Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të asgjësohen trupat pas vdekjes apo jo?! Përplasje në Greqi Empty Të asgjësohen trupat pas vdekjes apo jo?! Përplasje në Greqi

Sat 4 May 2013 - 13:53
Të asgjësohen trupat pas vdekjes apo jo?! Përplasje në Greqi KISHA%20ORTODOKSE%20SERBE
ATHINË- Refuzimi i Kishës Ortodokse për djegien e vareve ka ngjallur debat të madh në shtetin fqinjë, Greqinë.

Varrezat urbane janë të tejmbushur, aq sa pas tre vjetësh trupat janë dëmtuar nga gërmimet dhe hapjen e vareve për trupa të tjerë. Greqia në vitin 2006 miratoi, i dha leje pushtetit vendor që trupat e të vdekurve të digjen, por askush nuk ka qenë në gjendje të thyeja rregullat e Kishës Ortodokse, që refuzon asgjësimin e trupave pas vdekjes.

"Djegia është një praktikë që nuk pranohet nga Kisha Ortodokse dhe librat e shenjta. Kjo nuk është çështje dogmë. Njohim vetëm varrimin për mbrojtjen e trupit. Djegia do të ishte dhunë ndaj trupit”,- tha një autoritet i kishës për “SETimes”.

"Kjo duhet të trajtohet nga ana e kishës në një mënyrë më të mëshirshme . Kisha Ortodokse Greke duhet ta marrë më seriozisht dëshirën e besimtarëve për asgjësimin e trupit pas vdekjes”- tha Perselis Emanuel, një profesor i teologjisë në Universitetin e Athinës.

“Dy deri tre trupa në ditë transportohen në Bullgari, Gjermani, Francë, Itali, Poloni dhe Mbretërinë e Bashkuar, me kosto që shkon nga 2. 500 në 6. 000 euro”, tha Antonis Alkiotis, kreu i Komitetit për të Drejtën e Asgjësimit në Greqi. Komiteti bashkon katolikët, hindutë dhe përfaqësues të tjerë fetarë.

Në qoftë se asgjësimi do të ishte lejuar në vend, kostoja do të ishte rreth 2. 000 euro, krahasuar me funeralet tradicionale që praktikisht kushtojnë minimumin 3.000 euro.

Kritikët thanë gjithashtu se priftërinjtë nuk duan të humbasin një burim fitimprurës të ardhurash nga ceremonitë e funeraleve.

"Kisha nuk e do këtë, me arsyen e vetme sepse funeralet dhe shërbimet përkujtimore sjellin mjaft para," tha Froso Antoniu, mësuese gjuhe. "Asgjësimi i trupit është më i dobishëm për miqtë dhe familjen ."

Por të tjerë nuk janë dakord.

"Nuk jam dakord me djegien,"- tha për “SETimes” Panos Georgiu, një pensionist. "Zoti tha se ne jemi baltë dhe kthehemi te balta. Varrimi është dëshirë e Zotit."

Ka 18 muaj që kur zyrtarët e Selanikut, qyteti i dytë më i madh i Greqisë, votoi për të lejuar asgjësimin e trupave, por që atëherë nuk është bërë përparim në këtë rrugë.

/Shekulli Online/Përgatiti:E.Sh/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi