vjeçarja tregon SMS erotike dhe se si e ka përndjekur mjeku

Sat 4 May 2013 - 0:04
kane shkallu pleqt krejt per Zotin Histori shokuese: 28 vjeçarja tregon SMS erotike dhe se si e ka përndjekur mjeku 2585209286
Sponsored content

Histori shokuese: 28 vjeçarja tregon SMS erotike dhe se si e ka përndjekur mjeku Empty Re: Histori shokuese: 28 vjeçarja tregon SMS erotike dhe se si e ka përndjekur mjeku

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi